Tallja me fenė e Allahut xh.sh.
19.12.2009 14:56:18

Tallja me diēka prej fesė sė Muhamedit alejhi selam ėshtė kufėr (mosbesim), si pėr shembull tė tallurit me mjekrėn, shpėrblimin nė xhenet apo me ndonjė ndėshkim nė xhehenem, etj.. Allahu xh.sh ka thėnė: "E nėse i pyet ti ata (pėrse tallen), do tė thonė: "Ne vetėm jemi mahnitur e dėfryer. Thuaj: "A me Allahun, librin dhe tė Dėrguarin e Tij talleni? Mos kėrkoni fare ndjesė, ju pasi qė (shpallėt se) besuat, keni mohuar (keni bėrė kufėr)." [Et-Teube, 65-66]
Allahu xh.sh. i ka kėrcėnuar ata qė tallen me fenė e Allahut xh.sh. me njė ndėshkim tė dhimbshėm: "Edhe kur tė mėsojnė diēka prej ajeteve Tona, ai i merr ato pėr tallje. Pėr tė tillėt pason njė dėnim shtypės." [El-Xhathije, 9]
Dhe dihet se Allahu xh.sh. me kėtė lloj dėnimi nuk i dėnon besimtarėt. Pra, ata qė tallen me fenė e Allahut janė jobesimtarė.
Ibn Hazmi ka thėnė: "Argumentet nga Kurani dhe Suneti tregojnė se ēdo person i cili tallet me Allahun xh.sh. apo me ndonjė melaqe prej melaqeve, apo me ndonjė Pejgamber prej Pejgamberėve alejhimus selam, ose tallet me ndonjė ajet prej ajeteve tė Kuranit, apo me ndonjė obligim prej obligimeve tė fesė (si p.sh, me namaz, haxh etj.) ėshtė qafir (jobesimtar)." [Shih: El-Fasl, 3/299]
Tė tallurit me fenė e Allahut xh.sh. ėshtė prej cilėsive tė jobesimtarėve, Allahu xh.sh thotė: "E kur tė shohin ty, nuk tė ēmojnė ndryshe, por vetėm nė tallje e thonė: "A ky ėshtė ai qė Allahu e dėrgoi pejgamber? Sikur ne tė mos ishim tė qėndrueshėm ndaj tyre, ai gati na pat zmbrapsur prej zotave tanė!” E mė vonė, kur ta shohin qartazi dėnimin, do ta kuptojnė se kush ishte mė larg nga e vėrteta." [El-Furkan, 41-42]
Tė tallurit me fenė e Allahut xh.sh. ėshtė prej cilėsive tė munafikėve (hipokritėve), Allahu xh.sh. thotė: "Mėkatarėt ishin ata tė cilėt i pėrqeshnin ata qė besuan. Dhe kur kalonin (besimtarėt) pranė tyre (idhujtarėve), ata ia bėnin me sy njėri-tjetrit. E kur ktheheshin te familjet e veta, ktheheshin tė kėnaqur. Dhe kur i shihnin ata (besimtarėt), thoshin: S’ka dyshim se kėta (besimtarėt) janė tė humbur! Po Ne, nuk i caktuam ata (idhujtarėt) si roje tė atyre (besimtarėve)."
[El-Mutaffifin, 29-33]
Ai i cili tallet me diēka prej fesė sė Allahut xh.sh. apo me diēka qė i ka zbritur Pejgamberit alejhi selam ėshtė jobesimtar, edhe nėse pretendon se nuk ka pasur pėr qėllim qė tė dalė prej fesė, edhe nėse ėshtė prej atyre qė e fal namazin dhe agjėron Ramazanin.
Ai person i cili tallet me fenė e Allahut xh.sh. ka dalė prej fesė islame dhe nuk ėshtė musliman, sepse Allahu xh.sh. nė ajetet e lartpėrmendura i quajti jobesimtarė ata tė cilėt talleshin me besimtarėt.
Allahu xh.sh. gjithashtu e ka ndaluar qė tė rrihet aty ku tallen me fenė e Allahut xh.sh.. Allahu xh.sh. thotė: "Juve u ėshtė shpallur nė librin (Kuranin) qė, kur tė dėgjoni se po mohohet Kurani i Allahut dhe po bėhet tallje me tė, mos rrini me ata derisa tė mos hyjnė nė bisedė tjetėr. Pėrndryshe, ju do tė jeni si ata. Allahu do t’i tubojė tradhtarėt dhe jobesimtarėt qė tė gjithė nė xhehenem." [En-Nisa, 140]
Ibn Kethiri, kur e komenton kėtė ajet, thotė: "Nėse ju qėndroni nė njė mexhlis (ndejė) ku tallen me fenė e Allahut dhe ti nuk i kundėrshton ata apo i pėrkrah ata, nė kėtė rast edhe ti je sikur ata (prej jobesimtarėve)." [Tefsir ibn Kethir, 1/567]
Tė kemi kujdes vėllezėr qė tė mos tallemi me fenė e Allahut xh.sh.. Gjithashtu, tė tallurit me ndonjė musliman pėr shkak tė fesė sė tij ėshtė kufėr, si p.sh. tė tallurit me mjekrėn e tij, duke i thėnė p.sh. je bėrė si tė krishterėt, apo tė pėrqeshen motrat muslimane duke i thėnė se jeni bėrė si ‘shkinat’ me kėtė veshje, veshje tė cilėn e kanė veshur nėnat e muslimanėve, pra gratė e Pejgamberit alejhi selam.
Ai i cili tallet me ndonjė musliman pėr shkak tė fesė sė tij, ka bėrė kufėr. Allahu xh.sh. ka thėnė: "E nėse i pyet ti ata (pėrse tallen), do tė thonė: "Ne vetėm jemi mahnitur e dėfryer. Thuaj: A me Allahun, librin dhe tė Dėrguarin e Tij talleni? Mos kėrkoni fare ndjesė, ju pasi qė (shpallėt se) besuat, keni mohuar (keni bėrė kufėr)." [Et-Teube, 65-66]
Pra vėllezėr, mos u tallni me fenė e Allahut duke u arsyetuar se ne vetėm po dėfrehemi dhe po bėjmė shaka, sepse tė tallurit me fenė e Allahut apo tė tallurit me ndonjė musliman pėr shkak tė fesė sė tij ėshtė kufėr qė e largon njeriun prej Islamit (Allahu na ruajttė!).
Allahu na ruajttė prej shirkut dhe kufrit dhe na bėftė prej tė devotshmėve! Amin!


Pėrktheu dhe pėrshtati: Eroll Nesimi
9.11.2007


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010