Enėt prej ari e argjendi
24.10.2010 12:25:51

Pyetja:

 

Es-selamu alejkum ue rahmetullah,

Hoxhë i nderuar,

Nga hadithi autentik i Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) mbi ngrënien në enët e argjendit dhe arit e dimë qe është gjë e ndaluar. Desha t'ju pyes se a qëndron i njëjti mendim mbi enët të cilat janë nga porcelani apo çeliku qe nuk ndryshket, por në to ka edhe zbukurime apo flakërima me ar nëpër qoshet e tyre (enëve dhe lugëve), d.m.th. që nuk janë komplet të përbëra nga ari apo argjendi.

Allahu ju shpërbleftë.

 

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Edhe pse nga pyetja juaj konkrete që keni bërë kuptojmë se e keni parasysh çështjen e ngrënies nga enët e arit dhe argjendit, për të qenë kjo përgjigje e dobishme për çdo lexues, pavarësisht prej njohurive që i ka, do të flasim rreth kësaj problematike në disa pika:

1.      Ngrënia dhe pirja nga enët prej ari dhe argjendi është e ndaluar me disa hadithe nga i Dërguari, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, ndër këto hadithe përmendim:

“Mos pini në enë ari e argjendi dhe as mos hani në to, sepse ato janë për ata (mosbesimtarët) në këtë botë, ndërsa për ju, në botën tjetër.” (shënon Buhariu dhe Muslimi)

“Kushdo që pi me enë prej argjendi, ai gurgullon në barkun e tij nga zjarri i Xhehenemit.” (shënon Buhariu dhe Muslimi)

“Bera Ibën Azib ka treguar se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) na ndaloi neve nga të pirët me enë argjendi. (Dhe na thoshte) Ai që pi me to në këtë botë, nuk do të pijë me to në botën tjetër.” (shënon Muslimi)

Në këtë janë pajtuar të gjithë juristët islam, prandaj edhe disa kanë përcjell se në këtë ndalesë ekziston ixhma (konsensus të dijetarëve).

 

2.      Nga hadithet e cekura më herët përmendet ndalesa e ngrënies dhe pirjes me enë të arit dhe argjendit. Në këtë kontekst ngrihet pyetja se a ndalohet vetëm ngrënia dhe pirja, apo ndalohet edhe mbajtja e tyre në shtëpi (pa i përdorur) ose me i përdor për ndonjë qëllim tjetër përveç ngrënies dhe pijes.

Shumica e dijetarëve janë të mendimit se ndalohet edhe përdorimi i tyre për qëllime tjera. Ata kanë thënë se i Dërguari, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të,  përmendi pirjen dhe ngrënien, pasi që ajo është më e shpeshta.

Disa të tjerë kanë anuar se në këtë ndalohet vetëm ngrënia dhe pija, pasi që ajo citohet në hadithe dhe po të ndalohej përdorimi i arit dhe argjendit edhe për qëllime tjera, atëherë Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, këtë do ta përgjithësonte në ndonjë citat.

Mendimi i dytë duket më i qëndrueshëm për shkak të disa të fakteve tjera, të cilat nuk do ti përmendim, mirëpo të largohemi nga përdorimi dhe mbajtja e tyre në përgjithësi do të ishte më sigurt. Zoti e di më së miri!

 

3.      Në të kaluarën njerëzit përdornin enë nga druri, balta, hekuri, etj. dhe kur ndonjë enë thyhej apo i formohej ndonjë vrimë, atëherë atë e rregullonin duke i shkrirë argjend apo ari vendit ku është dëmtuar për ta kapur. Te dijetarët islam është ngritur edhe pyetja se a lejohet të hamë dhe të pimë nga këto enë të rregulluara me diçka nga ari apo argjendi i shkrirë?

Nëse ajo enë është rregulluar me argjend, atëherë lejohet të përdoret me kusht që sasia e argjendit mos të jetë e madhe dhe të jetë e nevojshme kjo. Për këtë kemi argumentin në koleksionin e Buhariut se të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, iu kishte thyer një enë dhe e kishte rregulluar atë me argjend.

Në anën tjetër rregullimi i enës me ari, te shumica e dijetarëve nuk lejohet dhe gjithashtu nuk lejohet përdorimi i enës së këtillë. Ndërsa te dijetarët Hanefi lejohet dhe ata mbështetën duke bërë analogji në argjendin. Vërehet se ky mendim është më i qëndrueshëm dhe këtë e përmban edhe Ibën Hazmi nga dijetarët Dhahiri.

 

4.      Nëse enët janë nga ndonjë material sikurse, porcelani, hekuri, balta, etj., mirëpo janë të ngjyrosura me ari e argjend, sikurse që të zhyten në ari e argjend të shkrirë apo kanë diçka të vizatuar me ari dhe argjend të shkrirë, atëherë edhe në këtë ka sqarime te Dijetarët islam.

Te dijetarët Hanefi dhe një mendim te Malikitë e Shafitë, lejohet dhe në këtë nuk ka kurrfarë pengese. Ndërsa dijetarët tjerë, disa kanë thënë se kjo urrehet dhe disa të tjerë kanë thënë se kjo ndalohet, sikurse ndalohen enët që janë në esencë nga ari e argjendi.

Pa u zgjeruar më shumë themi se nëse ari apo argjendi me të cilën janë ngjyrosur është i paktë, në atë masë sa që nëse shkrihet nuk mund të përfitohet diçka prej tyre dhe nuk mund të mblidhet sasia e arit e argjendit, atëherë lejohet përdorimi i tyre. Mirëpo nëse sasia e arit apo argjendit është e madhe dhe nëse shkrihet mund ta mbledhim, atëherë e sakta është që këto enë mos ti përdorim. Zoti e di më së miri!

 

Alaudin Abazi  

 

 

 

 


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010