A prishet agjėrimi nė qoftė se njė njeri ėshtė duke fjetur dhe arrin orgazėm?
05.09.2010 09:57:50

Pyetja:


A prishet agjërimi në qoftë se një njeri është duke fjetur dhe arrin orgazëm dhe si shpjegohet kjo në Islam. Desha të di a prishet agjërimi me faktin që unë kam qenë fjetur dhe ka ndodhur pa vetëdijen time! Jam
20 vjeçar, edhe paksa e çuditshme të ndodhë kjo.                                                          

 

Përgjigjja:

 

Alejkum selam ue rrahmetullahi ue berekatuhu

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë  ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Ejakulimi i spermës gjatë fjetjes nuk e prish agjërimin sepse Pejgamberi s.a.v.s ka thënë: “Është ngritur lapsi (nuk shkruhen mëkatet) për tre persona”, prej tyre ka përmendur edhe “ai i cili është fjetur deri sa të zgjohet”.

Pra, njeriu i cili zgjohet nga gjumi dhe e sheh se është bërë i papastër me daljen e spermës, ky person duhet të marrë gusël (të pastrohet me ujë) dhe të vazhdojë agjërimin sepse agjërimi i tij nuk i është prishur.

Nëse nuk gjen ujë, atëherë prapë vazhdon agjërimin dhe pastrohet në momentin kur të gjejë ujë për t’u pastruar.

 

Eroll Nesimi


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010