Disa pyetje pėr agjėrimin
22.08.2010 11:01:29

Pyetja:

1. Unë punoj edhe tash p.sh jam ftohur dhe kam sekrecione në fyt dhe nuk po mundem që çdo dy minuta të shkoj në banjë që t’i heq dhe ndonjëherë kur gëlltitem, shkon edhe sekrecioni poshtë. A e prish agjërimin në këtë rast?

2. Nëse p.sh. vjen shefi  edhe të përshëndet për qafe, p.sh. a prish agjërimin, se s’po di si të veproj në këtë rast.

3. A lejohet përdorimi i  pastës për arsye se mospërdorimi i tij ma vështirëson agjërimin duke marrë parasysh që më vjen mundim, më dhemb lukthi edhe aroma pastaj është e papërballueshme sidomos kur je agjërushëm.

4. Edhe një pyetje e kam për abdesin. Jam e ftohur dhe kam menstruacione të bardha, edhe p.sh kur të marr abdest normal mundohem dhe në secilën kohë i ndërroj të brendshmet, po më ndodh që p.sh. posa të marr abdest, duke u fshirë ose edhe duke u falur më rrjedhin menstruacionet e bardha. A e prish abdestin në këtë rast pasi kam vazhdimisht?


Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë  Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë  ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

1. Gëlltitja e sekrecionit nuk e prish agjërimin.

2. Edhe nëse dikush të përshëndet për qafe nuk e prish agjërimin.

3. Sa i përket pastrimit të dhëmbëve, lejohet të pastrohet me misvak pasi pejgamberi s.a.v.s edhe kur ishte agjërueshëm i pastronte dhëmbët me misvak. Ndërsa pastrimi i dhëmbëve me pastë të dhëmbëve lejohet, mirëpo është më mirë t’i shmangemi pasi pasta e dhëmbëve jep  një shije e cila vazhdon të qëndrojë në dhëmbë edhe pas pastrimit të dhëmbëve dhe shpëlarjes së gojës, për këtë shkak është më e preferuar të mos pastrohen dhëmbët me pastë dhëmbësh, mirëpo të pastrohen vetëm me brushë.

4.Nëse ke menstruacione të bardha vazhdimisht, atëherë merr abdest për çdo namaz e nëse gjatë namazit të rrjedhin sekrecionet e bardha, atëherë namazi nuk prishet dhe vazhdon të falesh edhe pse sekrecionet të kanë dalë.

 

Eroll Nesimi




Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010