Historitė e bukura nė Kuran
13.06.2010 16:07:52

Qëllimi i Kuranit në përshkrimin e ngjarjeve të Pejgamberëve

Kurani i jep rëndësi të veçantë rrëfimit të ngjarjeve historike, duke përfshirë debatet dhe diskutimet e popujve të ndryshëm me Pejgamberët e Allahut të Lartësuar, përfshirë Muhamedin, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të. Allahu i Lartësuar thotë:

نَحْنُ نَقُصُّ عَلَيْكَ أَحْسَنَ الْقَصَصِ بِمَا أَوْحَيْنَا إِلَيْكَ هَذَا الْقُرْآنَ وَإِنْ كُنتَ مِنْ قَبْلِهِ لَمِنْ الْغَافِلِينَ

“Ne të tregojmë ty (Muhamed) historinë më të bukur përmes shpalljes së këtij Kurani, ndonëse ti, me të vërtetë, nuk ke qenë në dijeni më parë.”(Jusuf, 3)

Qëllimi i tregimeve më të mira mbi Pejgamberët e Allahut dhe tregimeve të tjera është se kjo fe është vetëm prej Allahut të Lartësuar, që nga Nuhu alejhis-selam e deri te Muhamedi (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të).

Kurani, kur rrëfen tregimet e Pejgamberëve, e paraqet materialin historik dhe ndodhitë qartë dhe në një stil të lartë, e shtjellon bukur ngjarjen, e ilustron rrjedhshëm mendimin, e saktëson qëllimin dhe rizgjon ndërgjegjen, duke lënë gjurmë të thellë në ndjenjat e njeriut. Kurani nga fusha historike kalon në sferën fetare, duke përfshirë besimin, moralin, edukimin dhe këshillën.

Qëllimi është që besimtari të mësohet dhe të edukohet, të përgëzohet dhe të qortohet, të udhëzohet dhe të drejtohet.

وَكُلاًّ نَقُصُّ عَلَيْكَ مِنْ أَنْبَاءِ الرُّسُلِ مَا نُثَبِّتُ بِهِ فُؤَادَكَ وَجَاءَكَ فِي هَذِهِ الْحَقُّ وَمَوْعِظَةٌ وَذِكْرَى لِلْمُؤْمِنِينَ

“Ne po t’i tregojmë ty disa nga historitë e të Dërguarve, për të ta forcuar zemrën. Në këtë sure të ka ardhur ty e vërteta. Ajo është këshillë dhe kujtesë për besimtarët. ”(Hud, 120)

Të nderuar lexues!

Thirrësi islam dhe çdo besimtar veprues përballet në jetë me pengesa të papritura, para tij mbyllen dyert, tentohet të prangoset e vërteta. Para tij ngrihet kështu një mal i madh me pengesa, një arsenal i sofistikuar për ta penguar thirrjen e vërtetë. Është e rëndësishme që çdo thirrës dhe besimtar i sinqertë të ketë njohuri mbi histori dhe ngjarje që ringjallin ndjenjat e sakrificës dhe të solidaritetit me personazhet e historive. Ata burra sakrifikuan edhe shpirtrat për ta ngritur fjalën e vërtetë dhe për ta ndihmuar fenë e Allahut.

Gjatë leximit të historive kuranore njeriu mëson, përfiton, analizon, mediton. Kështu gërshetohen ndjenjat e forcës dhe të vullnetit dhe përballë vështirësive dhe  sfidave thirrësi është i qëndrueshëm, i pamposhtur, ndërsa energjia e imanit i jep edhe më tej kurajë për të vazhduar me të vërtetën në rrugën e drejtë.

Historitë më të bukura që kanë lënë gjurmë në shpirtra janë ato që gjenden në librin e Allahut dhe në Sunetin e të Dërguarit të Tij.

Në vazhdim do të shkëpusim disa histori, tregime të mira nga lajmet e Pejgamberëve të Allahut të Lartësuar. Kësaj radhe do të fillojmë me historinë e “lopës së beni israilëve”.

E lus Allahun që ta pastrojë qëllimin tim dhe të ma bëjë risk sinqeritetin në fjalë dhe vepra!

Lopa e beni israilëve

Kjo histori ka ndodhur në kohën e Musait alejhis-selam.

Para se t’i hyjmë ngjarjes në detaje, është e rëndësishme që së bashku të lexojmë fjalët e Allahut të Lartësuar dhe më pas të përjetojmë ngjarjen.

Allahu i Lartësuar në suren Bekare (sure e zbritur në Medinë, që e merr emrin  nga kjo ngjarje), në ajetet 67-74 thotë:

67. Kujto kur Musai i tha kombit të vet: “Allahu ju urdhëron të therni një lopë!” Ata thanë: “A do të tallesh me ne?” - “Zoti më ruajttë!” - tha Musai - “të bëhem unë nga të paditurit!”

68. Ata thanë: “Lutju Zotit tënd, që të na shpjegojë si duhet të jetë ajo!” Musai tha: “Ajo të jetë një lopë as plakë, as e re, por e mesme; pra, bëni atë që ju është urdhëruar!”

69. Ata thanë: “Lutju Zotit tënd, që të na shpjegojë çfarë ngjyre duhet të ketë ajo!” Musai tha: “Ai thotë se ajo duhet të jetë lopë me ngjyrë të verdhë të ndezur, të cilën e pëlqejnë shikuesit.”

70. Ata thanë: “Lutju Zotit tënd, që të na shpjegojë çfarë duhet lloji të jetë, sepse lopët të gjitha na duken njësoj e ne, në dashtë Zoti, do të udhëzohemi në rrugën e drejtë.”

71. Musai tha: “Ai thotë se lopa s’duhet të jetë e lodhur nga lërimi apo nga ujitja e tokës, por të jetë e shëndoshë dhe pa asnjë të metë.” Ata thanë: “Tani na the të vërtetën.” Kështu, ata e therën lopën, por desh e lanë pa flijuar.

72. Dhe, pasi vratë një njeri e u grindët me njëri-tjetrin në lidhje me të, Allahu e nxori në shesh atë që fshihnit ju.

73. Ne ju thamë: “Prekeni të vrarin me një copë të lopës së flijuar!” Dhe kështu, Allahu do t’i ngjallë të vdekurit dhe do t’ju tregojë mrekullitë e Veta, që ju të kuptoni.

74. Por, pas kësaj, zemrat tuaja u forcuan e u bënë si guri, madje edhe më të forta. Në të vërtetë, ka gurë nga të cilët burojnë lumenj, ka të atillë që çahen e nga të cilët rrjedh uji, madje ka edhe syresh që rrëzohen nga frika e Allahut. Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj veprimeve tuaja.

Ngjarja:

Një djalosh i ri mendoi me veten: “Do ta vras xhaxhanë, do të martohem me vajzën e tij, do të trashëgoj pasurinë e tij dhe do të shfrytëzoj “dijen” e tij.” E gjithë ky mendim erdhi si rezultat i refuzimit të xhaxhait të tij që t’i jepte vajzën e  tij për grua.

Xhaxhai ishte njeri i pasur dhe e refuzoi kërkesën e tij që ta martonte vajzën me një të varfër, prandaj djaloshi mendoi një plan dinak. Ai filloi ta vizitonte edhe më shpesh xhaxhanë, tregonte respekt dhe afërsi familjare ndaj tij, derisa xhaxhai krijoi një përshtypje pozitive. Një natë prej netëve e vizitoi xhaxhanë në shtëpi dhe i tha: “Xhaxha, kanë ardhur disa tregtarë, të cilët qëndrojnë në një fshat pranë nesh. Dëshiroj të tregtoj dhe kam nevojë për ndihmën tënde. Sikur të më shoqëroje?”

E pyeti: “Po ti pse nuk shkon vetëm?”

U përgjigj: “Siç më sheh, unë jam akoma i ri, nuk njihem, por kur të më shohin me ty, atëherë më japin mundësi që të tregtoj me ta. Sikur të ishte babai gjallë, ai do të vinte, ndërsa ti je në vend të babait tim.”

Xhaxhai u ndikua nga fjalët prekëse dhe pranoi që të shkonte. Nipi e falënderoi pa masë. Morën rrugën natën dhe kur u afruan afër fshatit, nipi ia nguli thikën në pabesi dhe jeta e xhaxhait mori fund.

Djaloshi u kthye në shtëpi i qetë dhe e kaloi natën gjoja se nuk kishte ndodhur asgjë.

Në mëngjes shkoi në shtëpinë e xhaxhait, si zakonisht, por nuk e gjeti aty! Ndërkohë erdhi lajmi se xhaxhai plak ishte gjetur i vdekur, pranë fshatit fqinj.

Ai filloi të bërtasë e të vajtojë: “Ah xhaxha?! Ç’u bë me ty?!”

E ftoi familjen, farefisin dhe fshatin që ta përkrahnin kundër banorëve të fshatit të keq, që i kishin vrarë xhaxhanë, sipas tij.  U armatosën dhe për pak sa nuk filluan të luftojnë mes vete.

Njerëzit e mençur ndërhynë duke thënë: “Si është e mundur që ju të luftoni mes jush kur në mesin tuaj është i Dërguari i Allahut, Musai alejhis-selam? Pse nuk shkoni tek ai?  Ndoshta do t’ju këshillonte se çfarë të bëni!”

Shkuan të gjithë te Musai alejhis-selam dhe ia treguan ngjarjen. Kurse djaloshi me emocion iu drejtua Musait alejhis-selam: “Ai është xhaxhai im! Dëshirojmë të dimë vrasësin ose do të bëhet masakër!”

Musai alejhis-selam tha: “Allahu ju urdhëron të therni një lopë!” I thanë: “O Musa, ne të treguam për vrasjen e një njeriu prej mesit tonë, ndërsa ti thua që të therim një lopë. A do të tallesh me ne?” Musai alejhis-selam iu përgjigj: “Zoti më ruajttë! Unë nuk ia lejoj vetes një gjë të tillë, por po ju them që Allahu po ju urdhëron për një gjë të tillë. Dhe Zoti më ruajttë të bëhem unë nga të paditurit!

Pastaj i thanë Musait alejhis-selam: “Lutju Zotit tënd, që të na shpjegojë si duhet të jetë ajo!” Iu përgjigj Musai: “Ajo të jetë një lopë as plakë as e re, por e mesme; pra, bëni atë që ju është urdhëruar!

Është e rëndësishme që ju ta veproni dhe nuk duhet të pyesni shumë. E, nëse veproni kështu, atëherë Allahu i Lartësuar ua shton kërkesat sipas pyetjeve që ju bëni. Pastaj prej Musait kërkuan që t’ua shpjegojë ngjyrën e lopës, duke i thënë: “Lutju Zotit tënd që të na shpjegojë çfarë ngjyre duhet të ketë ajo.” Pasoi përgjigjja: “Ajo duhet të jetë lopë me ngjyrë të verdhë të ndezur, të cilën e pëlqejnë shikuesit.

Nuk mjaftuan me kaq, por i thanë: “Lutju Zotit tënd, që të na shpjegojë çfarë lloji duhet të jetë, sepse lopët të gjitha na duken njësoj e ne, në dashtë Zoti, do të udhëzohemi në rrugën e drejtë.” Përgjigjja ishte e menjëhershme: “Lopa s’duhet të jetë e lodhur nga lërimi apo nga ujitja e tokës, por të jetë e shëndoshë dhe pa asnjë të metë.

Musai alejhis-selam përsëri u tha: “Mos pyesni shumë, por shkoni dhe gjejeni lopën.”

Filluan ta kërkojnë në çdo vend, por hasën në vështirësi e nuk mundën ta gjejnë. U kthyen te Musai alejhis-selam dhe i thanë: “Allahu bëri një kërkesë të rëndë për ne.” Musai u tha: ”Në fillim unë ua tërhoqa vërejtjen e ju vazhduat me kokëfortësi dhe kjo është rezultat i sjelljeve të juaja dhe tani shijojeni dhe përjetojeni arrogancën e sjelljeve tuaja. Shkoni dhe kërkojeni lopën!”

Pas një kohe të gjatë, arritën ta gjejnë lopën me të gjitha cilësitë te një beni-israil, i cili ishte shumë bamirës ndaj prindërve. Kërkuan ta blejnë prej tij, por ai refuzoi. Kërkuan ndihmën e Musait alejhis-selam dhe ai i tha: “Pse nuk po ua jep lopën?” Tha: “O i Dërguar i Allahut, a nuk është kjo e drejta ime për pasurinë time?” Musai i tha: “Po, ke të drejtë.”

Kërkuesit e lopës filluan t’ia shpjegojnë ngjarjen dhe nevojën për atë lopë, duku iu lutur që gjithsesi t’ua jepte, por ai përsëri refuzoi dhe filluan t’i ofrojnë një çmim të lartë, saqë vlera e saj shkoi sa vetë pesha e lopës në flori. Pronari i lopës tha: “Po, mund ta merrni lopën për aq kilogramë flori sa peshon kjo lopë.”

Ranë dakord për këtë, e morën lopën pas një mundi të madh dhe çmimi të lartë dhe e therën atë.

Ishin mbledhur shumë njerëz që pritnin me interes të veçantë se çdo të ndodhte. Musai alejhis-selam u tha: “Prekeni të vrarin me një copë të lopës së flijuar!” Dhe kështu, Allahu do t’i ngjallë të vdekurit dhe do t’ju tregojë mrekullitë e Veta, që ju të kuptoni.”

Me lejen e Allahut ngrihet i vdekuri, pasi i kthehet shpirti. Aty ishin banorët e të dy fshatrave dhe Musai alejhis-selam. Të pranishmit e pyesin:

-Kush të ka vrarë?

-Më ka vrarë djali i vëllait tim, ky!

-Na trego si ndodhi kjo dhe pse?

-Më ka vrarë për të trashëguar pasurinë time dhe për t’u martuar me vajzën time”, dhe u tregoi mënyrën e vrasjes.

Musai alejhis-selam u tha të pranishmëve: “A dëshironi ta pyesni edhe për ndonjë gjë tjetër?” Të gjithë heshtën. Dhe i vrari u kthye siç ishte, pra i vdekur.

Vrasësi filloi të mohonte krimin, pas gjithë këtyre fakteve, se nuk e kishte vrarë ai dhe betohej se ishte i pastër!

Musai alejhis-selam u habit nga kokëfortësia dhe zemrat e forta, edhe më të forta se guri. Për dallim nga këto zemra, ka nga gurët që kanë frikë Allahun, çahen dhe prej tyre burojnë lumenj. Allahu i Lartësuar e përfundon këtë histori, këtë ngjarje interesante, duke i treguar Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të:

Por, pas kësaj, zemrat tuaja u forcuan e u bënë si guri, madje edhe më të forta. Në të vërtetë, ka gurë nga të cilët burojnë lumenj, ka të atillë që çahen e nga të cilët rrjedh uji, madje ka edhe syresh që rrëzohen nga frika e Allahut. Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj veprimeve tuaja.

 

Mësime dhe porosi

Kjo histori na jep shumë mësime dhe udhëzime. Është një ngjarje e rëndësishme që Allahu i Lartësuar e veçoi si ngjarje në Librin e Tij. E veçanta që duhet të kujtojmë është se kjo histori përmendet në kaptinën medinase, nga e cila edhe vetë kjo sure merr emrin “Suretul Bekare”, ose “Kapitulli i Lopës”.

Kur në mesin e muslimanëve dominon shpirti i përtacisë, njeriu fillon të tregojë neglizhencë ndaj dispozitave të sheriatit, kapet dhe merret me gjëra dytësore në vend të thelbit të realitetit. Historia e beni israilëve me lopën përfaqëson dhe tregon një gjendje të tillë.

Kjo histori tregon se ata nuk e mohuan në tërësi thirrjen, përkundrazi, dëshironin t’i praktikonin mësimet e Allahut, por tregon hamendje dhe dobësi në sjellje duke i vonuar detyrat. Ata pyetnin për ngjyrën e lopës, llojin, moshën, etj., duke lënë thelbin dhe më kryesoren, therjen e saj. Kështu umeti islam në periudha të ndryshme kohore është marrë dhe po merret me gjëra dhe detaje që nuk janë aq të nevojshme, duke lënë anash shpirtin e mësimeve Islame.

Në fillim, benu israilët shprehën habi me kërkesën e Musait, e konsideruan si tallje dhe nuk e kuptuan urtësinë e gjykimit. Musai ishte serioz dhe i vendosur, kurse ata ishin me iman të dobët. Imani që u kërkohej ishte që të realizonin kërkesën e Musait pa pyetur më shumë për shkakun, arsyen dhe qëllimin.

Pyetjet e shumta ishin të pakuptimta dhe shumë sipërfaqësore, si: “na shpjego si duhet të jetë ajo?”, “çfarë ngjyre duhet të ketë?”, “çfarë lloji duhet të jetë?”, etj. Të gjitha këto nuk kanë pasur rëndësi, por, pasi po tregoheshin të papërgjegjshëm, Allahu i Lartësuar iu përgjigj me ato përgjigje që i mësuam më lart.

Kjo ngjarje është përmendur në suren Bekare, e cila ka zbritur në Medinë, atëherë kur bëri hixhret Muhamedi, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të. Në këtë qytet kishte beni israilë, pra çifutë. Allahu  i tregoi kështu  të Dërguarit të Tij për shpirtin dhe natyrën e çifutëve dhe lojën e tyre me fenë.

Ata sillen vërdallë, pyesin, kundërshtojnë, tërhiqen, pranojnë, thyejnë besën, etj. Atëherë edhe ju sahabë po jetoni në Medinë, pra kini kujdes me fqinjët tuaj, çifutët, të cilët janë të gatshëm të polemizojnë me ju edhe për gjërat më të parëndësishme e mos të flasim për ato madhore.

Realiteti i atëhershëm i çifutëve është edhe realiteti i sotëm. Është e rëndësishme për të gjithë ne të mendojmë seriozisht për këtë ngjarje historike.

Deri në ngjarjen tjetër kuranore, përjetofshi faljen dhe mbrojtjen e Allahut!

“I Lartësuar qofsh, O Zoti im! Ty të takon falënderimi, dëshmoj se s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Teje. Kërkoj faljen Tënde dhe te Ti pendohem.”

“O Zot, më fal dhe ma prano pendimin, se Ti je Pranues i pendimit dhe Falës.”

 

 

Ulvi Fejzullahu

 

 


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010