Rregullat kur del me njė djalė besimtar pėr qėllim fejese
03.10.2010 09:09:52

Pyetja:

Selam alejkum. A ka mundësi të më tregoni rregullat kur del me një djalë besimtar për qëllim fejese, p.sh. sa herë është e lejuar me dal në takim me mahrem, disa pyetje më kryesore që është mirë të bëhen. Mundësisht më tregoni rregullat që të mos bëj ndonjë gabim dhe më shumë rreth kësaj. Allahu ju shtoftë diturinë dhe ju shpërbleftë me xhenet!                                              

 

Përgjigjja:

Alejkum selam ue rrahmetullahi ue berekatuhu!

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Prej udhëzimit të Pejgamberit s.a.v.s. është që djali dhe vajza kur dëshirojnë të martohen të dalin dhe të shihen njëri me tjetrin. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Nëse një person dëshiron të martohet me një vajzë dhe ka mundësi ta shikojë, le ta shikojë.” (Ahmedi)

Ndërsa sa i përket se sa herë lejohet të dalin që të bisedojnë, në Islam nuk diçka të caktuar për këtë, kjo varet nga nevoja e të dyve që dëshirojnë të martohen; nëse kanë nevojë, lejohet të takohen edhe më shumë se një herë, mirëpo gjithmonë në prezencë të mahremit (përgjegjësit të femrës apo ndonjë mashkulli që e ka të ndaluar ajo martesën me të përgjithmonë) dhe që mos të teprohet.

Mashkullit i lejohet të shikojë fytyrën dhe duart e femrës po ashtu edhe femrës i lejohet të shikojë fytyrën e mashkullit, pasi qëllimi i daljes është që ata të pëlqehen për bukuritë e tyre dhe për ndonjë bisedë tjetër që i intereson.

Biseda se çfarë lejohet të bisedohet edhe kjo nuk është e cekur në Islam, mirëpo lejohet të bisedohet për ato gjëra për të cilat kanë nevojë dhe dëshirojnë të dinë secili prej tyre për njëri-tjetrin.

Këto ishin pra disa rregulla të daljes me ndonjë vajzë apo djalë me qëllim që të martohesh me të.

 

Eroll Nesimi


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010