Rreth njė ėndrre
17.10.2010 14:49:06

Pyetja:

Përshëndetje. Fillimisht do ju pyes se çfarë do të thotë nëse sheh ëndërr Allahun. Kjo më ka ndodhur para disa vitesh, ndërsa para një viti kam parë ëndërr sikur një dritë e vogël kishte dalë nga një libër i madh dhe ka hyrë në gjoksin tim dhe pastaj libri u vogëlua. Më pas pashë edhe njerëz të veshur me të zeza por me maska të bardha. Këto më mundojnë shumë kur i shoh dhe kam trishtim. Unë këtë vit kam filluar të fal namazin e natës, por nganjëherë nuk mundem sikur s’mundem dua po s’mundem...kërkoj falje për ndonjë gabim sepse nuk di shumë për fenë. Gjithë të mirat.

 

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Kemi sqaruar edhe në disa përgjigje të mëhershme se nuk bëjmë komentimin e ëndrrave dhe tërë ajo që mund të themi në lidhje me këtë që keni shënuar është se ju mund të konsultoheni me një libër që e keni në dispozicion në faqen tonë  rreth komentimit të ëndrrave. Ndoshta mund të gjeni ndonjë përgjigje rreth ëndrrës që keni parë. Zoti e di më së miri!

 

Alaudin Abazi


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010