Dispozitat e therjes sė kafshėve -3-
10.10.2010 08:52:39

 

5.     A lejohet ngrënia e kafshës së goditur me pistoletë elektrike, por që më pas theret?

Kjo është një problematikë për të cilën kanë folur dijetarët bashkëkohorë mjaft, madje kësaj çështje i është qasur edhe Asambleja Islamike Ndërkombëtare e Fikhut në një takim konsultativ të mbajtur me 21, Sheval, 1430, që përputhet me 10, Tetor, 2009.[1] 

Në përgjithësi juristët muslimanë thonë, se nëse goditja me pistoletë elektrike apo diçka tjetër ka shkaktuar vrasjen e shtazës (i ka dalë shpirti) para se të theret, atëherë me këtë rast ajo kafshë konsiderohet ngordhësirë dhe nuk lejohet ngrënia e saj.

Por nëse ajo goditje ka shkaktuar trullosjen e shtazës dhe ajo theret në atë gjendje, atëherë lejohet ta hamë atë mish, meqë ajo therje është njësoj si kafsha, e cila është lënduar qoftë nga rrëzimi apo sulmi i egërsirave dhe ne arrijmë ta therim para se t’i dalë shpirti. Allahu i Lartësuar thotë: “Është e ndaluar për ju ngrënia e cofëtinës, e gjakut, e mishit të derrit, e mishit të kafshës që është therur jo në emër të Allahut, e mishit të kafshës së mbytur lidhur në fyt, e mishit të kafshës që është rrahur dhe ka ngordhur, e mishit të kafshës që është vrarë nga rrëzimi apo nga brirët e kafshëve të tjera, e mishit të asaj që është kafshuar nga egërsirat - përveç atyre që i therni ju para se të ngordhin.”[2] Allahu i Lartësuar në këtë ajet i përjashtoi nga ndalesa ato shtazë që arrijmë t’i therim para se t’u dalë shpirti. E njëjta gjë vlen edhe për shtazën, e cila goditet me rrymë elektrike para therjes.

 

6.     Ngrënia e kafshëve, të cilat prehen në vendet e Perëndimit

Nëse muslimani jeton në ndonjë vend në të cilin prerjen e shtazëve e bëjnë muslimanët apo të krishterët e çifutët, atëherë në parim lejohet ngrënia e  këtyre mishrave dhe lejohet t’i blejmë ato. Gjithashtu edhe nëse nuk dimë se: a e kanë përmendur emrin e Allahut apo jo, gjatë therjes, lejohet të hamë nga këto mishra pasi në thelb lejohet ngrënia e kafshëve të therura të Ithtarëve të Librit (Ehlu Kitab). Në lidhje me këtë përcillet një hadith në të cilin disa shokë e pyesin të Dërguarin, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, se një grup njerëzish na sjellin mish për të cilin nuk e dimë, a është prerë me Bismilah apo jo. Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue selem, u thotë që ata ta përmendin emrin e Allahut para se ta hanë dhe kjo mjafton.[3] Megjithëkëtë themi se besimtari duhet të ketë kujdes në blerjen e këtyre mishrave, pasi nuk është edhe aq sigurt kjo, sidomos nëse ka mundësi të furnizohet me mish të lejuar qind për qind nga dyqanet e muslimanëve dhe kjo tani ka filluar të përhapet në shumë qytete të Evropës. Besimtarët, të cilët jetojnë nëpër këto vende tregojnë se mundësia për të gjetur mishra të prera nga muslimanët nuk është e vështirë. Me një interesim më të madh besimtari mund të bjerë në kontakt me furnizues të këtillë.

Fund

Alaudin Abazi

 


[1] http://www.islam-love.com/home/islam/2009-08-17-16-53-40/641-islam-love.html

[2] Maide, 3

[3] Shënon Buhariu.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010