Desha t'ju pyes nė lidhje me farėn e zezė
25.07.2010 22:51:10

Pyetja:

Selam alejkum!

Desha t'ju pyes në lidhje me farën e zezë, se a është e vërtetë se Muhamedi s.a.v.s. ka thënë se ka shërim në farën e zezë për çdo gjë përveç vdekjes, si musliman normal që i besoj plotësisht çfarë ka thënë Muhamedi s.a.v.s. sepse edhe Allahu thotë për të se ai nuk flet nga vetja e tij. Unë më konkretisht e kam për flokët sepse kam dëgjuar se vaji i farës së zezë është efektiv edhe në këtë aspekt. Allahu ju shpërbleftë me të gjitha të mirat e tij për mundin tuaj.

Selam alejkum ue rahmetullahu ue berekatuhu!

 

Përgjigjja:

Alejkum selam ue rrahmetullahi ue berekatuhu!

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Hadithi që keni cekur e transmeton Buhariu. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Fara e zezë është shërim për çdo sëmundje veç vdekjes.”

Studimet e shumta që janë bërë rreth dobive mjekësore të farës së zezë kanë dalë me rezultate si vijon :

1. Fara e zezë ka veti luftuese kundër infeksioneve që shkaktohen në trup sikurse  ndalon edhe zhvillimin e disa mikrobeve.

2. Fara e zezë e ruan mëlçinë nga lloje të ndryshme helmimi.

3. Fara e zezë e ruan mëlçinë nga kanceri.

4. Fara e zezë e ruan zorrën e trashë nga kanceri.

5. Fara e zezë ndihmon në kurimin e kancerit të gjinjve.

6. Fara e zezë ndihmon kurimin e sëmundjes së diabetit.

7. Fara e zezë kuron disa lloje alergjish të ndryshme si alergjinë e mushkërive ose të hundës etj.

8. Fara e zezë ka ndikim pozitiv në shërimin e astmës. Se është provuar që ajo (ndër të tjera) zgjeron rrugët e frymëmarrjes.

9. Fara e zezë mbron muret e stomakut.

10. Fara e zezë shërben si kurues për problemet e veshkave.

11. Fara e zezë mbron zemrën dhe arteriet e gjakut.

12. Fara e zezë ul përqindjen e kolesterolit në gjak.

13. Fara e zezë shpeshton urinimin dhe ul tensionin në formë më të mirë se adelati.

14. Fara e zezë ndihmon kurimin e reumatizmës së kyçeve dhe qetësimin e dhimbjeve.

Gjithashtu edhe të tjera dobi të shumta që tregojnë realisht vërtetësinë e asaj që ka thënë Profeti salallahu alejhi ue selem për farën e zezë.

 

Për rënien e flokëve ke këtë recetë:

Fërkoje skalpin e kokës me lëng limoni dhe lëre 15 minuta. Laji me shampo dhe ujë tërësisht dhe në fund thajini flokët. Më pas lyejeni kokën me vajin e farës së zezë dhe pini një lugë çaji (5 ml) vaji fare të zezë.

 

Eroll Nesimi


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010