Aborti para 40 ditėve
22.08.2010 11:30:00

Pyetja:


Së pari ju përshëndes përzemërsisht me përshëndetjen islame eselamu alejkum. Pata dëshirë të bëj një pyetje rreth abortit. Unë jam i martuar dhe kam katër fëmijë, por gruaja ime ka mbetur përsëri shtatzënë, por dëshiron ta abortojë këtë para 40 ditëve. Por embrioni ende nuk e ka arritur 40 ditëshin (d.m.th tashmë është në javën e 4-të) dhe kërkoj përgjigje sa më të shpejt nëse ka mundësi.
Eselamu alejkum! 


Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut,  paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë  ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Aborti është i ndaluar pa marrë parasysh se a është para 40 ditëve apo pas 40 ditëve. Allahu xh.sh ka thënë: "Për këtë (shkak të atij krimi) Ne u shpallëm (ligj) beni israilëve se kush mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pas mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pas bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t'i kishte mbytur të gjithë njerëzit. E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t'i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit..." (5: 32)

"Ju mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne ua sigurojmë furnizimin atyre dhe juve, e mbytja e tyre është mëkat i madh." (17: 31)

Pra, është mëkat i madh të merret jeta e fëmijës, siç vepronin disa njerëz në të kaluarën ose siç mund të veprojnë disa edhe sot në disa shoqëri. Jeta e atij që s'ka lindur ende nuk lejohet të merret për ndonjë arsye përveçse në disa situata të rralla kur ka rrezik të madh nëse vazhdon të mbahet në mitër dhe që mund të shkaktojë vdekjen e nënës. Ndërsa të abortohet fëmija për qejf, është haram i madh për të cilën njeriu e meriton dënimin.

 

Eroll Nesimi


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010