Dobitė e dhikrit, pėrmendjes sė Allahut tė Madhėruar
28.02.2010 08:11:35

Gjëja më madhështore që e mbron zemrën e njeriut është dhikri, përmendja e Allahut të Madhëruar. Kush e ushtron gjuhën e tij me dhikër, e ruan atë nga e pavërteta dhe e kota. E, kush e lag gjuhën e tij me të pavërtetën, të kotën dhe të turpshmen, i thahet gjuha nga dhikri.

Prej dobive të dhikrit të Allahut të Madhëruar janë:

Allahu i Madhëruar thotë: “Me përmendjen e Allahut qetësohen zemrat.”[1]

  1. Mexhliset e dhikrit janë mexhlise melaikesh, ndërsa mexhliset e kota dhe të pakujdesisë janë mexhlise të Iblisit.
  2. Dhikri i jep fytyrës shkëlqim në këtë botë dhe dritë në botën tjetër.
  3. Është siguri nga dyfaqësia, ngase hipokritët e përmendin shumë pak Allahun.
  4. Është ushqim për zemrën dhe shpirtin.
  5. Dhikri i shpeshtë largon nga përgojimi, mbartja e fjalëve, gënjeshtra, gjërat e fëlliqura dhe ato të kota.
  6. E bën njeriun të lumtur.
  7. Është fidani i xhenetit.
  8. Bën pjesë në ibadetet më të lehta, por më madhështore dhe nga më të mirat.
  9. Ka një kënaqësi të veçantë në mesin e të gjitha veprave të tjera, që nuk i përngjan asgjë.

10.  Largon Iblisin dhe e shpërfill atë.

 Thotë i dashuri ynë sal-lallahu alejhi ue selem: “Kush thotë ‘subhanallah ue bihamdihi’ 100 herë në ditë, i fshihen gabimet (mëkatet), edhe në qoftë se janë sa shkuma e detit.”

11.  Dhikri shlyen gabimet (mëkatet) ngase është nga veprat më të mira e të mirat i shlyejnë të këqijat.

12.  Sjell riskun (furnizimin).

13.  Ndriçon fytyrën dhe zemrën.

14.  Forcon zemrën dhe trupin.

15.  Kënaq Mëshiruesin, Allahun.

16.  Mbjell afërsinë me Allahun e Madhëruar.

17.  Hap derën madhështore prej dyerve të njohjes së Allahut. Kur njeriu e shton dhikrin, i shtohet kjo njohje.

18.  Mundëson kthimin tek Allahu i Madhëruar.

19.  I jep jetë zemrës.

20.  Po që se Allahu i Madhëruar përmendet nga robi i Tij kur është në gjendje të rehatshme, Allahu do ta përmendë atë kur është në gjendje të vështirë.

21.  Dhikri është shpëtues nga dënimi i Allahut.

22.  Është shkaktar për sjelljen e qetësisë, të mëshirës dhe afron melaiket.

23.  Është dritë për njeriun në këtë botë, në varr, në botën tjetër, me të e kalon rrugën e Siratit. Nuk ka diçka që i ndriçon zemrat dhe varret më mirë sesa dhikri.

24.  E zgjon zemrën nga gjumi.

25.  Është i barabartë me lirimin e robit, shpenzimin e parave për hir të Allahut dhe xhihadin.

26.  Është maja e falënderimit.

27.  Është shërim i zemrës dhe ilaç i saj.

28.  Melaiket kërkojnë falje për atë që bën dhikër ashtu si bëjnë për të penduarin.

29.  Dhikri është më i mirë sesa duaja.

30.  Zemra forcohet dhe vetëm dhikri mund ta zbusë.

 Muhamedi sal-lallahu alejhi ue selem thotë: “Kur të falni namazin, filloni me falënderim të Allahut e pastaj lartësojeni Atë, dërgoni salavate mbi Pejgamberin e më pas bëni dua çfarë të doni.”[2]

31.  Dhikri e lehtëson të vështirën dhe realizon të mundimshmen.

32.  I sjell robit besnikëri në raport me Krijuesin e tij.

33.  Katet e xhenetit ndërtohen me dhikër, kur robi e ndërpret dhikrin, melaiket e ndërpresin ndërtimin.

34.  Dhikri është mur (pengesë) mes njeriut dhe xhehenemit.

 

Nga libri “Elvabilu esajb”

Përshtati: Rashit Zylfiu

 


[1] Err’R’ad, 28

[2] Shënon Ahmedi, Termidhiu. Hadithi është i mirë.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010