Besimi i muslimanit nė kada dhe kader -3-
10.10.2010 08:57:03

Shkallët (etapat) e besimit në kadanë dhe kaderin

 

Nuk plotësohet drejt besimi në kaderin e Allahut pa kuptuar katër çështje të rëndësishme që gërshetohen ngushtë me mënyrën se si ndodh paracaktimi i gjërave nga ana e Zotit të Gjithëdijshëm dhe më pastaj zhvillimi i tyre.

Këto katër çështje quhen etapat apo shkallët e kadasë dhe kaderit dhe ato janë:



a)  Dituria -  Besimi në diturinë absolute të Allahut të Plotfuqishëm
b)  Shkrimi - Besimi se çdo gjë që ndodh është e shënuar

c)  Dëshira -  Besimi se çdo gjë ndodh, realizohet me dëshirën e vullnetin e Allahut të Plotfuqishëm

d)  Krijimi -  Besimi se Allahu është Krijuesi i gjërave

 

Në vazhdim do ta sqarojmë çdonjërën kategori veçmas:

 


 a)  Dituria - Besimi në diturinë absolute të Allahut:

 

Është vërtetuar ne tekstet e Kur’anit dhe të Sunnetit se dija e Allahut ka përfshire te gjitha gjërat. Ai para ekzistimit të tyre, e ka ditur gjendjen e robërve të Tij, ka ditur furnizimin (rizkun) e tyre, për moshat, veprat dhe të gjitha çështjet tjera. Ai është i Gjithëdijshmi i se kaluarës, se tashmes dhe i se ardhmes, me numër, cilësi dhe po ashtu Ai di edhe veprat e të gjitha krijesave.

 

Allahu i Plotfuqishëm thotë: 

“Ai i ka çelësat e fshehtësive dhe vetëm Ai i njeh ato. Ai e di ç’ka në tokë dhe në det; asnjë gjeth nuk bie, pa e ditur Ai …” (Enam, 59)

 

b) Shkrimi - Besimi se çdo gjë që ndodh është e shënuar:

 

Është vërtetuar gjithashtu se Allahu e ka shënuar ne Levhi Mahfudh (Pllaka e Mbrojtur-ruajtur) çdo gjë që do të ndodh.  Leuhi Mahfudh  është një libër apo pllakë në të cilin janë të shënuara gjithçka, që nga fillimi i krijimit e deri në Ditën e Kiametit[1].

 

Allahu i Lartmadhëruar thotë:

“A nuk e di ti, se Allahu di çdo gjë, që është në qiej e në Tokë? Të gjitha këto janë (shënuar) në Libër. Me të vërtetë, kjo është e lehtë për Allahun” (Haxh, 70).

 

Gjithashtu thotë:

“... dhe nuk ekziston asnjë kokërr në errësirën e tokës, as e njomë, as e thatë, që të mos jetë shënuar në Librin e qartë (Leuhi Mahfudh).” (Enam, 59)

 

Po ashtu thotë:

“S’ka fatkeqësi që godet tokën dhe ju, që të mos jetë e shënuar në Libër (Leuhi Mahudh) më parë se ta krijojmë atë. Kjo për Allahun është vërtet e lehtë!” (Hadid, 22)

 

 

c)  Dëshira - Besimi se çdo gjë ndodh, bëhet me dëshirën e vullnetin e Allahut të Plotfuqishëm:

 

Është vërtetuar se vullneti i përgjithshëm i Allahut dhe dëshira e Tij përfshinë çdo gjë. Asnjë ndodhi, e mirë apo e keqe nuk realizohet përkundër dëshirës së Tij.

 

Allahu i Lartmadhëruar thotë:

“Pa dyshim, Allahu bën çfarë të dëshirojë.” (Haxh, 14),

 

Gjithashtu thotë:

“Por ju nuk mund të dëshironi, përveçse me vullnetin e Allahut, Zotit të botëve!” (Tekvir, 29).

 

 Çfarë  dëshiron Allahu bëhet e çka nuk dëshiron nuk bëhet dhe nuk ka asnjë ndodhi që mund të zhvillohet jashtë vullnetit të Tij.

 

 

d) Krijimi - Besimi se Allahu është Krijuesi i vetëm i gjërave:

 

Allahu i Plotfuqishëm është krijuesi i vetëm i gjërave dhe ndodhive. Çdo gjë dhe çdo zhvillim i cili bëhet në këtë botë është krijim i Krijuesit.

 

Ai në Kuran thotë:

“Allahu është Krijuesi i çdo gjëje dhe Ai është Mbikëqyrës i çdo gjëje.” (Zumer, 62)

 

Gjithashtu thotë:

“Allahu është Ai që ju ka krijuar juve dhe gjithçka që bëni?!” (Safat, 9)

 

Këto kategori të kadasë dhe kaderit janë të domosdoshme të kuptohen dhe të sqarohen drejtë, nëse dëshirojmë të dimë saktë se si duhet të besoj besimtari në caktimin dhe vendimin e Allahut të Plotfuqishëm. Pra, besimtari beson dhe është i bindur se nuk ka asnjë gjë që nuk e përfshin dituria e Allahut, gjithashtu ai beson se të gjitha ndodhitë janë të shkruara dhe të evidentuara nga Ai. Pastaj ai është i bindur se asgjë nuk ndodh pa dëshirën e të Urtit dhe se Ai është Krijuesi i Vetëm i gjërave. Nëse njëra nga këto katër shkallë kuptohet padrejtë, atëherë nuk është plotësuar besimi i muslimanit në kadanë dhe kaderin si duhet.

 

 

Vazhdon

 

Alaudin Abazi

 


[1] “Kurani i madhërishëm”,  përktheu kuptimet e tij Hasan ef. Nahi, botimi i “Instituti Shqiptarë i Mendimit dhe Qytetërimit Islam”, f. 373


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010