Shprehja "Rabigfirli"
22.08.2010 11:32:46

 Pyetja:

Selam alejkum!
E nderuara redaksi. Kisha një pyetje rreth shprehjes RABBIGFIRLI që shqiptohet në mes sexhdes së parë dhe të dytë në namaz. Në disa ilmihale më të vjetra kjo nuk është e cekur, në disa të tjerë është e cekur që duhet të thuhet “Rabbigfirli”vetëm një herë, në disa vende kam hasur  se kjo shprehje duhet të thuhet  2 herë (Rabbigfirli,Rabiggfirli), në disa të tjerë edhe kështu: “Rabbigfirli, gfirli”.
Dua mendimin më të saktë rreth kësaj çështjeje, duhet apo nuk duhet të thuhet dhe nëse po, si është më mirë të thuhet?
Allahu ju shpërbleftë!
Me nderime!

 

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë  Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë  ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Prej Sunetit të Pejgamberit s.a.v.s është të thuhet Rabigfirli 2 herë.

Transmeton Nesaiu dhe Ibn Maxhe nga Hudhejfe, se Pejgamberi s.a.v.s  ndërmjet dy sexhdeve thoshte: ”Rabigfirli, rabigfirli.”

Po ashtu ka edhe lutje të tjera që ka bërë Pejgamberi s.a.v.s ndërmjet dy sexhdeve. Transmeton Tirmidhiu nga Ibn Abasi, se Pejgamberi s.a.v.s ndërmjet dy sexhdeve thoshte: “Allahummagfirli uerhamni uexhburni uehdini uerzuni.”

Pra, sunet është që të thuhet 2 herë Rabigfirli.

 

 

Eroll Nesimi


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010