Ndikimi i lutjes nė pėrmirėsimin e fėmijėve – 2-
11.04.2010 08:14:36

Profeti lutej për fëmijët për t’i inkurajuar për mirësi

 

Enesi, kënaqësia e Allahut qoftë me të, transmeton duke thënë: “Nëna ime erdhi tek i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Zotit qoftë mbi të. Ajo kishte veshur pjesën e sipërme dhe të poshtme me gjysmën e perçes së saj dhe tha: “O i Dërguar i Allahut, ja ky është biri im Enesi, ta kam sjellë ty që të të shërbejë, lute Allahun për të.” I Dërguari i Allahut tha: “O Zot, shtoja pasurinë dhe fëmijët e tij!” Ndërsa në një version tjetër thuhet: “Bekoje në atë që i ke dhënë!” Enesi thotë: “Pasha Allahun, djemtë e mi dhe djemtë e djemve të mi janë më tepër se njëqind sot.” Shënon Muslimi.

Le të meditojmë këtu se si e ndërtoi dhe e ngriti ajo për birin e saj të ardhmen e tij në fe dhe çështjet e kësaj bote me lutje. Ai është brezi i vetëm dhe i pashoq i shokëve të Profetit, të cilët ditën të marrin, të kuptojnë dhe të zbatojnë nga i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Zotit qoftë mbi të.

I Dërguari i Allahut e shpërblen Ibn Abasin, një djalosh, për shkak të përgatitjes së enës për të marrë abdest i Dërguari i Allahut, pa e kërkuar djaloshi për t’u lutur për të. Shënon Buhariu nga Abdullah b. Abasi, kënaqësia e Allahut qoftë me të, i cili thotë se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Zotit qoftë mbi të, hyri në nevojtore dhe unë ia përgatita enën për të marrë abdest. Ai tha: “Kush e ka vënë këtë?” Unë e lajmërova, kurse ai tha: “O Zot, thelloje në dituri dhe mundësoja ta kuptojë fenë!” Allahu i Lartësuar i përgjigjet lutjes së tij dhe Ibn Abasi bëhet det i këtij umeti në dije dhe interpretues i Kuranit.

Nëse ata janë modeli dhe shembulli ynë, atëherë Allahu i Lartësuar na urdhëron që t’i ndjekim ata. Allahu i Madhërishëm thotë: “Këta janë ata, të cilët Allahu i ka udhëzuar në rrugën e drejtë, prandaj edhe ti (o Muhamed) ndiq rrugën e tyre.” (En’am, 90)

Allahu i Lartësuar gjithashtu na lajmëron se i Dërguari i Tij është modeli më i mirë për ne për të gjitha çështjet: “Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm për atë, që shpreson tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e përmend shumë Allahun.” (Ahzab, 21)

 

Në këta hapa kanë ecur edhe gjeneratat e para

 

Ata i shohim se si kujdesen në shpeshtimin e lutjes për fëmijët e tyre. Fudajl b. Ijadi, zotëri i këtij umeti, një ndër dijetarët e mëdhenj të këtij umeti, lutet për djalin e tij, Aliun, Allahu e mëshiroftë, kur ai ishte i vogël, me fjalët: “O Allah! Ti e di që unë u përpoqa ta edukoja djalin tim Aliun, por nuk munda. O Allah, ma eduko atë!” Ai është kujdesur shumë për edukimin e tij, mirëpo ai e di se e tërë çështja është në dorë të Allahut, prandaj i lutet dhe i përgjërohet Atij për përmirësimin e djalit të tij. Allahu i përgjigjet lutjes së tij, ia  përmirëson djalin, bile nga disa dijetarë Ali b. Fudajli konsiderohet më i mirë sesa babai i tij, me gjithë respektin dhe vlerën e madhe të babait të tij, Allahu i mëshiroftë të dy. Fragmente të tilla janë të shumta, por nuk dëshirojmë të zgjerohemi më shumë.

 

Ki kujdes lutjen kundër fëmijëve të tu

 

Një fakti që duhet të jetë i ditur dhe i ngulitur thellë në zemrat e prindërve është se lutja kundër fëmijëve është prej gjërave të ndaluara, që nuk duhet të praktikohet në asnjë situatë. I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Zotit qoftë mbi të, e ka ndaluar lutjen kundër fëmijëve. Ai thotë: “Mos u lutni kundër vetvetes, mos mallkoni pasurinë tuaj e as mos u lutni kundër fëmijëve tuaj, se ndodh që të qëlloni orën kur Allahu i pranon lutjet, e ato pranohen”

Prindi mund të zemërohet për shkak të veprimeve të këqija të fëmijës ose për shkak të mosrespektimit të tij dhe është e drejtë e tyre të zemërohen, mirëpo nuk duhet që në këtë situatë të lutet kundër fëmijës, ngase do të jetë i pari që do të pikëllohet dhe shqetësohet nëse e godet ndonjë e keqe fëmijën e vet. Prindi ose prindërit le ta kujtojnë se lutja e tyre për ose kundër fëmijës është prej lutjeve që pranohen. I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Zotit qoftë mbi të, na ka lajmëruar lidhur me këtë me fjalët: “Tri lutje pa dyshim pranohen e nuk refuzohen... njëra prej tyre “lutja e prindit për fëmijën e tij”, ndërsa në një transmetim tjetër thuhet “lutja kundër tij”.

Pranimi i lutjes kundër fëmijës mund të jetë shkak për shtimin e mosrespektimit dhe prishjes për atë që ka bërë lutje kundër tyre.

Një burrë erdhi te Abdullah b. El Mubareku, Allahu e mëshiroftë, duke iu ankuar për mosrespektimin e fëmijës. Ibn Mubareku e pyeti: “A je lutur kundër tij?” Tha: “Po” Tha: “Shko, ti tashmë e ke prishur.” Kjo përgjigje e tij dëshmon për horizontin e gjerë të dijes së tij. Lutja kundër fëmijëve do t’u shtojë atyre vetëm se prishje, kryeneçësi dhe mosrespektim. I pari që do të ankohet për këto është ai që ka shpejtuar me lutje kundër fëmijëve.

Allahu i udhëzoftë fëmijët tanë, na i përmirësoftë trashëgimtarët tanë, i bëftë ata prehje për sytë tanë në këtë botë dhe në botën tjetër. Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve.

 

 

Përgatiti: Almedin Ejupi


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010