El Adhim – El Kebir (Madhėshtori, i Madhi)
19.12.2009 14:50:18

Allahu i Lartėsuar thotė: “Ai ėshtė i Larti, Madhėshtori.” (Bekare, 255). Gjithashtu thotė: “Ky (dėnimi) ėshtė pse kur bėhet thirrja pėr tė besuar Allahun Njė, ju e mohuat, e nėse i pėrshkruhej shok Atij, ju besuat, pra i tėrė sundimi ėshtė nė duart e Allahut, tė lartit, tė madhėruarit!” (Gafir, 12)
Allahu ėshtė Madhėshtori, i Cili pėrmbledh nė vete cilėsitė e madhėshtisė, cilėsitė e lavdėrimit, nderimit, bukurisė. Atij i pėrket ēdo atribut dhe domethėnie qė tregon madhėshti, ndaj krijesat nuk mund ta lavdėrojnė Atė siē meriton Ai, por Ai ėshtė ashtu siē e lavdėron Veten.
Domethėniet e madhėshtisė pėr Allahun e Lartėsuar janė dy llojesh:
1. Madhėshtia e Qenies dhe e cilėsive. Ai ėshtė i cilėsuar me ēdo cilėsi tė pėrsosur. E nga kjo pėrsosmėri Atij i takon mė e pėrsosura, mė madhėshtorja. Atij i pėrket dituria pėrfshirėse, fuqia e madhėshtia. E nga madhėshtia e Tij qiejt dhe toka janė nė dorėn e tė Gjithėmėshirshmit dhe ato janė tė vogla, siē ka thėnė ibn Abbasi dhe tė tjerė. Allahu i Lartėsuar thotė: “Ata nuk e ēmuan Allahun me atė madhėshtinė qė i takon, ndėrsa, nė Ditėn e Kiametit e tėrė toka ėshtė nė grushtin e Tij, e qiejt tė mbėshtjellė nė tė djathtėn e Tij.” (Zumer, 67). Gjithashtu thotė: “Allahu i mban qiejt dhe tokėn qė tė mos zhduken, e nėse zhduken, s'ka askush pos Tij qė mund t'i mbajė; Ai ėshtė qė nuk ngutet, ėshtė qė fal.” (Fatir, 41)
Ndėrsa nė hadithin sahih tė transmetuar nga i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, Allahu i Lartėsuar thotė: “Krenaria ėshtė mbėshtjellėsja ime (rida-pjesa e lartme e ihramit), ndėrsa madhėshtia ėshtė petku im (izar-pjesa e poshtme e ihramit). Pra, kush dėshiron tė matet me Mua nė kėto dy gjėra, Unė do ta hedh nė zjarr!”
Ndaj, krenaria dhe madhėshtia janė pėr Allahun. Janė atribute tė cilat thelbin dhe esencėn nuk arrin t’i kuptojė kush pos Allahut tė Lartėsuar.

2. Lloji i dytė: Prej domethėnieve tė madhėshtisė sė Allahut tė Lartėsuar ėshtė madhėshtia e nderit nė shpirtrat e robėrve tė Vet. Askush nga krijesat nuk meriton tė madhėrohet siē madhėrohet Allahu i Lartėsuar. AI meriton tė madhėrohet nga krijesat nė zemrat e tyre dhe me gjuhėt e tyre, me organet e trupit tė tyre, duke u pėrpjekur pėr njohjen dhe dashurinė e Tij, pėr t’iu pėrulur Atij, pėr t’iu nėnshtruar madhėshtisė sė Tij, pėr tė pasur frikė ndaj Tij, pėr tė shprehur falėnderim ndaj Tij pėrmes gjuhės, pėr ta adhuruar Atė. Prej madhėrimit tė Tij ėshtė edhe tė kihet frikė Ai me njė frikė tė vėrtetė, tė respektohet e tė mos t’i bėhen mėkate, tė pėrmendet e tė mos harrohet, tė falėnderohet e tė mos mohohet. Gjithashtu, nga madhėrimi i Tij ėshtė edhe madhėrimi i asaj qė ka ndaluar dhe ligjėsuar: “Kjo ėshtė kėshtu! E kush madhėron dispozitat e Allahut, ajo ėshtė shenjė e devotshmėrisė sė zemrave.” (Haxh, 32)
“Pra, kėshtu: Kush madhėron atė qė Allahu e bėri tė shenjtė, ajo ėshtė mė e dobishme pėr te Zoti i vet.” (Haxh, 30)
Prej madhėrimit tė Allahut ėshtė qė tė mos kundėrshtohet diēka nga ajo qė ka krijuar dhe ligjėsuar.


El Ganij (I Pasuri)

Allahu i Lartėsuar thotė: “O ju njerėz, ju keni nevojė pėr Allahun e Allahu nuk ka nevojė pėr ju; Ai ėshtė i falėnderuari.” (Fatir, 15)
Allahu ėshtė i Pasur me Qenien e Vet. Atij i pėrket pasuria e plotė nga tė gjitha aspektet dhe kėndvėshtrimet pėr shkak tė Pėrsosmėrisė sė Tij dhe pėrsosmėrisė sė cilėsive tė Tij. Nuk i shfaqet ndonjė mangėsi nė asnjė aspekt dhe nuk mund tė jetė vetėm se i Pasuri, ngase pasuria e Tij ėshtė nga domosdoshmėritė e Qenies sė Vet, siē ėshtė Krijuesi, i Plotfuqishmi, Bamirėsi, s’ka nevojė pėr askė.
Ai ėshtė i Pasuri nė dorėn e tė Cilit janė depot e qiejve dhe tė tokės, depot e kėsaj dhe tė botės tjetėr, Pasuridhėnėsi i tė gjitha krijesave dhe Pasuridhėnėsi i robėrve tė dashur tė Tij nga ajo qė ka trashėguar nė zemrat e tyre.
Nga pasuria dhe bujaria e Tij e pėrsosur Ai i urdhėron robėrit e Vet t’i bėjnė lutje (dua) dhe u premton atyre pranimin e lutjeve tė tyre, plotėsimin e dėshirave tė tyre, u jep nga mirėsitė e Veta atė qė kėrkojnė dhe atė qė nuk kėrkojnė.
Nga pėrsosmėria e pasurisė sė Tij ėshtė edhe ajo se sikur tė tuboheshin tė gjitha krijesat, i pari dhe i fundit prej tyre nė njė vend tė vetėm dhe t’i kėrkojnė Atij, do t’i jepte secilit atė qė i kėrkoi duke mos iu pakėsuar asgjė nga pasuria e Vet.
Gjithashtu nga mirėsitė e Tij ėshtė edhe ajo ēfarė u jep robėrve tė Vet nga begatitė dhe kėnaqėsitė e vazhdueshme, mirėsi tė pandėrprera, atė ēfarė syri nuk ka parė, veshi nuk ka dėgjuar dhe as qė i ka shkuar ndokujt nė mend.
Gjithashtu nga pasuria e Tij e pėrsosur ėshtė edhe ajo se Ai nuk ka ortak, as rival, as bij, as tė afėrm. Ai ėshtė i Pasuri me atributet dhe cilėsitė e Veta. Ai ėshtė Pasuridhėnėsi i tė gjitha krijesave.


El Afuv- El Gafur- El Gaffar (Mėkatfalėsi, Falėsi)

Allahu i Lartėsuar thotė: “Allahu shlyen shumė tė kėqijat dhe fal mėkatet.” (Haxh, 60)
Gjithashtu thotė: “Pra, Ai ėshtė ngadhėnjyesi, mėkatfalėsi.” (Zumer, 5)
El Afuv, El Gafur, El Gaffar, i Cili vazhdon tė jetė i njohur me faljen e mėkateve tė robėrve tė Vet. Secili ėshtė i detyruar dhe ka nevojė pėr faljen e Allahut tė Lartėsuar, pėr mėshirėn e Tij dhe pėr bujarinė e Tij. Ai (Allahu) ka premtuar falje pėr atė qė merr shkaqet. Ai thotė: “Nuk ka dyshim se Unė e fal atė qė ėshtė penduar, qė ka besuar, qė ka bėrė vepra tė mira dhe qė pėrqendrohet pėr nė rrugėn e drejtė.” (Taha, 82)
Allahu i Lartėsuar vazhdon t’i falė mėkatet secilit qė pendohet tek Ai. Nė hadith qėndron: “O bir i Ademit, nėse vjen tė mė takosh me mėkate tė mėdha sa toka dhe nėse vjen e mė pėrulesh duke mė njohur pėr tė Vetėm, unė do tė sjell ty falje po aq tė madhe sa toka.”
Sa e gjerė ėshtė falja e Allahut tė Lartėsuar: “S'ka dyshim se Zoti yt ėshtė qė gjerėsisht pėrfshin me falje...” (Nexhm, 32)
Allahu ka hapur shkaqet pėr arritjen e faljes sė mėkateve pėrmes pendimit, kėrkimit tė faljes (istigfarit), besimit (imanit), veprave tė mira, bamirėsisė ndaj robėrve tė Allahut, faljes sė tyre, mendimit tė mirė pėr Allahun e tė ngjashme me kėto vepra, tė cilat Allahu i Lartėsuar i ka bėrė afruese tek Ai.


El Karib ( I Afėrti)

Allahu i Lartėsuar thotė: “S'ka dyshim, Zoti im ėshtė afėr (me mėshirė), Ai u pėrgjigjet (lutjeve) (Hud, 61)
Ai (Allahu) ėshtė i afėrt me kėdo. Afėrsia e Tij ėshtė dy llojesh:
1. Afėrsi e pėrgjithshme: Afėrsi me secilin me diturinė e Vet, me vigjilencėn e Vet, me shikimin e Vet. Ai ėshtė mė afėr njeriut sesa damari (qė rreh) i qafės sė tij.
2. Afėrsi e veēantė: Afėrsi ndaj robėrve tė Vet, atyre qė i luten Atij me lutje, atyre qė u pėrgjigjet nė lutjet e tyre. Kjo lloj afėrsie rezulton nė dashuri, ndihmė, ndihmė gjatė lėvizjeve dhe nė qetėsi, pėrgjigje lutjeve tė lutėsve, pranim dhe shpėrblim. Kjo lloj afėrsie ėshtė e pėrmendur nė fjalėn e Allahut tė Lartėsuar: “Vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me tė.” (Alek, 19) Gjithashtu fjala e Allahut tė Lartėsuar: “S'ka dyshim, Zoti im ėshtė afėr (me mėshirė), Ai u pėrgjigjet (lutjeve) (Hud, 61)
“E kur robėrit e Mi tė pyesin ty pėr Mua, Unė jam afėr, i pėrgjigjem lutjes kur lutėsi mė lutet, pra pėr tė qenė ata drejt tė udhėzuar, le tė mė pėrgjigjen ata Mua dhe le tė mė besojnė Mua.” (Bekare, 186)
Kjo lloj afėrsie rezulton nė pėrgjigjen e lutjeve tė lutėsve dhe nė realizimin e dėshirave tė tyre. Pikėrisht pėr kėtė arsye me emrin El Karib (I Afėrti) shoqėrohet emri El Muxhib (Lutjepranuesi).
Kjo lloj afėrsie ėshtė afėrsi sė cilės nuk i dihet realiteti, mirėpo gjurmėt e saj shfaqen nė butėsinė e Allahut ndaj robėrve, nė kujdesin e Tij ndaj tyre dhe nė tė ndihmuarit e tyre. Gjithashtu nga gjurmėt e saj ėshtė edhe pėrgjigjja ndaj thirrėsve (lutėsve) dhe shpėrblimi i tė devotshmėve.


Husejn Serraxh
30.11.2007


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010