Pėrdorimi i vizatimeve pėr tė shprehur emocionet nė internet
24.01.2011 12:25:22

Përdorimi i internetit dita-ditës, kështu edhe avancimi i tij rritet. Tashti shumë njerëz përdorin disa "emocione"
për të shprehur gjendjen e tyre emocionale. P.sh. për të treguar se janë duke qeshur ,se janë duke buzëqeshur. Meqenëse këto shkronja shëmbëllejnë pjesët frymore të krijesave a është kjo ngjashëm sikurse vizatimi i frymorëve. Po ashtu jo vetëm shkronjat por edhe figurat. A lejohet përdorimi i tyre?
Allahu ju shpërbleftë me të mira.
 
Wes-selamu alejkum!

 

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Vizatimet me të cilat shprehen emocionet e njeriut në internet sikurse: fytyra e qeshur, e gëzuar, e mërzitur, e hidhëruar, etj., duket se nuk marrin dispozitën e vizatimit të frymorëve, e cila është e ndaluar në jurisprudencën islame. Kjo, për shkak të dy arsyeve:

- Ato janë të paqarta, madje më shumë i ngjajnë simboleve se sa fotografisë së qartë. Në një libër të njohur të Hanefive për fetva: “Fetava Hindije”[1], thuhet se nëse vizatimi është shumë i vogël, sa që nuk e vëren ai që e shikon vetëm se me një koncentrim, atëherë nuk urrehet.

- Këto vizatime nuk janë frymorë të plota por janë të përgjysmuara; nuk kanë gjoks, trup, madje edhe koka nuk është e plotë e reale. Ato vizatime janë forma sikur rrethi në të cilin gjendet diçka sikur fytyra e zhveshur nga flokët, hunda, veshët, etj.

I Dërguari, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë: “Vizatimi është koka, nëse i hiqet koka, atëherë nuk ka vizatim”.[2]

Shumica e dijetarëve islam përmbajnë mendimin se nëse vizatimi përgjysmohet nga pjesët me të cilat nuk mund të ketë shpirt, atëherë nuk merr dispozitën e vizatimit të ndaluar.[3]

Sidoqoftë, disa dijetarë bashkëkohorë janë më kategorik në këtë dhe nëse besimtari u largohet atyre, qoftë edhe si diçka e dyshimtë dhe e pasigurt, atëherë kjo është më mirë. Muhamedi, salallahu alejhi ve selem ka thënë: “Largohu nga ajo që duket e dyshimtë dhe bëj vetëm atë që nuk duket e dyshimtë”[4]. Zoti e di më së miri!

 

Alaudin Abazi   

 


[1] Vëll. I, f. 108.

[2] Shënon Ismailiu prej Ibën Abasit dhe Albani e cilëson të saktë në “Sahihul Xhami”.

[3] www.islam-qa.com

[4] Shënon Tirmidhiu dhe Nesaiu dhe hadithi është i mirë.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010