Nėse imami kėndon me zė nė namazin e drekės apo njė pjesė tė saj kėndon me zė pastaj ndalet, a duhet bėrė sehvi sexhde?
14.02.2010 16:30:47

Pyetja:

Selam alejkum!

Nëse imami këndon me zë në namazin e drekës apo një pjesë të saj këndon me zë pastaj ndalet, a duhet bërë sehvi sexhde?

Përgjigja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Leximi me zë në namazin e sabahut, akshamit dhe jacisë, respektivisht leximi pa zë në namazin e drekës dhe ikindisë është nga karakteristikat e namazeve me xhemat. Kështu që nëse njeriu falet pa xhemat, ai është i lirë të zgjedhë të falet me zë apo pa zë, megjithëse nëse respekton rregullin sikurse gjatë faljes me xhemat është e preferuar.

Ndërsa nëse imami nga harresa këndon me zë në namazet pa zë, apo në namazet me zë këndon pa zë, atëherë a obligohet me sexhde të harresës, është temë diskutimi te dijetarët.

Mendimi i shafive dhe hanbelive është se nuk kërkohet selvi sexhde pasi leximi me zë respektivisht pa zë është sunet në namaz.

Mendimi i hanefive dhe malikive është se imami obligohet ta bëjë sehvi sexhden nëse e lë këtë nga harresa.

Pa u zgjeruar shumë në këtë themi se e sakta është se respektimi i këtij rregulli për imamin është vaxhib ashtu si ka përzgjedhur medhebi hanefi, pasi vetë praktika e vazhdueshme e Muhamedit salallahu alejhi ve selem në këtë aludon se leximi me zë respektivisht pa zë për imamin është i kërkuar në namazin me xhemat. Prandaj nëse imami e le këtë nga harresa, obligohet me sehvi sexhde. Gjithashtu xhemati është i obliguar t`ia tërheqë vërejtjen imamit nëse harron.

Mirëpo nëse imami gjatë namazeve pa zë lexon një fjalë apo edhe një ajet pak me zë që të dëgjojë xhemati nganjëherë, në këtë nuk ka të keqe dhe nuk ka nevojë për sexhde, pasi i Dërguari, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, e bënte këtë nganjëherë. Allahu e di më së miri!

Alaudin Abazi 

Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 
Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com

Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010