Historia e Musait alejhi selam
24.10.2010 12:17:21

Pyetja:

Selam alejkum. Allahu ju shpërbleftë për këtë faqe me kaq shumë materiali slam, por ajo që desha t'ju pyes është se artikulli "Historitë e bukura në Kur'an" d.m.th. historia e Musait a.s më pëlqeu shumë edhe është hera e parë që e lexoj në mënyrë kaq të detajuar, por më intereson të di burimin e tregimit, se a është i vërtetë, a është transmetimi sahi? Allahu ju shpërbleftë...

 

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Historia me lopën e cila ka ngjarë me Beni Israilët  në kohën e Musait, shpëtimi qoftë mbi të, përmendet në Kuran në suren e dytë dhe në fakt kjo sure e ka marrë emrin surja “Bekare”- surja e “Lopës”, nga kjo ngjarje. Allahu i Madhërishëm ka folur për këtë ngjarje në ajetet prej 67 deri 74 të surës Bekare. Pothuajse të gjithë komentatorët e Kuranit, kur flasin për ajetet 67-74, të kësaj sure e përmendin këtë ngjarje, dikush më gjatë dikush më shkurtër. Atë e përmend edhe Ibën Kethiri në tefsirin e tij në disa versione me zinxhirë të ndryshëm të transmetuesve shumica e të cilave arrijnë shkallen e saktësisë. Zoti e di më së miri!

 

Alaudin Abazi


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010