Surja En Nur dhe roli i saj nė ndėrtimin e familjes muslimane (1)
21.02.2010 00:09:14

Surja En Nur karakterizohet nga ruajtja e madhe e dinjitetit të familjes, e vlerës së nderit dhe mbështet fuqishëm krenarinë. Kjo sure ka sqaruar obligimet e shoqërisë në mënyrë që të ruhen shenjtëritë e Allahut dhe të drejtat e njerëzve. Megjithëse të gjitha suret janë të zbritura nga Allahu i Lartësuar, kjo sure është e vetmja që karakterizohet nga kjo nisje: "Kjo është një sure, të cilën Ne e kemi zbritur dhe urdhëruar, duke shpallur në të argumente të qarta, që ju t’ua vini veshin." (Nur, 1)

Shkaku i kësaj është se surja flet rreth problemeve të instinktit seksual. Pasi kontrolli i këtij instinkti është i domosdoshëm për sigurimin e nderit, moralit të qëndrueshëm dhe shoqërisë së pastër, kjo sure ka filluar kësisoj.

Fillimisht duhet të dimë se Islami është fe e natyrshmërisë së pastër dhe e refuzon artificialen dhe sajimin. Mësimet e kësaj feje të pastër kanë për qëllim të kontrollojnë natyrshmërinë dhe për ta siguruar njeriun që të ecë rrugës së drejtë. Prandaj, për këtë instinkt seksual ka mësime të qarta në këtë fe dhe për devijimin e tij ndëshkime të caktuara.

Instinkti dhe martesa

Surja En Nur flet rreth respektimit të instinktit dhe kontrollit të tij, në mënyrë që të mos devijojë djathtas as majtas, pastaj flet për kërcënimin për atë që braktis kufijtë e Allahut. Kurani nuk e konsideron instinktin seksual një ndyrësi të shejtanit, por e pranon atë dhe rrugëdalje të vetme për të ka caktuar martesën. Allahu i Madhërishëm thotë: "...të cilët e ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme), përveçse me gratë e tyre ose me skllavet që kanë në zotërim dhe, për këtë, nuk janë fajtorë, ndërsa ata që kërkojnë përtej kësaj, pikërisht ata janë shkelës (të kufijve)." (Muminun, 5-7) Martesën e konsideron adhurim, madje martesa përmbush gjysmën e fesë, siç thotë i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të: "Kur të martohet robi, e ka plotësuar gjysmën e fesë së tij, le të ketë frikë Allahun në gjysmën e mbetur." Shënon Bejhekiu, Albani e cilëson si të saktë.

Prandaj, martesa është obligim shoqëror dhe umeti islam patjetër duhet të solidarizohet në lehtësimin e saj.

Ajetet e kësaj sureje flasin për kujdestarët e vajzave, pastaj për atë që dëshiron martesën ose për atë që ka mundësi dhe e kërkon atë. Në ajetet e para lexojmë fjalën e Allahut të Lartësuar: "I martoni të pamartuarit dhe të pamartuarat ndër ju si dhe skllevërit dhe skllavet tuaja që janë besimtarë të ndershëm! Nëse janë të varfër, Allahu, do t'i begatojë ata me dhuntitë e Tij; Allahu është i gjerë në mirësi dhe i Gjithëdijshëm." (Nur, 32), ndërsa i Dërguari i Allahut e shpjegon këtë udhëzim me fjalët e tij: "Nëse ju vjen ndonjë person që jeni të kënaqur me fenë dhe moralin e tij me nijet për t'u martuar, martojeni atë. Por nëse nuk e bëni këtë, atëherë në sipërfaqen e tokës shfaqen sprova dhe shkatërrime të mëdha." Shënon Tirmidhiu dhe të tjerët.

Vetvetiu nënkuptohet që ky vlerësim i drejtohet kujdestarit të vajzës dhe familjes. Në fakt, këtë vlerësim nuk mund ta përcaktojë ligji, por atë e përcakton shoqëria besimtare, e përcaktojnë burrat që ia kanë frikën Allahut dhe që dëshirojnë të përhapet ndershmëria dhe përmbajtja në shoqëri. Allahu thotë: "Ata që nuk kanë mundësi për martesë, le të përmbajnë veten, derisa Allahu t'i begatojë me dhuntitë e Tij." (Nur, 33)

Patjetër që duhet të përmbahet. Shprehja përmbajtje nënkupton që njeriu të përpiqet, të qëndroj, të rezistojë dhe për këtë patjetër duhet frenim i epsheve dhe kontrollim i instinktit. Vërtet instinkti i fuqishëm kërkon një vullnet të hekurt. Kësisoj, vërejmë se Islami e lufton devijimin dhe ndjenjën seksuale me luftimin e fillimeve të para me të cilat joshet.

Jo shkatërrimit të familjeve

Në këtë sure lexojmë fjalën e Allahut të Madhërishëm, i Cili ndalon devijimin seksual: "O besimtarë! Mos hyni në shtëpitë e huaja pa marrë leje e pa i përshëndetur banuesit e tyre. Kjo është më e mira për ju që të merrni mësim." (Nur, 27)

Është transmetuar nga njëri prej të parëve, i cili thotë: "Kur të dëgjosh ajetin të fillojë me fjalët: "O besimtarë!", përqendroje të dëgjuarit tënd sepse ose është një e mirë që do të urdhërohesh ose ndonjë e keqe nga e cila do të ndalohesh." Kjo thirrje sinjalizon imanin. Përse? Sepse imani krijon ndërgjegjen vigjiluese që e bën njeriun kur të trokasë në një shtëpi e nuk e gjen burrin aty, të kthehet nga ka ardhur. Nuk lejohet shkatërrimi i një shtëpie në të cilën nuk është pronari prezent. Nuk lejohet nga aspekti fetar e as nga ai burrëror shkatërrimi i shtëpisë në të cilën gruaja është e vetmuar. Shtëpia është mburoja e saj, andaj në këtë mburojë ajo duhet të mbetet e mbrojtur. Islami refuzon çdo zakon shoqëror që mundëson të vetmuarit me gruan e huaj. Islami e kundërshton një veprim të tillë sepse me këtë mbyll dyert e sprovave.

 

Ruajtja e shikimit

Pastaj vjen një udhëzim tjetër i domosdoshëm që është ruajtja e shikimit. Njeriu i cili e lëshon syrin të përgjojë nderin andej e këndej pa dyshim se i hap vetes dyert e sherrit.

Dera e joshjes hapet me sy dhe me shikim ambicioz. Imani – në këtë rast - është bazë për frenim të epshit. Sepse kush është Ai i Cili e di shikimin e përvjedhur të syrit? Kush e di se si e lëshon të shikuarit tënd dhe cili është qëllimi i fshehur pas këtij shikimi? Imani është bazë i cili duhet të forcohet në zemrat. Allahu i Madhërishëm thotë: "Thuaju besimtarëve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara) dhe ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme)! Kjo është më mirë për ta! Me të vërtetë, Allahu është i Dijshëm për atë që bëjnë ata." (Nur, 30)

 

Ngacmimet janë të refuzuara

Udhëzimi tjetër është ndalimi i ngacmimeve epshndjellëse: "Thuaju besimtareve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara), ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme) dhe të mos i shfaqin stolitë e tyre, përveç atyre që janë të dukshme. Le ti mbulojnë kraharorët me mbulesat e tyre (të kokës)" (Nur, 31)

Me këtë nënkuptohet se trupi i femrës është vend i turpshëm që duhet mbuluar, përveç fytyrës dhe dy duarve. Gruaja nuk duhet të veshë rroba që përshkruajnë trupin ose që janë të tejdukshme ose që tërheqin shikimin sepse të gjitha këto hapin dyert e joshjes.

Islami kur urdhëron për ndershmëri dhe kur ndalon nga paturpësia ai i mbyll rrugët fillimisht para ngacmimeve pas të cilave rrëshqasin këmbët. Prandaj, siç thamë më sipër, surja është sure e etikës së intimiteteve, krahas kësaj ajo është siguruese dhe mbrojtëse e ndereve dhe e vlerave. Në fillim dhe në mbarim të sures flitet rreth edukatës së marrjes së lejes. Në fillim të saj: "O besimtarë! Mos hyni në shtëpitë e huaja pa marrë leje e pa i përshëndetur banuesit e tyre. Kjo është më e mira për ju. Ndoshta do t'ia vini veshin! Nëse atje nuk gjeni askënd, mos hyni derisa t'ju lejohet e, në qoftë se ju thuhet "Kthehuni", atëherë kthehuni! Kjo është më e mirë për ju. Allahu e di se çfarë bëni ju." (Nur, 27-28)

 

 

Përgatiti: Almedin Ejupi

 


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010