Fejesa (sipas traditave shqiptare) dhe udhėtimi jashtė vendit
01.08.2010 09:27:04

Pyetja:

Të nderuar!

Pranoni urimet me të mira për këtë ueb që po e mbani dhe çdo ditë kemi mundësi të jemi sa më shumë të informuar me këshilla islame. Allahu ju shpërbleftë  me të mirat e Tij për punën që po bëni dhe këshillat që po jepni!

Pyetja ime është: A bën që të bëhet fejesa (sipas traditave shqiptare) dhe pas 2-4 ditësh të fejuarit të udhëtojnë  jashtë vendi ( vend musliman – pushim,  vizite 10-ditiore) dhe  me këtë udhëtim të shpallet edhe martesa e tyre, edhe pse kjo nuk u pëlqen prindërve ( se kanë dëshirë të kenë dasmë të madhe etj.) derisa të fejuarit nuk kanë dëshirë të ketë diçka jo islame në dasmën e tyre (p.sh. dasmë në restorante, muzikë e pije etj. duke i parë dasmat tona tash si organizohen).

A hyjmë në mëkat me prindërit tonë, që nuk po i respektojmë dëshirën, fjalën e tyre në këtë rast?

Ju falënderoj për mirëkuptimin dhe pres me durim përgjigjen nga ana juaj.  


Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Së pari duhet t’i cekim kushtet e martesës në Islam dhe patjetër për t’u bërë një martesë legjitime dhe e lejuar sipas ligjeve të Islamit duhet t’i plotësojë këto kushte:

1. Kërkimi i vajzës nga ana e djalit apo nga ndonjë person i autorizuar nga djali (dhëndri).

2. Pranimi i kërkesës (bërja për hajr) nga ana e përgjegjësit të vajzës apo nga ndonjë person i autorizuar nga përgjegjësi i vajzës.

3. Të jenë dy dëshmitarë meshkuj.

  Pejgamberi s.a.v.s ka thënë: “Nuk ka nikah (martesë) pa lejen e përgjegjësit dhe pa dy dëshmitarë të drejtë.” (Bejhakiu dhe shejh Albani ka thënë se hadithi është sahih, shih “Sahih El Xhami” 7557.) 

4. Të caktohet mehri, edhe pse mehri mund të caktohet edhe më vonë, mirëpo është më mirë të caktohet para martesës.

Nëse plotësohen këto kushte, sidomos tre kushtet e para, sepse kushti i katërt mund të plotësohet edhe më vonë, atëherë martesa është në rregull, përndryshe nëse nuk plotësohen këto kushte, atëherë martesa e tyre është e paligjshme dhe i kanë haram marrëdhëniet intime që bëjnë. 

Sa i përket pyetjes suaj, ku thoni se a lejohet të mos bëni martesë dhe në vend të martesës të bëni ndonjë udhëtim.

Ky veprim është i pëlqyer në Islam e sidomos në rastet kur familja të nxit të bësh harame gjatë martesës, mirëpo është kusht që edhe ky udhëtim të mos jetë në harame sikurse shumë vëllezër i ikin dasmave dhe shkojnë në det me gruan, vend ku edhe aty ka harame të mëdha.

Për këtë veprim nuk pyeten prindërit kur ata dëshirojnë të bëjnë dasma që përmbajnë harame. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Nuk duhet respektuar krijesa në ndalesat e Krijuesit.” Pra, nëse Allahu xh.sh. ta ka bërë haram ndonjë gjë, atëherë ndalohet që ti ta respektosh ndonjë njeri duke kryer ndonjë haram.

E lusim Allahun xh.sh. që t’ju bekojë ju dhe pasardhësit tuaj dhe t’ju bashkojë të dy në të mirë. 

 

Eroll Nesimi


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010