Kėshilla pėr njė shtėpi mė tė mbrojtur -4-
28.02.2010 08:07:10

Këshilla e katërt

 

  • Të dëbojmë nga shtëpitë tona burrat që janë femëruar

 

Buhariu, Allahu qoftë i kënaqur me të, në kapitullin e dëbimit-përjashtimit nga shtëpia e burrave që imitojnë gratë, raporton këtë hadith nga Ibn Abasi, i cili ka thënë: “I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka mallkuar ata burra që imitojnë gratë dhe ato gra që imitojnë burrat dhe ka thënë: “Dëbojini ata nga shtëpitë tuaja.”  (Buhariu në kapitullin e veshjes, kaptina 62, el Fet’h, 10/333)

 

Pastaj, Buhariu përmend hadithin e Ummu Selemes nën titullin “Pse është e ndaluar për një burrë që imiton një grua të hyjë aty ku ka gra?” Thotë Ummu Seleme se një ditë ishte i Dërguari i Allahut në shtëpinë e saj dhe aty ishte prezent edhe një burrë i femëruar që po i thoshte vëllait të saj Abdullah ibn Ebu Umejes: “Nëse do Allahu që ju të fitoni nesër në Taif, unë do ta tregoj bijën e Gailanit, e cila ka katër shtresa (rrathë) të trashësisë përpara dhe tetë mbrapa”. I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, tha: “Ky njeri të mos hyjë më tek ju.” (Buhariu kaptina 113, el-Fet’h, 9/333) 

 

Definicioni për meshkujt e femëruar (mukhannath) është: Ata burra të cilët i ngjajnë grave fizikisht ose i imitojnë lëvizjet dhe të folurit e tyre.

Nëse një mashkull ngjason me një femër fizikisht, mirëpo pa dëshirën e tij, ngase Allahu ashtu e ka krijuar, atëhëre ky njeri nuk fajësohet për këtë dukje. Ajo që duhet të bëjë është që të mundohet maksimalisht t’i ikë këtij përngjasimi.

Nëse ky njeri i imiton me qëllim femrat, atëherë ky quhet homoseksual, pavarësisht se a ka kryer ndonjë akt amoral apo jo.

Burri i femëruar që është përmendur në hadith i cili kishte hyrë në shtëpinë e Pejgamberit a.s. njihej si shërbëtor i vjetër, por i fuqishëm.

“...dhe robëreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbëtorëve nga meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat...” (Nur 31)

Kur i Dërguari, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, kuptoi se ky njeri përshkruan gratë saktësisht se si duken, atëherë ai urdhëroi që të dëbohet dhe të mos hyjë më në shtëpitë  e grave të tij për shkak të dëmit që mund të sjellë.

 

Çfarë të themi ne kur sot, në ditët tona shohim shumë shembuj të tillë të meshkujve që imitojnë femrat, e posaçërisht kur raste të tilla shohim edhe nëpër shtëpitë e muslimanëve? Sigurisht  se jobesimtarët lënë përshtypje të këqija te vajzat dhe djemtë tanë.

Tanimë ekziston edhe një grup tjetër i njohur si “gjini e tretë” ku meshkujt vishen si femrat dhe lyhet si ato. Çfarë fatkeqësie për një vend i cili do të duhej të njihej si umet i xhihadit!

Ebu Hurejra tregon në një hadith, ku një burrë i femëruar (homoseksual) kishte lyer duart e tij me këna (zbukurim i duarve i njohur tek gratë) dhe ishte sjellë tek i Dërguari i Allahut dhe disa i kishin thënë: “O i Dërguari i Allahut, ky njeri ka imituar gratë!” I Dërguari i Allahut kur e pa, e dëboi në një vend të izoluar të quajtur el-Beki, si dëmin i asaj që kishte vepruar dhe për t’i mbrojtur të tjerët nga e keqja e tij. Disa nga të pranishmit e pyetën të Dërguarin e Allahut: “Pse nuk e vret?” I Dërguari i Allahut u përgjigj: “Mua më është ndaluar t’i vras ata që falen.” Shënon Ebu Davudi 4928  sahih el xhami’ 2502.

 

Shejh Muhammed Salih el Munexhid

Përktheu dhe përshtati nga anglishtja: Toska Belegu


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010