Llojet e zemrave nė Kuran (2)
10.07.2010 10:03:20

Të nderuar besimtarë!

Në hytben e kaluar shpjeguam tetë llojet e zemrave të përmendura në Kuran. Ato ishin:

  1. Zemra e pastër
  2. Zemra e kthyer
  3. Zemra e bindur
  4. Zemra e frikësuar
  5. Zemra e përkushtuar
  6. Zemra e udhëzuar
  7. Zemra e qetë
  8. Zemra e gjallë

Me këto lloje zemrash besimtari duhet të mishërohet.

Në këtë hytbe do të flasim për llojet e tjera të zemrave, por kemi të bëjmë me zemra të cilat nuk janë të lavdëruara dhe kanë një përshkrim negativ. E lusim Allahun që t’i ruajë zemrat tona nga llojet që do të përmendim në vazhdim!

Duhet të njihemi me këto zemra të këqija, duhet ta dimë e ta mësojmë të keqen, jo që të bëjmë keq e ta kultivojmë atë, por të dimë se si të ruhemi nga e keqja.

Allahu im, ruaji zemrat tona nga e keqja!

  1. Zemra epshore

Zemra e cila është goditur nga sëmundje si dyshimi, hipokrizia dhe sëmundjet e epsheve të ndaluara. Allahu i Lartësuar thotë:

يٰنِسَآءَ ٱلنَّبِيِّ لَسْتُنَّ كَأَحَدٍ مِّنَ ٱلنِّسَآءِ إِنِ ٱتَّقَيْتُنَّ فَلاَ تَخْضَعْنَ بِٱلْقَوْلِ فَيَطْمَعَ ٱلَّذِي فِي قَلْبِهِ مَرَضٌ وَقُلْنَ قَوْلاً مَّعْرُوفاً

O gratë e të Dërguarit! Ju nuk jeni si gratë e tjera. Nëse i frikësoheni Allahut, mos flisni me përkëdheli, që të mos ju dëshirojë ai që ka zemër epshore, por flisni drejt dhe në mënyrë të ndershme!” (Ahzab, 32)

10.  Zemra e verbëruar

Është zemra e cila nuk e sheh të vërtetën dhe nuk merr mësim prej saj. Allahu i Lartësuar thotë:

وَلَكِن تَعْمَى الْقُلُوبُ الَّتِي فِي الصُّدُورِ

Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë, që zemrat e tyre të mendojnë dhe veshët të dëgjojnë? Në të vërtetë, atyre nuk u janë verbuar sytë (në këto gjëra), por u janë verbuar zemrat e veta në kraharor.” (Haxh, 46)

11.  Zemra e hutuar

Zemra e hutuar nga Kurani, e angazhuar me gjërat e pavlera të kësaj bote. Allahu i Lartësuar thotë:

 

Zemrat e tyre janë të hutuara. Ndërsa ata që janë idhujtarë, flasin fshehurazi: “A është ky (Muhamedi) diçka tjetër, përveçse njeri si ju? Vallë, a do të shkoni ju pas magjisë (së tij), kur e shikoni me sytë tuaj?” (Enbija, 3)

12.  Zemra gjynahqare

Është zemra e cila e fsheh dëshminë. Allahu i Lartësuar thotë:

وَلاَ تَكْتُمُواْ الشَّهَادَةَ وَمَن يَكْتُمْهَا فَإِنَّهُ آثِمٌ قَلْبُهُ 

Mos e fshihni dëshminë, se, kush e fsheh atë, zemra e tij është gjynahqare. Allahu di çdo gjë që punoni ju.” (Bekare, 283)

13.  Zemra e mendjemadhit

Tregon mendjemadhësi ndaj teuhidit dhe nënshtrimit ndaj Allahut të Lartësuar. Ai thotë:

قلْبِ مُتَكَبِّرٍ جَبَّارٍ

“...zemrën çdo mendjemadhi e dhunuesi. (Gafir, 35)

14.  Zemra e vrazhdë

Nga kjo zemër është larguar mëshira dhe butësia. Allahu i Lartësuar thotë:

وَلَوْ كُنتَ فَظّاً غَلِيظَ الْقَلْبِ لاَنفَضُّواْ مِنْ حَوْلِكَ

Sikur të ishe i ashpër dhe me zemër të vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje.” (Aliimran, 159)

15.  Zemra e vulosur

Nuk e pranon udhëzimin dhe as që do të dëgjojë për të. Allahu i Lartësuar thotë:

وَخَتَمَ عَلَى سَمْعِهِ وَقَلْبِهِ

“...duke ia vulosur dëgjimin dhe zemrën.(Xhathije, 23) 

16.  Zemra e ashpër

وَجَعَلْنَا قُلُوبَهُمْ قَاسِيَةً

Nuk zbutet për imanin, nuk ndikohet nga dëgjimi i dënimeve të Allahut të Lartësuar. Allahu i Lartësuar thotë:

“...dhe ua bëmë zemrat të ashpra.” (Maide, 13) 

17.  Zemra mospërfillëse

Nuk e përfill kujtimin e Allahut, por është e ndikuar nga epshi. Allahu i Lartësuar thotë:

وَلَا تُطِعْ مَنْ أَغْفَلْنَا قَلْبَهُ عَن ذِكْرِنَا

Mos dëgjo atë, zemrën e të cilit e kemi lënë mospërfillëse ndaj përmendjes Sonë.

18.  Zemra e mbuluar

Është aq e mbuluar, saqë nuk arrin dot fjala e Pejgamberit të Allahut. Allahu i Lartësuar thotë:

وَقَالُواْ قُلُوبُنَا غُلْفٌ

Zemrat tona janë të mbuluara. (Bekare, 88)

19.  Zemra e prirë

Kjo zemër anon drejt së vërtetës. Allahu i Lartësuar thotë:

فأَمَّا الَّذِينَ في قُلُوبِهِمْ زَيْغٌ

Ata, zemrat e të cilëve priren nga e pavërteta...(Aliimran, 7)  

20.  Zemra e dyshimtë

Është një zemër që hamendet dhe vazhdimisht dyshon. Allahu i Lartësuar thotë:

وَارْتَابَتْ قُلُوبُهُمْ

 “...dhe që zemrat e tyre dyshojnë.”

Të nderuar muslimanë!

Këto janë njëzet llojet e zemrave të përmendura në Kuran. Është shumë e rëndësishme për çdo besimtar që ta dijë dhe ta mendojë mirë se në cilin lloj bën pjesë zemra e tij.

E lus Allahun e Lartësuar që zemrat tona të kenë model vetëm tetë llojet e para të zemrave.

Allahu im, përqendroji  zemrat tona në fenë Tënde!

 

Përgatiti: Ulvi Fejzullahu


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010