El Vekil (Mbikėqyrėsi)
19.12.2009 14:50:55

Argument pėr kėtė emėr kemi fjalėn e Allahut tė Lartėsuar: “Allahu ėshtė krijues i ēdo sendi dhe Ai ėshtė mbikėqyrės ndaj ēdo gjėje.” (Zumer, 62)
   El Vekil ėshtė Ai i Cili i mbikėqyr dhe rregullon ēėshtjet e krijesave me diturinė, me fuqinė dhe me urtėsinė e pėrsosur tė Tij, mbikėqyr robėrit e Tij dhe ua lehtėson atyre dhe ua largon vėshtirėsitė, ndaj kush e merr si mbikėqyrės Atė, Ai i mjafton atij. Ai thotė: “Allahu ėshtė mbikėqyrės i atyre qė besuan, i nxjerr ata prej errėsirave nė dritė.” (Bekare, 257)


El Halik- El Halak, El Bari- El Musavir (Krijuesi, Filluesi, Formėdhėnėsi)


   Allahu i Lartėsuar thotė: “Vėrtet, Zoti yt ėshtė krijuesi i pėrgjithshėm, mė i dijshmi.” (Hixhr, 86). Krijuesi, Filluesi, Formėdhėnėsi, i Cili krijoi ekzistencėn. I dha formė me urtėsinė e Vet dhe Allahu vazhdon ta ketė kėtė atribut madhėshtor.
   El Halik (Krijuesi) ėshtė krijuesi i gjėrave nga asgjėja. “S’ka krijues tjetėr pos Allahut tė Lartėsuar: “A ka ndonjė zot tjetėr qė ju furnizon nga qielli e toka?” (Fatir, 3)
   El Bariu (Filluesi), Ai i krijoi krijesat pa ndonjė shembull tė mėparshėm. El Musavir (Formėdhėnėsi), i Cili krijoi krijesat dhe u dha forma tė ndryshme, secila prej tyre dallon nga tjetra, me gjithė numrin e tyre tė madh. Ai thotė: “Ai ėshtė Allahu, Krijuesi, Shpikėsi, Formėsuesi.” (Hashr, 24)


El Menan – El Mu’ti- El Muhsin (Mirėbėrėsi, Dhėnėsi, Bamirėsi)


   Enesi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, tregon se ka qenė ulur me tė Dėrguarin e Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, kurse njė njeri falej dhe lutej: “O Allah, unė tė lutem, Ty tė takon lavdėrimi, s’ka zot tjetėr pos Teje, Ti je Mirėbėrės, Shpikės i qiejve dhe i tokės. O Ti tė Cilit i takon madhėshtia dhe nderi. O i Gjalli, o i Pėrjetshmi!” I Dėrguari i Allahut tha: “E ka lutur Allahun me emrin e Tij tė Madh, qė nėse thirret me tė, pėrgjigjet, nėse i kėrkohet, jep.” (Shėnon Ebu Daudi)
   Ndėrsa nė hadithin tė cilin e shėnon Buhariu, tė transmetuar nga Muavije b. Ebi Sufjani, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, tregon se i Dėrguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: “Atij qė Allahu ia do tė mirėn, ia mundėson tė kuptuarit e fesė. Allahu ėshtė Dhėnės, ndėrsa unė jam el Kasim...”
   “Allahu ėshtė Bamirės dhe e do bamirėsinė.” (Sahih transmeton Abdurrezaku)


Ed Dejan

   Ky emėr nuk ėshtė pėrmendur nė Kuran, mirėpo i Dėrguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, e ka pėrmendur duke pasur pėr qėllim me tė se ėshtė i pėrveēėm dhe si atribut e cilėsi e pėrsosur. Xhabir b. Abdullah b. Unejsi thotė se e kam dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, se ka thėnė: “Allahu do t’i ringjallė robėrit e do t’i thėrrasė me zė tė cilin e dėgjon i afėrmi dhe i largėti: “Unė jam El Melik (Sunduesi), Ed Dejan.”


El Varith (Gjithėshtrashėguesi)

   Ky emėr nė Kuran ėshtė pėrmendur nė formė tė madhėshtisė duke pasur pėr qėllim si emėr tė pėrveēėm dhe si emėr i pėrsosur, si nė fjalėn e Allahut tė Lartėsuar: “E sa vendbanime qė pėrbuzėn jetėn e vet Ne i kemi shkatėrruar, e ja, ato janė shtėpitė e tyre, qė pas tyre ato pak kohė janė banuar prej ndokujt dhe Ne ishim trashėgues tė tyre.” (Kasas, 58)
   Gjithashtu fjala e Allahut tė Lartėsuar: “Ne, vėrtet jemi qė japim jetė e vdekje dhe Ne jemi trashėgues (tė qiejve e tokės).” (Hixhr, 23). Gjithashtu ėshtė pėrmendur nė lutjen e Zekerijas alejhi selam: “(Pėrkujto) Edhe Zekiriain kur e luti Zotin e vet: "Zoti im, mos mė le tė vetmuar se Ti je mė i miri trashėgues (pas ēdokujt)." (Enbija, 89)
   El Varith (Gjithėtrashėguesi) ėshtė Ai i Cili do tė mbetet pas pėrfundimit tė krijesave.


El Mus’ir – El Kabid- El Basit (Shtrėnguesi, Dhėnėsi)

   Kėta emra nuk janė pėrmendur nė Kuran, por nė Sunetin e tė Dėrguarit tė Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė. Nė Sunenin e tij, Tirmidhiu thotė se hadithi ėshtė hasen sahih. Gjithashtu nė Sunenin e Ebi Daudit, ibn Maxhes, Ahmedit nga Enesi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se ka thėnė: “Njerėzit thanė: “O i Dėrguar i Allahut ēmimi ėshtė shtuar (ngritur), na cakto pėr ne ēmim.” Me atė rast i Dėrguari i Allahut tha: “Allahu ėshtė Ai i Cili cakton ēmimet. Ai ėshtė Shtrėnguesi, Dhėnėsi, Furnizuesi. Unė shpresoj ta takoj Allahun dhe askush prej jush tė mos mė kėrkojė pėr ndonjė padrejtėsi pėr gjak ose pėr pasuri.”
Ndėrsa kush ka argumentuar pėr dy emra tė Tij, El Kabid El Basit, me fjalėn e Allahut tė Lartėsuar: “Allahu shtrėngon (varfėron) dhe ēliron (begaton)
.” (Bekare, 245), nuk ia ka qėlluar.
   El Mus’ir ėshtė ndėr emrat e Allahut qė tregon pėr cilėsinė e veprave tė Allahut, ngase ka tė bėjė me dy llojet e rregullimit; kozmik dhe atij tė sheriatit. Shtrėnguesi dhe Dhėnėsi janė ndėr emrat e Allahut qė vijnė tė shoqėruar njėri nga tjetri dhe nuk bėn tė veēohen. Ai shtrėngon furnizimin me urtėsinė e Vet dhe jep me Bujarinė dhe fisnikėrinė e Vet.
 

Husejn Serraxh
21.12.2007


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010