Shirku ėshtė prej harameve mė tė mėdha nė
pėrgjithėsi. Transmeton Ebi Bekre, Allahu qoftė i
kėnaqur me tė, se Pejgamberi alejhi selam ka
thėnė: "A dėshironi tju tregoj pėr (tre)
mėkatet mė tė mėdha? Thanė: Gjithsesi, o
i Dėrguar i Allahut. Tha: "...(ndėr to)
ti pėrshkruash Allahut shok (shirku)
"
(Muttefekun alejh, Buhariu nr: 2511)
Ēdo mėkat Allahu xh.sh. ka mundėsi tia falė njeriut, pėrveē
shirkut; shirku nuk falet pėrveēse me pendim tė
sinqertė. Allahu xh.sh. thotė: "Ska dyshim se
Allahu nuk fal (mėkatin) ti pėrshkruhet Atij shok
(idhujtarinė), e pėrpos kėtij (mėkati) i fal kujt
do." (En-Nisa, 48)
Shirku ndahet nė dy lloje: Shirku i madh dhe shirku i vogėl. Mė i
rrezikshmi ėshtė shirku i madh, i cili largon nga
feja islame dhe ai njeri qė bėn kėtė shirk dhe
vdes pa u penduar, ėshtė pėrgjithmonė nė zjarr tė
xhehenemit.
Nga pamjet mė tė pėrhapura tė kėtij lloji tė
shirkut nė vendet muslimane janė:
-Adhurimi i tė vdekurve duke menduar se ata do
t'ua zgjidhin atyre problemet apo kėrkesat dhe
kėrkojnė ndihmė apo mbrojtje prej tyre. Allahu
xh.sh. thotė: "Zoti yt ka dhėnė urdhėr tė prerė
qė tė mos adhuroni tjetėr pos Tij..." (El Isra,
23).
-Gjithashtu lutja e tė vdekurve qė tė
ndėrmjetėsojnė pėr ta apo qė tė ua largojnė
vėshtirėsitė, qofshin ata Pejgamberė, njerėz tė
devotshėm apo tė rėndomtė. Allahu xh.sh. thotė:
"A ėshtė Ai qė i pėrgjigjet nevojtarit (tė
mjerit) kur ai e thėrret, duke ia larguar tė
keqen e juve ju bėn mbizotėrues tė tokės. A ka zot
tjetėr pos Allahut?" (En-Neml, 62)
-Kurse disa tė tjerė i marrin disa emra dijetarėsh
apo njerėzish tė devotshėm dhe sa herė qė ngrihen,
ulen, udhėtojnė apo sa herė qė ta godasė ndonjė
fatkeqėsi, thonė: O Muhammed!, tjetri thotė: O
Ali!, tjetri thotė: O Husejn!, tjetri thotė: O
Bedevi!, tjetri thotė: O Xhejlani!, tjetri
thotė: O Shadhilij!, tjetri thotė: O Refai!,
tjetri lut Zejnebin, tjetri lut Ibn Ulvanin, kurse
Allahu xh.sh. thotė: "Ska dyshim se ata qė po
i adhuroni ju pos Allahut, janė tė krijuar sikur
ju (njerėzit janė mė tė pėrsosur). Thirrni
pra ata, e le tju pėrgjigjen juve, nėse thoni tė
vėrtetėn." (El A'raf, 194)
Disa adhurues varresh bėjnė tavaf (sillen) rreth varreve duke i
plotėsuar tė gjitha kushtet e tavafit, i fshijnė
rrobat e tyre pėr varri, me tė hyrė ia puthin
pragun, i vendosin fytyrat e tyre nė dheun e
varrit dhe si ta shohin varrin, i bėjnė sexhde
atij, qėndrojnė para varreve nė kėmbė tė
nėnshtruar, tė nėnēmuar, duke shtruar para tyre
kėrkesa apo kėrkojnė shėrim. Ata kėrkojnė qė varri
tu shėrojė ndonjė tė sėmurė apo qė tė kenė fėmijė,
ose tua lehtėsojė ndonjė ēėshtje. Ndodh qė edhe
ta thėrrasin tė vdekurin duke i thėnė: O zotėria
im, kam ardhur nga vendbanimi im i largėt, pra mos
ma asgjėso mundin!, kurse Allahu xh.sh. thotė:
"Kush ėshtė mė i humbur se ai qė pos Allahut lut
diēka qė nuk i pėrgjigjet atij deri nė kiamet, pse
ata (qė luten) janė gafilė ndaj lutjes sė
tyre." (El Ahkaf, 5)
Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Ai i cili vdes duke e lutur
dikė tjetėr pėrveē Allahut xh.sh., do tė hyjė nė
zjarr." (Buhariu, shih Fet'h el Bari 176/8)
Disa prej tyre i rruajnė kokat e tyre tek varret, disa prej tyre
kanė edhe libra qė i mėsojnė se si tė adhurohet
varri, si p.sh. libri "Menasik Haxhxh El Meshahid"
(Ritualet e haxhit dhe tė vizitės sė varrezave)
dhe me fjalėn "Meshahid" kanė pėr qėllim varret
dhe monumentet e evliave (njeri i devotshėm). Disa
prej tyre kanė bindje se njerėzit e devotshėm
sillen nėpėr tėrė gjithėsinė dhe kanė mundėsi tė
bėjnė dėme apo dobi, kurse Allahu xh.sh. thotė:
"Nėse Allahu tė provon me ndonjė tė keqe, atė
smund ta largojė kush pos Tij, po nėse dėshiron
tė japė ndonjė tė mirė, ska kush qė mund ta
pengojė dhuntinė e Tij." (Junus, 107)
Gjithashtu prej shirkut ėshtė edhe zotimi nė diēka tjetėr pėrveē
Allahut xh.sh., siē zotohen shumė prej njerėzve
duke ndezur qirinj apo drita tek varre e tė
vdekurve.
-Ndėr dukuritė mė tė pėrhapura tė shirkut tė madh
ėshtė edhe therja pėr hir tė tjetėrkujt e jo pėr
hir tė Allahut xh.sh.. Allahu xh.sh. thotė: "Andaj
ti falu dhe prej kurban pėr hir tė Zotit tėnd!"
(El Keuther, 2), d.m.th. ther pėr hir tė Allahut
dhe nė emėr tė Allahut. Pejgamberi alejhi selam ka
thėnė: "Allahu xh.sh. e ka mallkuar ēdo person qė
ther pėr hir tė tjetėrkujt e jo pėr hir tė
Allahut." (Muslimi nr: 1978)
Ka mundėsi qė gjatė therjes tė bashkohen dy harame: 1) tė theret
pėr hir tė tjetėrkujt dhe 2) tė theret nė emėr tė
tjetėrkujt e jo nė emėr tė Allahut xh.sh. dhe
kėshtu qė tė dyja janė tė ndaluara tė hahen.
Gjithashtu nga therjet e ndaluara tė cilat janė tė pėrhapura nė
vendet tona, nga therjet e injorancės (xhahilijetit),
ėshtė edhe "therja pėr xhinė (shejtanė)". Kėtė
therje nė kohėn e injorancės e bėnin kur blinin
ndonjė shtėpi apo ndėrtonin njė shtėpi ose hapnin
ndonjė pus. Njerėzit thernin kurban afėr saj ose
nė prag tė saj, duke u frikėsuar se mos u bėjnė
dėm xhinėt (shejtanėt) (Shih Tejsir El Azizil Hamd
f:158).
Muhamed Salih El Munexhid
Pėrktheu: Eroll Nesimi
1.2.2008
|