A kam hyrė nė gjynah qė kam pranuar qė burri tė martohet me njė tė jashtme pėr letra?
08.05.2010 23:54:10

Pyetja:


Allahu ju shpërbleftë shumë. Unë jam nëna e një fëmije. A kam hyrë në gjynah që kam pranuar që burri të martohet me një të jashtme për interesa tona personale, për letra? Vetëm po e sqaroj se e dua burrin tim shumë dhe ai më do shumë dhe e di që nuk mendon për të, vetëm të marrë letrat. Kemi pasur probleme shumë dhe kemi vendosur të shkojë ai jashtë dhe pastaj edhe atje është ballafaquar me probleme, se nuk mund të bëjë gjë përveçse të martohet me ndonjë të huaj. Ai është në Norvegji, që një vit. Duhet të pres tani derisa të bëhen letrat. I kam thënë se do ta pres me gjithë shpirtin tim derisa të përfundojë ky ankth. Nuk ka qenë e lehtë, por as nuk e kemi ditur se është kështu, po çfarë të bëjmë. Si i thonë, i kemi hyrë kësaj loje dhe kemi vendosur që të përfundojë kjo punë dhe pres të më marrë edhe mua me vajzën. Ju lutem, a kam hyrë në gjynah me to apo jo? Burri im më ka pyetur mua, nuk e ka bërë pa pëlqimin tim sepse mund të them se gjithmonë i kemi pasur mendimet e përbashkëta për vendosjen e çdo gjëje në jetë dhe jemi marrë vesh bashkë. Ju lutem, a kam hyrë në gjynah unë apo jo? Edhe atje jashtë asnjë femër nuk kish jetë me një burrë, por i ndërronin burrat. Jam çuditur se qysh është ajo jetë për ta ashtu interesante, po nejse vetëm të di se a kam hyrë unë në gjynah apo jo.

 

Përgjigjja:


Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Motër e nderuar. Burri ka të drejtë të martohet me më shumë se me një grua dhe kjo martesë nuk është e kushtëzuar në pëlqimin e gruas së parë apo të grave që ka ai burrë. Argument për këtë është fjala e Allahut të Lartësuar: “Në qoftë se frikësoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj bonjakëve, atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, me tri e me katra. E nëse i frikësoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një, ose (martohuni) me ato që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). Ky (përkufizim) është më afër që të mos gaboni.” I Dërguari Muhamed alejhi selam ishte i martuar me më shumë se me një grua.

Te problemi juaj ndryshon çështja, pasi burri juaj bën martesë sa për të marrë nënshtetësinë e atij vendi dhe kjo gjë është e ndaluar me fenë tonë të pastër. Martesa në Islam është diçka e shenjtë dhe nuk bën të luhet me të për çështje të interesave të njërit partner. Pra, ju e keni haram që ta nxisni burrin tuaj që të martohet vetëm për letra, por e keni të lejuar që t’i rekomandoni të martohet seriozisht me një femër të atij vendi dhe të krijojë familje edhe me të dhe t’ju marrë edhe ju në atë vend.

Allahu e di më së miri.

Fatmir Raçi


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010