Këshilla e pestë
• Kini kujdes nga rreziku i mediave vizive
Një rrezik tjetër që mund të sjellë shumë të këqija në shtëpi është edhe televizioni. Sot, nuk ndodhet pothuajse asnjë shtëpi që nuk ka diçka që lidhet me ekranin, qoftë televizion, kompjuter apo diçka tjetër. Qëllimi për të pasur dobi nga këto është shumë i vogël. Shumica e tyre sjellin dëme të mëdha, veçanërisht VCR, të cilat përdoren për të shikuar filma.
Me ardhjen e satelitëve të cilët sjellin programe direkte në shtëpitë e muslimanëve, mundësia për t’iu shmangur efekteve negative të tyre pothuajse është e pamundur.
Në vazhdim do t’ju njohim me disa nga dëmet që sjell të shikuarit e televizionit. Pasi të kemi menduar rreth tyre, secili prej nesh që dëshiron ta arrijë kënaqësinë e Allahut dhe t’i largohet hidhërimit të Tij, të shikojë se çfarë mund të ndryshojë në këto situata.
• Ndikimi i televizionit në fenë tonë
Duke parë në televizion simbolet e jomyslimanëve, si p.sh: kryqin, statujat e Budës, zotat e tyre, si zotin e dashurisë, të sakrificës, të shiut etj., ne na lindin dyshime rreth fesë sonë të pastër. Gjithashtu, filmat e ndryshëm të misionarëve që i ftojnë njerëzit në fetë e tyre, që të bëhen të një feje tjetër, ndikojnë pa dyshim tek ne.
Dëmi tjetër është se televizioni na paraqet disa krijesa të cilat lënë përshtypje se mund të krahasohen me Zotin tonë në krijim, në fuqinë për jetë dhe vdekje, etj., si p.sh. disa skena ku paraqiten njerëz që ngjallin të vdekurin me anë të kryqit apo shkopit të tyre magjik, etj.
-Fund-
Sheikh Muhammed Salih el Munexhid
Përktheu dhe përshtati nga anglishtja: Toska Belegu