Nėse tė ngushtohet kjo botė lidhu me kėtė numėr 222
24.04.2010 23:12:14

Shumicës prej nesh i rëndohet ndonjë çështje në këtë botë, saqë kërkojmë ndërmjetësim për ndonjë post, për kalimin e ndonjë provimi, për ndonjë kërkesë në organet qeveritare e të ngjashme me këto.

Më gëzon fakti t’ju ndihmoj në realizimin e këtij ndërmjetësimi me qëllim që t’ju lehtësohen punët tuaja. Është shumë e thjeshtë, lidhu me këtë numër special 222 pa ndonjë hyrje tjetër.

A e di mënyrën e lidhjes?

Numri i parë 2 nënkupton orën 2 pas mesnate.

Numri i dytë 2 nënkupton dy rekate.

Numri i tretë 2 nënkupton dy pika lot.

Me fjalë të tjera, dy rekate namaz në orën 2 pas mesnate bashkë me dy pika loti. Kërkoje Allahun e Lartësuar në këtë kohë dhe me lejen e Tij do të të lehtësohen punët e tua dhe do të arrish atë që synon.

Allahu i Madhërishëm është Sunduesi, Mbizotëruesi, i Cili zbret në qiellin e kësaj bote në pjesën e tretë e të fundit të natës dhe thotë: “A ka kush më lutet Mua që t‘i përgjigjem atij, a ka kush më kërkon Mua që Unë t‘i jap atij dhe a ka kush pendohet tek Unë t‘a fal atë?”

Pasha Allahun, dije se sikur të mblidhet i gjithë populli për të të ndihmuar për diçka, nuk do të të ndihmonin dot përveç asaj që ta ka caktuar Allahu. E nëse do të mblidheshin për të të bërë dëm, nuk do të dëmtonin dot përveç asaj që ta ka caktuar Allahu.

Kthehu në dorën e Tij, në dorën e të Cilit është drejtimi i qiejve dhe i tokës. Shumë prej nesh i japin përparësi ndërmjetësuesve ndaj Allahut të Lartësuar. Fillon të hulumtojë për ndërmjetësim para se t’i drejtohet Allahut me lutje. Allahu i Madhërishëm në Librin e Tij, të cilit nuk mund t’i afrohet gënjeshtra nga asnjëra anë, thotë: Dhe Zoti juaj thotë: “M’u lutni Mua, Unë do t’ju përgjigjem” (Gafir, 60)

Ndërsa i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, thotë: “Kush e lexon ajetin Kursi pas çdo namazi nuk e pengon këtë njeri për t'u futur në xhenet përveç se vdekja.”

Allahu jua largoftë brengat dhe shqetësimet dhe ju dhuroftë qetësi shpirtërore.

 

 

Përshtati: Almedin Ejupi


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010