Besimi i muslimanit nė kada dhe kader -4-
17.10.2010 15:03:42

Kuptimi i drejtë i dëshirës dhe vullnetit të Allahut të Plotfuqishëm

Pika që do të përmendim në vazhdim ndërlidhet me pyetjet e shumta që i parashtrojnë njerëzit, si rezultat i paqartësive dhe mosnjohurive të cilat mbretërojnë tek ata. Me fjalë të tjera, njerëzit që uk e kanë kuptuar si duhet veçorinë (cilësinë) e Dëshirës (Iradetit) të Allahut, ballafaqohen me paqartësi të shumta, kur bëhet fjalë rreth lidhjes mes ndodhive që zhvillohen në këtë botë dhe dëshirës së Allahut të Madhëruar.

Prandaj shtrohet pyetja nga shumë njerëz se këto të këqija të cilat ndodhin; fatkeqësitë, padrejtësitë, veprat e këqija, mëkatet, mizoria nga njerëzit, etj., këto të gjitha a ndodhin me vullnetin e dëshirën e Allahut apo ato ngjajnë përkundër dëshirës së të Plotfuqishmit, ose a e krijon Allahu edhe të keqen dhe a e dëshiron atë Ai, apo e keqja ndodh vetë pa dëshirën e Tij?

Për t'i kuptuar përgjigjet rreth këtyre pyetjeve, ashtu si duhet, është e domosdoshme që ta kuptojmë drejtësifatin (cilësinë) e Dëshirës (Iradetit) të Allahut të Madhëruar.

 

A)   Cilësia e dëshirës (Iradeh) tek Allahu i Plotfuqishëm

Allahu i Lartmadhëruar cilësohet me cilësi dhe emra të shumtë dhe të gjitha cilësitë e emrat e Tij janë të bukura, të përsosura dhe të pastra. Ndër këto cilësi është edhe cilësia e dëshirës (El Iradetu). Në Kuran cilësia e dëshirës së të Plotfuqishmit përmendet në shumë vende sa për ilustrim mund ta përcjellim ajetin në të cilin thuhet: Allahu dëshiron që t’ju sqarojë, t’ju udhëzojë në rrugën e të dërguarve të mëparshëm dhe t’jua pranojë pendimet tuaja.” (Nisa, 26) dhe ajete të tjera.

Dëshira dhe vullneti i Allahut të Plotfuqishëm e cila mbështetet në Kuran dhe Sunet është dy syresh:

- Irade Kevnije - Dëshira dhe vullneti i Allahut i përgjithshëm (universal).

- Irade Sherije - Dëshira dhe vullneti i Allahut sheriatik.

Disa studiues këto dy lloje të dëshirës i ndajnë edhe me emërtime të veçanta; të parin e quajnë: El Iradetu - Vullneti i Allahut të Madhëruar, ndërsa të dytin: El Meshietu - Dëshira e Allahut të Madhëruar. Sido që të jetë, këto dallime janë vetëm terminologjike dhe jo esenciale, prandaj pavarësisht se cili term përdoret nuk ka ndonjë të keqe këtu. Me një fjalë, mospajtimi në përdorimin e termeve të ndryshme është mospajtim sipërfaqësor që ka të bëj me përzgjedhjen e termit dhe assesi thelbësor.

Më poshtë do ta shpjegojmë secilin lloj:

1. Dëshira dhe vullneti i Allahut i përgjithshëm - universal (Irade Kevnije).

Kjo dëshirë ka të bëjë me ndodhitë dhe ligjet universale, të cilat Allahu i ka caktuar me vendimin e Tij dhe që zhvillohen e i nënshtrohen në formë të barabartë të gjitha krijesat dhe njerëzit, si besimtari ashtu edhe jobesimtari, si i miri ashtu edhe i keqi.

Pra, ky vullnet nuk është detyrimisht i dashur për Allahun (d.m.th. ta dojë e ta pëlqej atë), në të kundërtën mund të jetë i urryer për Të, sikurse mosbesimi (kufri) dhe mëkati që veprojnë njerëzit. Mosbesimi e mëkatet që ndodhin nga njerëzit nuk janë të dashura për Allahun, por ato ndodhin me vullnetin e Tij. Pra ky lloj i dëshirës i nënshtrohet diturisë, vullnetit dhe fuqisë së Tij .

Allahu i Madhërishëm thotë:  “Ai (Allahu) nuk është i kënaqur me mosbesimin e robërve të Vet,” (Zumer, 7)

Po ashtu thotë: “Thuaju (o Muhamed): `Të gjitha janë nga Allahu!`” (Nisa, 78), pra të gjitha që ndodhin janë me vullnetin e Krijuesit.

2. Dëshira dhe vullneti i Allahut sheriatik (Irade Sherije)

Ky lloj dëshire ka të bëjë me ato caktime e ndodhi që zhvillohen dhe që Allahu i do e është i kënaqur me to. Si shembull të këtij lloji të dëshirës së Allahut është besimi nga njerëzit dhe largimi nga mëkati, në Kuran thuhet:

“Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju.” (Bekare, 185)

Gjithashtu thuhet: “Allahu dëshiron t’ju pranojë pendimin...” (Nisa, 27)

 

B) Dallimi në mes të dëshirës së përgjithshme dhe dëshirës sheriatike

Bërja e dallimit në mes të këtyre dy dëshirave të Allahut na bën të kuptojmë se jo çdo gjë që ndodh dhe që e ka caktuar Allahu i Lartësuar të ndodh, nënkupton se Ai është i kënaqur me të dhe e do atë. Prandaj në mes të dëshirës së Allahut universale dhe asaj sheriatike ekzistojnë dallime dhe ato janë:

a) Dëshira e përgjithshme (universale), ka të bëjë me gjërat të cilat ndodhin gjithsesi me vullnetin e Allahut, por nuk do të thotë se derisa Ai i dëshiron të ndodhin, i do e është i kënaqur me to.

Ndërsa dëshira sheriatike ka të bëjë me gjërat të cilat i do dhe është i kënaqur me to.

Me fjalë të tjera lloji i parë ka të bëjë me atë se të gjitha ndodhitë zhvillohen me dëshirën e Tij, por nuk do të thotë se të gjitha ato i do dhe i pëlqen i Plotfuqishmi. Ndërsa lloji i dytë ka të bëjë me gjërat të cilat Allahu i Lartësuar i do dhe i pëlqen, por nuk do të thotë se ajo detyrimisht do të ndodh vetëm pse Allahu i Lartësuar e pëlqen dhe është i kënaqur me të.

b) Mund të jetë arsyeja e krijimit të së keqes ose zhvillimit të ndonjë ndodhie (që ka të bëjë me dëshirën universale) të jetë objektiv jo vetë ndodhia, por të jetë synim ndonjë objektiv tjetër që është mbi krijimin e asaj të keqe. Sikurse krijimi i shejtanit (Iblisit), ose krijimi i të keqes, mëkatit, etj.

- Krijimi i shejtanit (Iblisit) ishte caktim dhe vendim në bazë të dëshirës universale të Allahut të Lartmadhëruar, por ky krijim që është bërë me dëshirën e vullnetin e Tij nuk nënkupton se Allahu e do atë, ose është i kënaqur me veprimet e tij. Pastaj krijimi i tij nuk ishte synim në vete, por synimi i krijimit të shejtanit ishte që të sprovohen njerëzit dhe ata që nuk i dorëzohen atij të arrijnë gradat më të larta të shpërblimit dhe synime tjera.

- Kësisoj edhe krijimi i së keqes nga ana Allahut të Gjithëmëshirshëm, e keqja nuk është synim në vete dhe Allahu nuk e do atë, por qëllimi i saj është që njerëzit të sprovohen, të realizojnë pendimin, të kërkojnë falje, ose edhe me ato fatkeqësi me të cilat goditen t'u ngrihen shpërblimet, etj[1].

Ndërsa dëshira sheriatike është objektive në vete, kështu Allahu e deshi bindjen e adhurimin dhe është i kënaqur  me të, e urdhëroi e obligoi atë dhe shpërblen për të.

c) Dëshira universale është e patjetërsueshme të ndodhë, kështu Allahu kur e dëshiron atë ajo ndodh patjetër, sikurse lindja apo vdekja e dikujt, ndryshimi i stinëve, rritja e pemëve, etj. dhe në këtë nuk ka lidhje vullneti dhe dëshira e krijesës.

Ndërsa dëshira sheriatike nuk është e patjetërsueshme që të ndodh, me një fjalë, nuk do të thotë se pasi që Allahu e dëshiroi atë, detyrimisht duhet të realizohet. Pra Allahu i Madhëruar e dëshiron dhe është i kënaqur me të, por nuk është patjetër të ndodhë, sikurse që të gjithë njerëzit të besojnë; Allahu e do që të gjithë njerëzit të bëhen besimtarë, por nuk do të thotë se kjo është e detyrueshme të ndodhë. Po të ishte e patjetërsueshme të ndodhte, atëherë nuk do të mbetej askush në këtë botë jomusliman. Ky lloj dëshire ndërlidhet edhe me dëshirën e vullnetin e njeriut (krijesës), pra në këtë ai ka zgjedhje.

Bërja dallim në mes të këtyre dy llojeve të dëshirës së Allahut të Lartësuar na bënë që ta kuptojmë si duhet të keqen e cila ndodh dhe të mirën. Me fjalë të tjera a zhvillohen ato me dëshirën dhe lejen e Allahut të Plotfuqishëm, apo është e mundur që diçka të ndodh përkundër vullnetit të Tij[2]?

 

 

 

Alaudin Abazi

 


[1] Këtë do ta sqarojmë më gjerësisht pak më poshtë.

[2] Për më gjerësisht rreth këtyre dy llojeve të Iradetit: “Sherhu Akide Tahavije”, Ibën Ebil Iz Hanefi, f. 251-253.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010