El Muxhib (Lutjepranuesi)
19.12.2009 14:50:45

Allahu i Lartėsuar thotė: “S'ka dyshim, Zoti im ėshtė afėr (me mėshirė), Ai u pėrgjigjet (lutjeve)!" (Hud, 61). Ndėr emrat e bukur tė Allahut ėshtė edhe El Muxhib (Lutjepranuesi), Lutjepranuesi i lutjeve tė lutėsve, i thirrjeve tė thirrėsve. Pranimi i lutjeve nga ana e Tij ėshtė dy llojesh: i pėrgjithshėm pėr kėdo qė e lut, lutje adhurimi dhe lutje kėrkesė. Allahu thotė: “Zoti juaj ka thėnė: "Mė thirrni Mua, Unė ju pėrgjigjem...” (Gafir, 60)
   Lutje (dua mes’eleh) ėshtė kur robi thotė: “O Zot, mė jep kėtė, ma largo nga unė kėtė!” Kjo lloj lutjeje ndodh me kėdo, tė mirin dhe tė keqin. Allahu i pėrgjigjet kujtdo qė i bėn lutje varėsisht nga gjendja dhe varėsisht nga urtėsia e Vet. Kjo na bėn me dije dhe na jep tė kuptojmė bujarinė e madhe tė Allahut tė Lartėsuar, bamirėsinė e Tij tė madhe ndaj tė mirit dhe tė keqit. Kjo nuk na jep tė kuptojmė gjendjen e mirė tė lutėsit (thirrėsit) nėse Allahu ia pranon lutjen, nėse nuk shoqėrohet me atė qė tregon pėr tė, si sinqeriteti i lutėsit ose se e vėrteta qėndron me tė, si lutjet e tė Dėrguarve pėr popujt e tyre ose kundėr tyre, e Allahu u pėrgjigjet nė lutjet e tyre. Kjo na jep tė kuptojmė sinqeritetin e tyre nė atė qė komunikojnė dhe nderin e tyre te Zoti i tyre. Pikėrisht pėr kėtė arsye, i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, shpesh bėnte lutje nė mėnyrė qė ta shohin muslimanėt dhe tė tjerėt pranimin e lutjes nga ana e Allahut tė Lartėsuar. E gjithė kjo ėshtė dėshmi dhe argument i profetėsisė sė tij dhe shenjė e sinqeritetit tė tij. Gjithashtu ajo qė pėrmendet pėr pranimin e lutjeve tė robėrve tė afėrt me Allahun e Lartėsuar, qė dėshmon pėr kerametet (nderin dhe pozitat e larta) qė kanė tek Allahu i Lartėsuar.
   Ndėrsa lutjepranimi i veēantė ka shkaqe tė shumta, ndėr tė cilat mund tė pėrmendim lutjen e nevojtarit tė cilin e ka goditur ndonjė vėshtirėsi e madhe. Allahu e pranon lutjen e tij. Allahu thotė: “A ėshtė Ai qė i pėrgjigjet nevojtarit (tė mjerit) kur ai e thėrret, duke ia larguar tė keqen e juve ju bėn mbizotėrues tė tokės.” (Neml, 62)
   Shkak i kėsaj ėshtė nevoja e madhe pėr Allahun, thyerja e madhe e zemrės para Tij dhe ndėrprerja e lidhjes me krijesat pėr shkak tė mėshirės sė madhe tė Allahut, e cila ka pėrfshirė tė gjitha krijesat varėsisht nga nevoja e tyre pėr to. E, si ėshtė puna pra me atė qė ka nevojė tė madhe?! Gjithashtu, ndėr shkaqet e pranimit tė lutjeve ėshtė edhe udhėtimi i gjatė, ndėrmjetėsimi tek Allahu me ndėrmjetėsimet mė tė dashura, me emrat dhe cilėsitė e Tij, me begatitė e Tij. Gjithashtu lutja e tė sėmurit, e atij qė i ėshtė bėrė padrejtėsi, lutja e agjėruesit, lutja e prindit pėr fėmijėn ose kundėr tij nė kohė dhe ēaste tė ndershme, kur pranohen lutjet.


El Mexhid (I Nderuari)

   Allahu i Lartėsuar thotė: “Mėshira e Allahut dhe bekimi i Tij qoftė me ju o familje e shtėpisė (sė Ibrahimit)! Vėrtet, Ai ėshtė meritues pėr falėnderim ėshtė bamirės i madh.” (Hud, 73)
   El Mexhid (I Nderuari), tė Cilit i pėrket nderi i madh. Nderi ėshtė madhėshtia e cilėsive. Ēdo atribut prej atributeve tė Tij ėshtė madhėshtor. Ai ėshtė i Gjithėdijshmi, i Pėrsosuri nė diturinė e Vet, i Gjithėmėshirshmi, mėshira e tė Cilit ka pėrfshirė ēdo gjė. I Plotfuqishmi, fuqia e tė Cilit pėrfshin ēdo gjė. I Buti, i Pėrsosur nė butėsinė e Vet. I Urti, i Pėrsosur nė urtėsinė e Vet e kėshtu me radhė nė tė gjitha emrat dhe cilėsitė e Veta.


El Mutekebir (I Madhėrishmi)

   Allahu i Lartėsuar thotė: “Ai ėshtė Allahu, qė nuk ka zot tjetėr pėrveē Tij, Sundues i Pėrgjithshėm, i Pastėr (prej tė metave qė i vishen), Shpėtimtar (qė i shpėton njerėzit prej ndėshkimit tė padrejtė), Sigurues (qė siguroi njerėzit me premtimin e vet dhe Pejgamberėt me mrekulli), Mbikėqyrės (qė mbikėqyr dhe pėrcjell ēdo send), i Plotfuqishėm, Mbizotėrues, i Madhėrishėm. I Lartėsuar ėshtė Allahu nga ēka i shoqėrojnė!” (Hashr, 23)
   I Madhėrishmi nga ēdo e keqe, nga ēdo mangėsi dhe nga ēdo e metė pėr shkak tė Madhėshtisė sė Tij.


Esh Shafi (Shėruesi)

   Nė hadithin tė cilin e transmeton Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur prej saj, rrėfen se i Dėrguari i Allahut, kur i bėnte vizitė tė sėmurit ose kur i vinte ndonjė i sėmurė, thoshte: “Largoje sėmundjen, o Zot i njerėzve, shėroje, Ti je Shėrues, s’ka shėrim pos shėrimit Tėnd!” (Shėnon Buhariu)


El Muhejmin (Mbizotėruesi)

   Argument pėr kėtė emėr kemi fjalėn e Allahut tė Lartėsuar: “I Plotfuqishėm, Mbizotėrues, i Madhėrishėm. I Lartėsuar ėshtė Allahu nga ēka i shoqėrojnė!” (Hashr, 23)
   Mbizotėrues i tė gjitha gjėrave tė fshehta dhe atė qė gjendet nė gjokse, i Cili me diturinė e Vet ka pėrfshirė ēdo gjė.


El Mu’min (Siguruesi)

   Argument pėr kėtė emėr kemi fjalėn e Allahut tė Lartėsuar: “Ai ėshtė Allahu, qė nuk ka zot tjetėr pėrveē tij, Sundues i pėrgjithshėm, i Pastėr (prej tė metave qė i vishen), Shpėtimtar (qė i shpėton njerėzit prej ndėshkimit tė padrejtė), Sigurues (qė siguroi njerėzit me premtimin e vet dhe Pejgamberėt me mrekulli), Mbikėqyrės (qė mbikėqyr dhe pėrcjell ēdo send), i Plotfuqishėm, Mbizotėrues, i Madhėrishėm. I Lartėsuar ėshtė Allahu nga ēka i shoqėrojnė!” (Hashr, 23)
   El Mu’min (Siguruesi), i Cili e ka lavdėruar Veten me cilėsi tė pėrsosura, me pėrsosurinė e bukurisė, i Cili ka dėrguar Profetė dhe ka zbritur libra me argumente, fakte dhe dėshmi, ajo qė tregon pėr vėrtetėsinė e asaj qė kanė ardhur: “Ai ėshtė i Cili i siguron njerėzit, qė mos t’i dėmtojė asnjėrin nga krijesat. I siguron nga dėnimi tė gjithė ata qė besuan nė tė. Tė gjithė do tė arrijnė atė qė e meritojnė: S'ka dyshim se Allahu nuk bėn pa drejtė as sa grimca, e nėse ajo vepėr ėshtė e mirė, Ai e shumėfishon atė dhe Vetė Ai i jep shpėrblim tė madh.” (Nisa, 40)
   El Mu’min ėshtė strehuesi i Cili e strehon tė dėmtuarin nga dėmtuesi, me fjalė tė tjera e ruan dhe e ndihmon atė, ashtu siē thotė Ai: “Thuaj: "Nė dorėn e kujt ėshtė i tėrė pushteti i ēdo sendi dhe Ai ėshtė qė mbron (kė tė dojė), e qė prej Atij nuk mund tė ketė tė mbrojtur; nėse jeni qė e dini?" (Mu’minun, 88)
   El Mu’min ėshtė Ai i Cili vėrteton besimtarėt kur e njėsojnė Atė, ngase Ai dėshmon pėr Veten e Vet dhe thotė: “Allahu vėrtetoi se nuk ka zot tjetėr pėrveē Tij, edhe engjėjt e dijetarėt, dhe se Ai ėshtė zbatues i drejtėsisė. Nuk ka zot pėrveē Tij, Fuqiplotit, e tė Urtit.” (Ali Imran, 18)
El Mu’min (Siguruesi), i Cili vėrteton me robėrit e Vet besimtarė premtimin e Vet: “Thuaj: "Allahu e tha tė vėrtetėn, pra ndiqni fenė e pastėr tė Ibrahimit, sepse ai nuk u takonte idhujtarėve.” (Ali Imran, 95). Gjithashtu thotė: “Ne u plotėsuam pastaj premtimin, i shpėtuam ata dhe kė dėshiruam Ne, ndėrsa ata qė kaluan ēdo kufi, i zhdukėm.” (Enbija, 9)


EL VASIU

   Argument pėr kėtė emėr kemi fjalėn e Allahut tė Lartėsuar: “...e Allahu ju garanton falje (mėkatesh) e begati; Allahu ėshtė Dhurues i Madh, i Dijshėm.” (Bekare, 268)
   Cilėsitė dhe atributet e Tij janė tė mėdha e tė gjera, saqė askush nuk mund ta falėnderojė Atė siē meriton, por Ai ėshtė siē e ka lavdėruar Veten. Ai ėshtė i Madhėrishėm, ka pushtet tė gjerė, sundim tė madh, mirėsi tė mėdha. Ai ėshtė shumė bujar dhe fisnik.
 

Husejn Serraxh
14.12.2007


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010