Besimi i muslimanit nė Kada dhe Kader -2-
03.10.2010 09:20:28

Besimi në kadanë dhe kaderin është shtylla e gjashtë e Imanit

 

Ashtu si e përmendëm më lartë, prej kushteve thelbësore të imanit (besimit) është të besosh në kadanë dhe kaderin (caktimin dhe vendimin e Allahut të Lartësuar), në të mirë dhe në të keq. Me Kada dhe Kader nënkuptojmë se çdo gjë që ndodh në tokë dhe në qiej zhvillohet me caktimin dhe vendimin e Allahut të Lartmadhërishëm dhe atë që Ai e vendosë të ndodh nuk ka send që mund ta pengoj, sikurse atë që Ai e ndalon të ndodh nuk ka fuqi që ka mundësi ta krijoj atë.

Disa dijetarë të Ehli Sunetit kanë bërë dallim në mes të domethënies së kadasë dhe Kaderit, ata kanë thënë se kaderi është paracaktimi (vendimi i paracaktuar) i Allahut, kurse kadaja është ekzekutimi (akti ekzekutiv) i këtij paracaktimi ose vendimi të paracaktuar, sido që të jetë për shkak të mos zgjerimit dhe mos ekzistimit të ndonjë pasoje në këtë dallim nuk do të ndalemi më shumë në këtë.

Allahu i Plotfuqishëm thotë: “Vërtet, urdhri i Tij, kur Ai dëshiron diçka, është që t’i thotë asaj “Bëhu!” - dhe ajo bëhet.” (Jasin 82).

Gjithashtu thotë: “Por ju nuk mund të dëshironi, përveçse me vullnetin e Allahut, Zotit të botëve!” (Et- tekvir 29).

Prandaj çdo gjë që ekziston është me vendimin, caktimin dhe me vullnetin e Zotit të Madhërishëm, si dhe Ai është krijuesi dhe shpikësi i tyre, nuk ka krijues tjetër përveç Tij.

Besimi në kada dhe kader ka rëndësi të veçantë në fenë islame, për faktin se kadaja dhe kaderi ka ndërlidhje të ngushtë me besimin në Allahun. Nëpërmjet këtij kushti njihet madhëria e Krijuesit dhe kuptohen qartë emrat e cilësitë e Zotit, duke mos i devijuar apo keqinterpretuar kuptimin e tyre. Për shkak të kësaj rëndësie besimi në kada dhe kader, konsiderohet kushti i gjashtë thelbësor i imanit të muslimanit. 

 

Vazhdon...

 

Alaudin Abazi


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010