Kuvendi i tretė i U.A.M.I-t (Unioni i Shqiptarėve Muslimanė nė Itali)
24.04.2010 23:10:38

Për të tretin vit radhazi muslimanët shqiptarë të Italisë organizuan kuvendin e tyre kombëtar me titull: “Islami dhe Perëndimi në të ardhmen e shqiptarëve”. Më datë 3-5 prill, në ambientet e fshatit turistik GeTur të Lignano Sabbiadoro (Udine) u zhvillua kuvendi i tretë kombëtar i U.A.M.I-t  në praninë e më se 200 pjesëmarrësve të ardhur nga qytete të ndryshme të Italisë.

Unioni i Shqiptarëve Muslimanë të Italisë është tashmë njëra nga organizatat islame më aktive në vend, e cila lindi si nevojë e kohës për të nxitur dhe kultivuar njohjen, ndihmën reciproke, koordinimin dhe bashkëpunimin midis muslimanëve shqiptarë me banim në Itali. U.A.M.I falë përfaqësuesve në 25 qytete mundëson aktivitete të ndryshme me dobi sociale me qëllim ruajtjen e identitetit kulturor dhe fetar, promovimin e integrimit në shoqëri, agregimit dhe bashkëjetesës harmonike. Organizon takime e seminare mbi dialogun ndërkulturor e ndërfetar, mbi edukimin qytetar dhe kulturën e legalitetit; kurse në lëmi të ndryshme; manifestime kulturore, sportive e turistike.

 

Programi i këtij viti shoqërohej nga një pjesëmarrje e konsiderueshme besimtarësh muslimane, të cilët kishin mbërritur në fshatin turistik që në orët e para të ditës së shtunë. Akomodimi i tyre në një prej resorteve më cilësorë të bregdetit Italian favorizoi në përjetimin e aktivitetit në mënyrën më të mirë.

Në këtë eveniment ishin të ftuar personalitete të jetës fetare e kulturore nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, por nuk mungoi pjesëmarrja e intelektualëve nga Italia si dhe përfaqësues të shoqatave që operojnë në këtë vend.

Dr. Alfred Aga, kryetari i shoqatës, hapi takimin duke përshëndetur të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre si dhe duke bërë një prezantim të U.A.M.I-t. Në vijim ftoi të nderuarin Hamza Piccardo të mbajë ligjëratën e parë të këtij takimi. H. Piccardo, përkthyes i Kur’ani-t  në gjuhën italiane si dhe drejtues  i web faqes islamonline.it erdhi në takim për të shqyrtuar temën mbi komunikimin dhe raportin që muslimanët duhet të kenë me mediat në Itali e më gjerë. Ai vlerësoi gjithashtu dhe përgëzoi komunitetin shqiptar që më së miri është integruar në shoqërinë italiane e që njëkohësisht me fanatizëm i ruan e i trashëgon vlerat dhe virtytet që e karakterizojnë.

Takimi vazhdoi me ligjëratën e  prof. dr. Shefqet Krasniqit, hoxhë i Xhamisë së Madhe në Prishtinë. Dr. Krasniqi ligjëroi mbi rolin e muslimanëve në historinë e Ballkanit, bëri një analizë të situatës aktuale të muslimanëve në këto treva si dhe gjendjen e tyre në shoqërinë perëndimore.

Pas ndërhyrjes së hoxhës së nderuar u prezantuan përfaqësuesit e disa prej shoqatave islame që operojnë në vend. Kështu përfaqësues të Islamic Relief, Giovani Mussulmani d’Italia (GMI), Scout Mussulmani si dhe Govani Europei per la Palestina (GEP) prezantuan punën e tyre të pranishmëve së bashku me një ftesë për bashkëpunim.

Të nesërmen më datë 4 prill ligjëroi pranë të pranishmëve hoxha i nderuar nga Maqedonia, Dr. Zekeria Bajrami.  Ai u përqendrua në tema teologjike me anë të të cilave synoi të zbatonte atë çka nga hadithet profetike shoqërohet me termin “Përkujtimi i bën mire besimtarit”. "Është detyrë e çdonjërit nga ne të jetë thirrës dhe përçues i vlerave të larta të Islamit, të kujdesemi për njëri-tjetrin e të kontribuojmë sa më shumë në zhvillimin e shoqërisë ku jetojmë po edhe të asaj ku lindëm" - nënvizoi ai.

I suksesshëm u paraqit edhe promovimi i librit të Rezart Bekës, studiues teologjie në Universitetin Gregorian të Romës si dhe themelues i shoqatës “Erazmus” në Tiranë. Libri me titull “Njeriu si Halifullah” përqendrohet në tema esencialiste të ndikimit të forcës së besimit në jetën e njeriut në mënyrë që ta drejtojë atë në stadin më të lartë, atë pra të “Mëkëmbësit të Zotit në tokë”.  Në vijim përshëndeti takimin  edhe shkrimtarja e nderuar Vitore Stefa Leka, e cila me praninë e saj solli një dëshmi të realitetit dhe të karakterit të shqiptarit i cili ruan bashkëjetesën e shëndoshë fetare kudo që ndodhet. Ajo e paraqiti këtë kuvend si shembullin më të mirë të kësaj natyre dhe një nga ato elemente të shoqërisë shqiptare me të cilën ne mund të krenohemi më shumë.

Ditën e dytë të takimit u prezantuan dhe përshëndetën takimin shoqata të ndryshme që janë pjesë e U.A.M.I-t, si ASIAM (Milano), Forum Alb-Trentino (Xhamia shqiptare në Pergine), Shoqata e muslimanëve shqiptare në Grosseto (Toscana) si dhe shoqata “Musulmani di Piacenza”.

Një rëndësi të veçantë pati edhe programi i seksionit  të gruas pranë U.A.M.I-t. Si fryt i parë i këtij organizmi u mundësua mbajtja e një konferencë me temë qendrore “Roli i dijes në jetën e femrës muslimane”. Në këtë konferencë referuan femra  muslimane të diplomuara në universitetet italiane.

Nuk mund të mungonin edhe aktivitete të ndryshme sportive të organizuara në ambientet e qendrës turistike, siç ishte edhe kampionati i minifutbollit, tashmë i përvitshëm.

Para mbylljes së programit, të pranishmit u ftuan të aderojnë në shoqatën e U.A.M.I-t si dhe të kontribuojnë në mbarëvajtjen e shoqatave muslimane në Itali.

Me dëshirën e mirë që aktivitete të tilla në dobi të shoqërisë dhe fesë sonë të jenë më të shpeshta e frytdhënëse, falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit që me praninë e tyre mundësuan arritjen e qëllimeve të këtij takimi.

 

U.A.M.I

Unione degli Albanesi Musulmani in Italia

 


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010