Kėshilla pėr njė shtėpi mė tė mbrojtur -3-
21.02.2010 08:09:00

Këshilla e tretë:

 

  • Kujdes nëse shoferi është mashkull apo keni shërbëtore në shtëpi

 

Përpjekja për ta luftuar shejtanin dhe për t’ia mbyllur derën e ngacmimeve të tij dhe fitnes, është një prej prioriteteve të sheriatit të Allahut. Shumë sprova dhe mëkate kanë ardhur si rezultat i të pasurit shofer apo shërbëtore në shtëpi. Shumë njerëz nuk i kushtojnë vëmendje një gjëje të tillë e nëse e vërejnë këtë, nuk e marrin seriozisht.

Njeriu vazhdon të thumbohet disa herë në të njëjtin vend, megjithatë nuk ndien dhimbje. Ai është dëshmitar i ndonjë katastrofe që ka ndodhur afër shtëpisë së tij (fqinjëve të tij) por prapë nuk merr mësim nga ajo. Kjo buron nga feja e tij e dobët dhe mos ndjenja e pranisë së Allahut me të. Shkurtimisht, do të shpjegojmë efektet negative që ka shërbëtorja apo shoferi si punonjës në shtëpi. Gjithashtu, dëshirojmë t’ia kujtojmë këto rreziqe edhe atyre që kanë sy për të parë ose që dëshirojnë që shtëpitë e tyre të jenë në rrugë të mbarë.

 

Duke pasur shërbëtor në shtëpi apo shofer mashkull, ne mund t’iuekspozohemi fitneve dhe joshjeve të ndryshme për shkak të zbukurimit të veshjes së tyre, vetmimit me ta etj. Ne dëgjojmë çdo ditë ngjarje nga më të ndryshmet, njëra pas tjetrës të cilat tregojnë se pikërisht kjo ka qenë shkak që të rinjtë të devijojnë nga rruga e drejtë. Si shembull kemi rastin kur shërbëtorja merr guximin të hyjë në dhomën e djaloshit të ri apo djaloshi e shfrytëzon rastin kur nuk është askush në shtëpi dhe merr guximin të hyjë në dhomën e shërbëtores. Ka prej atyre që ia tregojnë familjeve të veta shumë haptazi se çfarë ka ndodhur, mirëpo nuk ka reagime nga familjarët e tyre, ose, edhe nëse familja zbulon diçka të tillë ata as nuk ndiejnë xhelozi apo prishje të nderit familjar.

 

Me këtë situatë përputhet ajeti 29 në suren Jusuf: “Jusuf, largohu nga kjo (mos ia përmend askujt)! E ti (grua) kërko falje për mëkatin tënd, se vërtet ti qenke fajtore!”

 

Pra, zjarri qëndron pranë gazit (që mund të jetë shtëpia jote) megjithatë e lëmë situatën të mbetet ashtu siç është, pa marrë kurrfarë masash mbrojtëse.

 

Kemi raste të tjera kur shërbëtoret sillen keq me vajzën e zonjës së shtëpisë.

Zonja e shtëpisë i neglizhon detyrat e saj dhe përgjegjësitë rreth familjes duke u bërë në këtë mënyrë shkak që fëmijët e saj t’i mbikëqyrë një shërbëtore e pasjellshme dhe e paedukuar moralisht. Situata të tilla të keqtrajtimit më së shumti ndodhin kur të zotët e shtëpisë janë në udhëtim dhe  lënë të kujdesen jobesimtarët për fëmijët e tyre.

 

Fëmijët, qysh në fëmijëri fillojnë të mësojnë fenë e shërbëtoreve të tyre jomuslimane siç është feja e krishterë, budiste, etj.

 

Disa fëmijë, duke marrë shëmbëlltyrë shërbëtoret e tyre jomuslimane, vizatojnë shenja kryqi në kokat e tyre dhe në dy anët e gjoksit dhe për këtë ju thuhet “Kjo është diçka shumë e bukur nga Jezusi”. Një rast tjetër tregohet se fëmijët janë bërë budistë duke shikuar kujdestarët e tyre, shërbëtoret jomuslimane, duke adhuruar statujën e Budës, ose duke marrë pjesë në rituale të ndryshme ku i bëhet shirk Allahut dhe me këtë ata ngelin në mosbesim.

 

Fëmijët janë nën përgjegjësinë e nënës, e cila duhet t'i rrisë ata me dashuri dhe kujdes, gjë që është esenciale për fëmijët që të rriten të edukuar dhe stabil në jetë. Një shërbëtore nuk mund t'u ofrojë kurrë fëmijëve atë që u ofron nëna e tyre ngase ata nuk janë të saj.

 

Nëse një fëmijë ngatërron të folurit e tij me një të folur të huaj, ai do të këtë mangësi në edukimin e tij shkollor.

 

Prindërit mendojnë se do të dëmtohen financiarisht nëse i paguajnë rrogat e shërbëtoreve apo shoferëve. Kjo shkakton grindje në familje se kush duhet t'i paguajë këto harxhime, burri apo gruaja e punësuar? Nëse gruaja do të qëndronte në shtëpi e nuk do të kishte punën e saj, ajo do t'i shkaktonte me të vërtetë vetes dëme të mëdha.

Në fakt, ne i shkaktojmë vetes probleme të panevojshme shumë herë dhe sigurisht që duhet të bëjmë zgjidhje. Këto zgjidhje fatkeqësisht në të shumtën e rasteve janë të gabuara, zgjidhje jo vendimtare.

 

-Duke u mësuar me të pasurit gjithmonë shërbëtorë rreth vetes, ne bëhemi të pavarur dhe fitojmë veçori negative në karakterin tonë.

 

Disa gra vënë kusht në kontratën e tyre martesore se dëshirojnë të kenë shërbëtore kur të shkojnë tek shtëpia e burrit. Ka raste kur gruaja ka kërkuar t'i marrë nga familja e saj shërbëtorët dhe ti' sjellë në shtëpinë e burrit. Në këtë mënyrë vajzat tona humbin aftësitë për t'u ballafaquar me çfarëdo problemi, qoftë më i vogli ,në shtëpi.

 

Shumica e grave që kanë shërbëtorë në shtëpi, kanë edhe kohë shumë për të humbur dhe nuk dinë se ku ta shpenzojnë. Disa prej tyre shumicën e kohës e kalojnë në gjumë, e disa jashtë shtëpisë nëpër takime duke përgojuar e shpifur për të tjerët. Për këtë ata do të pendohen një ditë, në Ditën e Gjykimit.

 

Dëmet mund të shkaktohen edhe mbi anëtarët e familjes në disa mënyra:

 

  •  
    • Magjia - që mund të shkaktojë ndarjen në mes të burrit dhe gruas ose në prishjen e harmonisë familjare.
    • Humbja e pronës apo pasurisë, si rezultat i plaçkitjes.
    • Shkatërrimi i moralit familjar. Sa e sa shtëpi të njerëzve të edukuar e të ngritur janë bërë çerdhe e imoralitetit nga mungesa e pronarëve të shtëpisë.

 

Sigurisht se keni dëgjuar për raste të ndryshme kur shërbëtorja (femër) ka ftuar meshkuj në shtëpinë e pronarëve të saj kur ata nuk kanë qenë aty.

 

Ai njeri i cili i frikësohet Allahut, duhet ta dijë se në shtëpinë e tij duhet të ketë përkufizime, duhet të ketë limite.

 

Një vajzë, e cila mbetet vetëm në shtëpi apo në veturë me vozitësin e saj që nuk është mahrem, nuk e var veshin fare se me zbulimin apo parfumosjen e saj do ta sjellë situatën deri te një pikë kulminante ku afërsia e tepërt çon në amoralitet. Incidente të tilla gjenden me të madhe në mesin e shoqërisë sonë dhe për ata që kanë sy e mendje, këto incidente tregojnë se sa është rreziku i kësaj vepre.

 

Me sjelljen e shërbëtorëve që janë jomuslimanë nga secili do vend i huaj, ne po veprojmë në kundërshtim me atë që ka thënë Pejgamberi alejhi selam se jobesimtarët nuk duhet të lejohen në vende arabe (muslimane). Kjo që po bëjmë ne nuk është aspak e nevojshme, pasi mund të marrin shërbëtorë që janë muslimanë nëse kemi nevojë për punëtorë.

 

Fakti që ne po punësojmë jobesimtarë, atyre po u mundësojmë zhvillim ekonomik në vendet e tyre, duke pasur parasysh se punëtoret i transferojnë të ardhurat e tyre në familjet e tyre, edhe pse për këtë vendi musliman ku ata janë të punësuar ka përparësi.
Duke e bërë këtë përzierje në masë të madhe, ekziston rreziku që muslimanët të mos vërejnë më ndryshime mes jobesimtarëve dhe tyre. Kjo pa dyshim se shpie në shkatërrimin e fesë sonë të pastër.

 

Shkatërrimi i familjes si rezulat i të pasurit shërbëtore

 

Shikoni se sa shumë ndarje janë shkaktuar si rezultat i shërbëtoreve dhe sa e sa prej tyre kanë mbetur shtatzëna me fëmijë të jashtëligjshëm.

Pyetni njerëzit që punojnë në spitale të lindjes ose kërkoni raporte të detajizuara nga policia se sa probleme janë shkaktuar nga lindjet e fëmijëve jolegjitimë si rezultat i këtij fenomeni. Mendo pastaj rreth miliona sëmundjeve që janë përhapur vetëm si pasojë e kësaj! Padyshim se do të arrish në përfundim brutal rreth gjithë kësaj që po na ndodh neve si pasojë e punësimit të shërbëtoreve në shtëpi.

Shiko se çfarë idesh të gabuara kanë këta shërbëtore për sa i përket fesë islame dhe sjelljeve të muslimanëve! A po vëmë ne pengesa nga ata? A po u ofrojmë mundësi të mirë për ta kuptuar drejtë fenë tonë se si është?

 

Për këtë arsye, shumë dijetarë e kanë ndaluar një vepër të tillë, duke mos lejuar të punësohen shërbëtoret femra në shtëpi. Me këtë ne duhet të ndalohemi nga joshjet, nxitjet e këqija të nefsit dhe t’ia mbyllim derën shejtanit të mallkuar.

 

Në lidhje me këtë, Shejhu Muhammed Salih el-Uthejmin thotë:

 

  1. Ne nuk e mohojmë faktin se disa shërbëtorë janë muslimanë ndoshta edhe më të sinqertë sesa vetë pronarët. Ka raste kur shërbëtorja e ruan mus-hafin e saj në dollap të kuzhinës dhe posa t'i ketë kryer punët i kthehet leximit të Kuranit, ose, rasti tjetër siç ndodh që shoferi të falet në xhami, para se të fillojë orari i tij i punës e pastaj të vazhdojë detyrën e tij, etj.
  2. Ne nuk po i injorojmë nevojat esenciale që kanë nganjëherë njerëzit. P.sh, kur shtëpia është shumë e madhe dhe ka nevojë për shërbëtore, kur në familje ka shumë fëmijë, kur dikush në shtëpi është me sëmundje të pashërueshme ose me të meta fizike, ose kur gruaja ka shumë punë për të bërë dhe nuk arrin t'i përfundojë ato, etj. Këto janë përjashtime, mirëpo, ajo që duhet të na brengosë është pyetja se sa i aplikojmë ne në shtëpitë tona ligjet e Allahut? A mund të garantojmë se shtëpitë tona do të jenë larg veprave amorale (vetmia e shërbëtores me shoferin ose shoferi me vajzën tonë etj)?
  3. Ne duhet t'i urdhërojmë edhe shërbëtoret tona që të veshin hixhabin dhe të tjerët të mos i shikojnë nëse atyre u zbulohet diçka nga pjesët e turpshme të trupit.
  4. Nëse ndonjëri prej shërbëtorëve meshkuj hyjnë në shtëpi dhe e kupton se nuk ndodhet askush pos një shërbëtoreje femër, atëherë atij i ndalohet të hyjë brenda, etj.


Për këtë arsye, kushdo që ka ndonjë shërbëtore apo shofer në shtëpi, duhet të sigurohet se ky person është i nevojshëm për atë detyrë dhe duhet shikuar se a i plotëson kushtet që kërkon Islami. Historia e Jusufit alejhi selam përmban një mësim për ne në lidhje me këtë çështje. Kjo ngjarje na tregon shumë qartë për fitnet që mund të sjellin shërbëtorët e shtëpisë dhe se si e keqja fillon nga vetë pronarët e shtëpisë, edhe pse ndodh që shërbëtorët të jenë njerëz që ia kanë frikën Allahut.

Allahu thotë në Kuran: “E ajo, në shtëpinë e së cilës ishte Jusufi, i bëri lajka atij dhe ia mbylli dyert e i tha: “Eja!”. Ai (Jusufi) tha: “Allahu më ruajtë, ai zotëriu im (e burri yt) më nderoi me vendosje të mirë (si mud t'i bëj hile në familje)?”. S'ka dyshim se tradhtarët nuk kanë sukses.” Jusuf : 23

 

Ne i këshillojmë ata të cilët thonë se në shtëpitë e tyre është e domosdoshme të ketë shërbëtorë që t’u përmbahen këtyre rregullave:

  • të blejnë ushqim të gatshëm nga marketet
  • të përdorin enë letre apo plastike
  • të marrin pastrues të cilët i mbikëqyr burri gjatë asaj kohe
  • të kërkojnë nga të afërmit e tyre të kujdesen për fëmijët  kur të kenë nevoja të posaçme siç është p.sh. pushimi i gruas pas lindjes, etj.

 

Nëse e tërë kjo nuk është e mjaftueshme, atëherë kërkoni pastrues që paguhet për një ditë dhe që i plotëson kushtet e Islamit. Megjithatë, në këtë çështje ekzistojnë disa rreziqe dhe për ti evituar këto rreziqe duhet të jemi të kujdesshëm në disa gjëra.

Më së miri është që shërbëtorit t'i paguhen menjëherë orët sa ka punuar, në mënyrë që kur ta ketë kryer punën, të kthehet në shtëpinë e vet pa pasur nevojë të qëndrojë më në shtëpinë tuaj.

 

Diskutuam rreth kësaj çështjeje në mënyrë të zgjeruar për arsye se një situatë e tillë është përhapur mjaft në shoqërinë tonë.

 

Para se ta përfundojmë këtë temë, duhet t'i përmendim disa çështje që kanë të bëjnë me frikën ndaj Allahut.

 

  1. Nëse shtëpia juaj është e rrezikuar nga ndonjë fitne (sprovë), qoftë ajo nga shërbëtorët apo dikush tjetër, duhet ta keni frikën e Allahut dhe ta largoni atë sprovë sa më shpejt.
  2. Ata të cilët marrin shërbëtorë dhe u vënë  kushte të Islamit, duhet të kenë shumë kujdes që në të ardhmen të  mos të dobësohen dhe t'i thyejnë këto rregulla.
  3. Kushdo që ka shërbëtorë jomusliman në shtëpi duhet t’ia prezentojë Islamin në mënyrën më të mirë që ai ta pranojë atë si fe të tij, përndryshe duhet ta lëshojë dhe ai të kthehet nga ka ardhur.

 

 

Për fund, do ta mbyllim këtë temë rreth shërbëtorëve dhe vozitësve duke treguar edhe një ngjarje shumë të rëndësishme që ka bazë nga Kur’ani dhe Suneti, në mënyrë që të hedhim poshtë çdo ligj tjetër që kundërshton ligjin e Allahut (sheriatin) e në këtë mënyrë të ndërtojmë një shoqëri të pastër islame.

 

Ebu Hurejra dhe Zeid Ibn Halid, Allahu qoftë i kënaqur me ta, tregojnë këtë ngjarje: “Ne ishim me të Dërguarin e Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ur një njeri u ngrit dhe tha: “Të lus, o i Dërguari i Allahut, të gjykosh mes nesh me librin e Allahut”. Një njeri tjetër, i cili ishte më i ditur se ai i pari u ngrit dhe tha: “Gjyko mes nesh me librin e Allahut dhe më lejo mua që të flas i pari”. Pejgamberi alejhi selam tha: “Fol”. Njeriu filloi të flasë dhe tha: “Djali im shërbente si shërbëtor në shtëpinë e këtij njeriu dhe bëra zina me gruan e tij. Unë i dhashë atij 100 dele dhe një rob si kompensim për dëmin që i kishte shkaktuar nderit të tij. Pastaj unë u konsultova me disa prej atyre që kishin dijeni dhe ata më thanë se djali im duhet të rrihet 100 herë me kamxhik dhe të dëbohet nga vendi për një vit (sepse ai ishte i pamartuar), ndërsa gruaja duhet të gurëzohet sepse ajo ishte e martuar dhe e kishte pranuar aktin amoral.”

I Dërguari i Allahut tha: “Pasha Atë që në Dorën e Tij është shpirti im, unë do të gjykoj mes jush me librin e Allahut”. Ktheji prapa 100 delet dhe robin. Djali juaj duhet të rihet 100 herë me kamxhik dhe të dëbohet për një vit jashtë vendit. O Unejs, shko te gruaja e këtij njeriu nesër dhe pyete nëse ajo pranon atë çfarë ka bërë. Nëse ajo e pranon, atëherë gurëzojeni atë.” Shënon Buhariu  el Fet’h, 12/136

 

Shejh Muhammed Salih el Munexhid
Përktheu dhe përshtati nga anglishtja: Toska Belegu


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010