A e prish gjaku abdestin?
30.01.2011 15:34:27

Pyetja:

I kam dy pyetje:

Pyetja 1. Mbas Fatihasë në namaz a duhet të këndohet besmelja para se të filloj suren tjetër.
 
2. Për abdestin a prish gjakderdhja abdestin p.sh. e lëndoj gishtin e fillon të rrjedhë gjak ose gjakderdhja e dhëmbëve si të jetë mundësia pak më detajisht të përgjigjeni Allahu ju shpërbleftë me xhenet.

 Përgjigjja:

 

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

 

  1. Leximi i “besmelës” pas Fatihasë në Namaz:

Leximi i “besmeles”, pasi ta përfundojmë Fatihanë, nuk është gjithmonë e kërkuar. Kjo varet se çfarë këndojmë pas Fatihasë; nëse këndojmë ndonjë sure nga fillimi, atëherë duhet ta fillojmë suren me “besmele”, nëse fillojmë këndimin e sures nga ndonjë vend tjetër (p.sh. nga mesi i ndonjë sureje), atëherë “besmeleja” nuk këndohet.

 

  1. A e prish gjaku abdesin:

Është vërtetuar se ka ixhma (konsensus) nëse gjaku del nga dy vrimat (sebilejn), atëherë ai e prish abdesin pa marrë parasysh a është shumë apo pak, kurse nëse gjaku rrjedh nga ndonjë vend tjetër ka mendime te ulematë: 

 

Mendimi i parë: Mendimi i hanefive, hanbelive dhe i shumicës së ulemave është se gjaku i cili rrjedh nga trupi e prish abdesin.

Ata kanë argumentuar me këto argumente:

 

a)      Ata kanë argumentuar me një numër të haditheve sikurse hadithi: “Duhet marrë abdes nga çdo gjak që rrjedh[1]”.

b)      Thënia e Aliut radijallahu anhu kur i numëroi gjërat që e prish abdesin: “Për shtatë gjëra përsëritet abdesi; (ndër to) gjaku që rrjedh[2]

c)      Gjithashtu ata kanë thënë se gjaku është ndyrësirë dhe pasi del nga trupi, atëherë është e njëjtë sikurse ndyrësira që del nga dy vrimat (sebilejn).

 

Vërejtje: Medh`hebi i hanbelive kushtëzon që sasia e gjakut të jetë shumë për të prishur abdesin, kurse hanefit janë më rigoroz, megjithëse edhe ata thonë se një pikë ose dy pika që rrjedhin nuk e prishin abdesin[3].

 

Mendimi i dytë: Mendimi i shafive dhe malikive është se gjaku dhe qelbi nuk e prish abdesin. Ata argumentuan me këto argumente:

 

a)      Në esencë nuk lejohet të thuhet se gjaku dhe qelbi e prish abdesin pa argument të qëndrueshëm (Beraetu aslije), kurse hadithet që përmenden për këtë si argumente nga pala tjetër, të gjitha janë të dobëta prandaj edhe nuk është e saktë thënia se gjaku dhe qelbi e prish abdesin.

b)      Vërtetohet në hadithe të shumta se sehabët nuk e kanë konsideruar rrjedhjen e gjakut nga gjërat që e prishin abdesin, ndër to;

-         Vërtetohet me një rast se një ensari ishte duke u falur dhe goditet me shigjetë nga largë dhe plagoset, por ai vazhdon namazin derisa goditet me tri shigjeta. Është shumë e qartë se njeriu kur të plagoset që gjaku fillon t`i rrjedh dhe po të ishte e njohur te sehabët se gjaku e prish abdesin atëherë ai do ta ndërpriste namzin[4].

-         Nga Ibën Abasi vërtetohen se i dilte gjak nga hunda dhe ai e pastronte gjakun pastaj vinte dhe vazhdonte namazin (pa përsëritur abdesin)[5].

-         Numri i transmetimeve arrin tevaturin se sehabët dhe selefi në përgjithësi faleshin ashtu të plagosur e duke u rrjedhur gjaku dhe nuk vërtetohet se ndonjëri nga ata përsëriste abdesin për shkak të gjakut. Vërtetohet se Hasan el Basriu ka thënë: “Muslimanët vazhdojnë të falen duke qenë të plagosur[6]

-         Ibn Omeri vërtetohet se shpërtheu puçrra në fytyrë, pastaj fali namaz pa përsëritur abdesin. Gjithashtu edhe Omeri vazhdoi namazin duke i rrjedhur gjaku derisa e humbi vetëdijen[7].

c)      Argumentimi duke bërë analogji me ndyrësirat që dalin nga dy vrimat nuk është e qëndrueshme pasi që kjo është në llogari në haditheve të tjera dhe ndyrësira e gjakut nuk është në të njëjtën rang me urinën dhe nevojën e madhe.

 Prandaj mendimi më i saktë në këtë është se gjaku nuk e prish abdesin, Allahu e di më së miri.

Alaudin Abazi


[1] Shënon Darekutniu dhe hadithi është i dobët.

[2] Shënon Bejhikiu.

[3] Qëndrimi se gjaku pa marrë parsysh a është shumë apo pak qoftë edhe nëse nuk rrjedh (vetëm se duket) e prish abdesin është mendimi i Zuferit nga hanefit, kurse esencë në medh`heb është se një pikë ose dy nuk e prish abdesin. Më gjërësisht shih “Hidaje” i botuar së bashku me  “Nasbu raje” vëll.1, f. 101.

[4]  Shënon Ebu Davudi, Darekutniu, Hakimi, Ibën Hibani, kurse Buhariu e shënon në sahihun e tij si mualek. Hadithin Albani e cilëson hasen.

[5] Shënon Maliku në Muveta.

[6] Buhariu e shënon si mualek kurse Ebi Shejbe e shënon me zingjir të plotë të transmetuesve.

[7] Shënon Maliku në Muveta.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010