Llojet e shirkut
19.12.2009 14:55:53

Shirku ėshtė dy llojesh:
1. Shirku i madh
, i cili e nxjerr njeriun nga feja.
2. Shirku i vogėl
, i cili e nxjerr njeriun nga teuhidi i plotė (por nuk e nxjerr nga feja).

Shirku i madh
ėshtė qė t`i dedikosh (pėrkushtosh) ndonjė nga ibadetet dikujt tjetėr pėrveē Allahut, ose t`i shoqėrosh Atij dikė nė adhurim (tė adhurosh dikė sė bashku me Allahun).
Allahu i Lartėsuar thotė: “S'ka dyshim se Allahu nuk fal (mėkatin), qė i pėrshkruhet Atij shok (idhujtarinė), e pėrpos kėtij (mėkati) i fal kujt do.” (Nisa, 48)

Gjithashtu thotė: “…Thuaj! Unė jam urdhėruar qė tė adhuroj Allahun dhe tė mos i bėj shirk Atij…” (Rra`d, 36)



Llojet e shirkut tė madh

Shirku nė lutje:
Tė kėrkosh ndihmė duke e lutur dikė pėrveē Allahut tė Lartėsuar. Allahu i Lartėsuar thotė: “(Idhujtarėt e dinė pėr Allahun pse) Kur hipin ata nė anije (dhe u kėputet lidhja me tokėn e frikėsohen), i luten sinqerisht Allahut, e kur i shpėton ata (dhe dalin) nė tokė, qe, po ata tė njėjtit lusin idhuj!” (Ankebut, 65)

Shirku nė qėllim dhe dėshirė: Allahu i Lartėsuar thotė: “Kush ka pėr qėllim vetėm jetėn e kėsaj bote dhe tė mirat e saj, Ne do t'u plotėsojmė atyre shpėrblimin e veprave tė tyre nė tė dhe atyre nuk do t'u mungojė gjė. Tė kėtillėve nė botėn tjetėr u pėrket vetėm xhehenemi. Ajo qė punuan dhe vepruan ata ka dėshtuar dhe ėshtė asgjėsuar.” (Hud, 15-16)

Shirku nė bindje e pasim: Ky shirk nėnkupton qė ne t`i nėnshtrohemi dhe t`i bindemi dispozitave dhe ligjeve qė i shpikin tė tjerėt, pėrveē Allahut tė Lartėsuar. Allahu i Lartėsuar thotė: “Ata (ēifutėt dhe krishterėt) i morėn rabinėt dhe murgjit e tyre si perėndi tė tyre nė vend tė Allahut (duke i pasuar nė gjėrat qė ata vetė i bėnė tė ligjshme apo tė paligjshme sipas dėshirės)...” (Teube, 31)
Gjithashtu thotė:
“A mos vallė ata kanė partnerė me Allahun qė legjislojnė pėr ta njė fe tjetėr nga ajo qė ka shpallur Allahu?” (Shura, 21)


Shirku nė dashuri:
Tė duash dikė apo diēka tjetėr siē duhet dashur Allahu i Lartėsuar. Allahu i Lartėsuar thotė: “E nga njerėzit ka tė tillė qė nė vend tė Allahut besojnė idhujt, qė i duan (i madhėrojnė) ata, sikur (qė besimtarėt e vėrtetė e duan) Allahun, po dashuria e atyre qė besuan Allahun ėshtė shumė mė e fortė.” (Bekare, 165)

Shirku i vogėl:
Ėshtė rrugė pėr tė arritur te shirku i madh, si syefaqėsia, thėnia e ndonjėrit tjetrit: “Ka ndodhur ajo qė dėshiroi Allahu dhe ti”. Ky lloj shirku nuk tė nxjerr jashtė Islamit, megjithatė tė shpie tek shirku i madh. Allahu i Lartėsuar thotė: “...Kushdo qė shpreson pėr takimin me Zotin e tij, le tė bėjė vepra tė drejta dhe tė mos bėjė shirk nė to.” (Kehf, 110)

Alaudin Abazi
28
.9.2007


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010