Er Reuf (I Dhembshuri)
19.12.2009 14:49:38

Argument pėr kėtė emėr kemi fjalėn e Allahut tė Lartėsuar: “Allahu u jep tė frikėsohen prej dėnimit qė vjen prej Tij, megjithėqė Allahu ėshtė i mėshirshėm ndaj robėrve.” (Ali Imran, 30)
Er Re’uf, qė ka dhembshuri tė madhe ndaj robėrve. Nga dhembshuria dhe mėshira e Tij ndaj tyre ėshtė plotėsimi i begative tė Tij, tė cilat u ka dhėnė qė nė fillim. Gjithashtu, nga dhembshuria e Tij ėshtė edhe suksesi i dhėnė atyre qė t’i zbatojnė dhe pėrfillin tė drejtat e Tij dhe tė drejtat e robėrve.
Ai, nga dhembshuria dhe mėshira e Tij, ka bėrė qė robėrit tė kenė frikė dhe i ka qortuar ata nga joshjet e shumta dhe gjėrat e kėqija. Ai thotė: “Me kėtė Allahu i frikėson robėrit e Vet: "O robėrit e Mi, kini frikė (dėnimin)!" (Zumer, 16)
Dhembshuria dhe mėshira e Tij ua ka lehtėsuar atyre rrugėt pėrmes tė cilave do tė arrijnė mirėsi dhe nė tė njėjtėn kohė i ka paralajmėruar pėr rrugėt qė ēojnė nė shkatėrrim e humbje.
Lusim Allahun e Lartėsuar me mirėsitė e Tij tė na mundėsojė pasimin e rrugės sė drejtė e tė na shpėtojė nga rrugėt qė ēojnė nė zjarr!


Er Rabb (Zoti)

Emri Er Rabb ėshtė pėrmendur nė shumė ajete kuranore. Argument pėr kėtė emėr kemi fjalėn e Allahut tė Lartėsuar: “Thuaj: "A tė kėrkojė Zot pos Allahut, e Ai ėshtė Zot i ēdo sendi (ekzistues) (En’am, 164)
Er Rabb ėshtė edukues i tė gjitha krijesave me rregullim dhe me llojet e begative. Ndėrsa edukim i veēantė ėshtė pėr tė zgjedhurit e Vet me pėrmirėsimin e zemrave dhe tė shpirtrave tė tyre tė moralit tė tyre. Ndaj pikėrisht pėr kėtė arsye janė shpeshtuar lutjet e tyre me kėtė emėr fisnik, ngase ata e kėrkojnė prej Tij kėtė edukim tė veēantė.
Allahu ėshtė Ai tė Cilit i takojnė tė gjitha domethėniet e rububijetit dhe Ai meriton tė adhurohet me to. Ato janė tė gjitha cilėsi tė pėrsosura. Tė gjitha falėnderimet e lavdėrimet janė pėr Tė. Bamirėsia i takon Allahut tė Lartėsuar dhe askush nuk e shoqėron Atė nė ndonjė nga domethėniet e rububijetit: “Asnjė send nuk ėshtė si Ai; Ai ėshtė dėgjuesi, shikuesi.” (Shura, 11). Asgjė nuk ėshtė si Ai, as njeri as melek, por tė gjithė janė robėr tė Tij me tė gjitha llojet e rububijetit tė nėnshtruar fisnikėrisė dhe Madhėrisė sė Tij. Ndaj, askush nuk mund tė bėhet rival, shok i Tij nė adhurim.
Rububijeti i Tij edukon tė gjithė, melekėt, tė Dėrguarit dhe tė tjerėt nė krijim, nė furnizim, rregullim, jetėdhėnie dhe vdekje, ndėrsa ata e falėnderojnė Atė pėr tė gjitha kėto me sinqeritet nė adhurim. E adhurojnė Atė dhe nuk marrin pos Tij zot tjetėr, ndėrmjetėsues tjetėr. Adhurimi ėshtė e drejtė e Allahut pėr robėrit e Tij.


Er Rahman- Er Rahim (I Gjithėmėshirshmi, Mėshirėploti)

Argument pėr kėtė emėr kemi fjalėn e Allahut tė Lartėsuar: “Falėnderimi i takon Allahut, Zotit tė botėve. Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit.” (Fatiha, 2-3)
Er Rahman Er Rahim, dy emra qė tregojnė se Allahu i Lartėsuar ėshtė mėshirues dhe ka mėshirė tė gjerė, e cila ka pėrfshirė ēdo gjė, ka pėrfshirė ēdo krijesė. Ndėrsa, mėshirėn e plotė e ka shkruar pėr tė devotshmit, pasuesit e tė Dėrguarve dhe tė Profetėve. Atyre u takon mėshira e vazhdueshme e shoqėruar nga lumturia e pėrjetshme, kurse tė tjerėt janė tė privuar nga kjo lloj mėshire, ngase ata vetė e kanė larguar kėtė mėshirė, kanė refuzuar me pėrgėnjeshtrim tė asaj qė ka lajmėruar Allahu, ndaj pėr kėtė tė mos fajėsojnė vetėm se veten.
Kush mediton pėr emrin Er Rahman do tė kuptojė se Ai ėshtė i Gjithėmėshirshmi, Atij i pėrket mėshira e pėrsosur. Mėshira e Tij ka mbuluar botėt, kėtė dhe botėn tjetėr, ka pėrfshirė tė gjitha krijesat.
Nėse meditojmė pėr ajetet kuranore, do ta vėrejmė kėtė qartė: “E, mėshira Ime ka pėrfshirė secilin send.” (A’raf, 156)
“S'ka dyshim se Allahu ėshtė shumė i butė dhe mėshirues ndaj njerėzve.” (Bekare, 143)
“Shiko pra, gjurmėt e mėshirės sė Allahut, se si e ngjall tokėn pas vdekjes sė saj, e s'ka dyshim se Ai ėshtė qė do t'i ngjallė tė vdekurit, se Ai pėr ēdo send ėshtė i plotfuqishėm.” (Rum, 50)
“Ndėrsa atyre qė fytyrat e tyre u janė zbardhur, ata janė nė mėshirėn (xhenetin) e Allahut dhe aty janė pėrgjithmonė.” (Ali Imran, 107)
“Ai ėshtė mėshirues i mėshiruesve." (Jusuf, 64, 92)
Ndėrsa nė hadithin sahih Allahu i Lartėsuar i thotė xhenetit: “Ti je xheneti Im, mėshiroj me ty atė qė dua nga robėrit e Mi.” Gjithashtu nė hadithin sahih: “Allahu ėshtė mė i mėshirshėm me robėrit e Vet sesa nėna ndaj fėmijės sė saj”. Ndėrsa nė njė hadith tjetėr thuhet: “Allahu ka shkruar libėr mbi Arshin e Vet, se mėshira Ime tejkalon hidhėrimin Tim.”
Me njė fjalė, Allahu i ka krijuar krijesat me mėshirėn e Vet, ka dėrguar tė Dėrguar me mėshirėn e Vet, i urdhėron, i ndalon, u ka ligjėsuar ligje robėrve tė Vet me mėshirėn e Vet, i ka begatuar me begati tė dukshme e tė padukshme me mėshirėn e Vet.
Ka rregulluar me ēdo lloj rregullimi, ka mbuluar kėtė dhe botėn tjetėr me mėshirėn e Vet. Vetėm me mėshirėn e Tij ēdo gjė bėhet e mirė dhe e kėndshme, vetėm me mėshirėn e Tij lehtėsohen gjėrat, arrihen synimet dhe kėrkesat vetėm me mėshirėn e Tij. Madje mėshira e Tij ėshtė mbi ēdo gjė.
Ndėrsa bamirėsve e tė devotshmėve u takon hise e madhe dhe mirėsi e madhe: “S'ka dyshim se mėshira e Allahut ėshtė pranė atyre tė mirėve.” (A’raf, 56)


Er Refik (I Buti)


Ndėr emrat e Allahut tė Lartėsuar ėshtė edhe Er Refik (I Buti) nė veprimet dhe ligjvėniet e Veta. Pėr kėtė emėr kemi argument fjalėn e tė Dėrguarit tė Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, nė hadithin sahih: “Vėrtet Allahu ėshtė i butė dhe i do ata qė janė tė butė…”
Allahu ėshtė i butė nė veprimet e Veta. Ka krijuar tė gjitha krijesat me gradualitet sipas urtėsisė dhe butėsisė sė Vet, edhe pse Ai ėshtė i plotfuqishėm qė tė krijojė me njė krijim dhe pėr njė ēast.
Kush mediton pėr krijesat dhe ligjet e Tij, se si i sjell ato, do tė vėrejė ēudira. I maturi ėshtė ai i cili i bėn gjėrat me butėsi, me maturi duke pasuar nė kėtė ligjet e Allahut dhe duke pasuar tė Dėrguarin e Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė.
Nėse ky ėshtė udhėzimi dhe rruga e tij, s’ka dyshim se do t’i lehtėsohen gjėrat. Ai i cili urdhėron dhe ndalon njerėzit dhe i kėshillon ata, ėshtė e domosdoshme tė ketė butėsi dhe maturi. Gjithashtu, atė qė e dėmtojnė njerėzit me fjalė fyese, e ruan gjuhėn e vet nga sharja e tyre, s’ka dyshim se ata do tė largohen, ndėrsa ai do tė fitojė rehati e qetėsi.
Kush mediton pėr atė se ēfarė pėrfshijnė ligjet e Allahut, si gjerėsia, lehtėsirat, pastaj urtėsitė nė krijim, ngase ka krijuar krijesat me etapa dhe i mbarti nga njė gjendje nė tjetrėn me urtėsi dhe fshehtėsi, tė cilat nuk mund t’i pėrfshijė logjika.
Butėsia nga ana e robit nuk e kundėrshton vendosmėrinė e tij. Ėshtė i butė nė ēėshtjet e tij, i matur, mirėpo nga ana tjetėr, nuk i lėshon rastet tė cilat mund tė zbatohen e as nuk i lė pas dore kur i paraqiten ato.


Er Rekib (Vigjiluesi), Esh Shehid (Dėshmuesi)


Er Rekib, Esh Shehid janė ndėr emrat e bukur tė Allahut dhe janė sinonime. Kėto dy emra tregojnė pėr pėrfshirjen e dėgjimit tė Allahut pėr tė dėgjuarat, pėr pėrfshirjen e shikimit tė Allahut pėr tė shikuarat, pėr diturinė e Tij pėr tė gjitha njohuritė, tė dukshme e tė padukshme. Ai ėshtė Vigjilues pėr atė qė sillet nė mendje dhe mė parėsore pėr veprat e dukshme qė bėhen me gjymtyrė. Ai ėshtė Vigjilues, Njohės i asaj qė fshehin gjokset, i asaj qė punojnė. Ai i ruan krijesat.
Esh Shehid (Dėshmuesi), njohės i tė gjitha gjėrave, dėgjon ēdo zė, shikon ēdo gjė ekzistues, tė hollėsishėm, tė vogėl, e tė madh. Dituria e Tij pėrfshin ēdo gjė qė ka dėshmuar pėr robėrit e Vet, dhe dėshmon pėr veprat e robėrve tė Vet. Allahu i Lartėsuar thotė: “Allahu ėshtė mbikėqyrės mbi ju.” (Nisa, 1)
“Allahu ėshtė Ai qė ēdo send e sheh dhe e pėrcjell.” (Muxhadele, 6)
Pėr kėtė arsye, mbikėqyrja e Allahut ėshtė njė ndėr veprat mė fisnike tė zemrės. Ėshtė adhurim ndaj Allahut lutja me emrat Er Rekib, Esh Shehid. Ndaj, kur njeriu kupton se lėvizjet e dukshme e tė padukshme, Allahu i pėrfshin ato me diturinė e Vet dhe kėto janė prezente nė diturinė e Tij, ia obligon robit njė mbikėqyrje tė fshehtė nga ēdo mendim, nga ēdo emocion, ndjenjė qė urren Allahu. E ruan veten e vet nga ēdo fjalė e vepėr me tė cilėn hidhėrohet Allahu i Lartėsuar dhe e adhuron Atė me ihsan (bamirėsi), pra e adhuron sikur e sheh, edhe pse nuk e sheh, Ai e sheh atė.


Hus
ejn Serraxh
16.11.2007


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010