Ēfarė do tė thotė tė jesh rob i Allahut
14.02.2010 16:26:21

Falënderimi i takon Allahut të Lartësuar, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi Muhamedin, robin më të mirë të Allahut prej gjithë njerëzimit. Ai e adhuroi Allahun me adhurimin më të përsosur dhe umetit ia transmetoi shpalljen ashtu siç ia zbriti Allahu i Lartësuar.

Qëllimi kryesor i tij ishte se si Allahun e Lartësuar ta adhuronte në mënyrën më të përsosur e më të mirë dhe që të jetë shembulli më i mirë për adhurimin e Allahut të Lartësuar për mbarë njerëzimin deri në Ditën e Kiametit, siç thotë Allahu i Lartësuar në Kuranin Famëlartë: “Ju e kishit shembullin më të lartë në të Dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun.” (Suretu Ahzab: 21)

Ai e porositi umetin që ta pasojë Atë në të gjitha llojet e adhurimeve. Për namazin ai tha: "Faluni ashtu siç më shihni mua duke u falur”, për haxh gjithashtu tha: "Merrini nga unë rregullat mbi kryerjen e haxhit”, e kështu me radhë në të gjitha adhurimet ishte shembulli më i mirë për tërë njerëzimin deri në Ditën e Kiametit.

Vlera që të jesh rob i devotshëm i Allahut të Lartësuar

Muhamedi salallahu alejhi ue selem në çastet më të vlefshme dhe më me rëndësi të jetës së tij, kur Allahu i Madhëruar e ftoi si musafir të Tij në lartësitë më të larta, ku nuk pati nderin të ngrihej në atë vend asnjë melek e asnjë Pejgamber tjetër përveç Muhamedit salsllahu alejhi ue selem.

Allahu i Lartësuar kur e përshkroi këtë ngjarje në Kuran, Muhamedin salallahu alejhi ue selem e quajti rob të Tij: "Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes).” (Suretu Isra: 1)

Komentatorët e Kuranit thonë se po të kishte pasur një epitet më të lartë për Muhamedin salallahu alejhi ue selem, për këtë rast më të mirë që pati Muhamedi salallahu alejhi ue selem në jetën e tij, atëherë Allahu i Lartësuar do ta quante me të, por mbase nuk ka gradë më të lartë për njeriun sesa të jetë rob i Allahut të Lartësuar. Atëherë, Allahu i Lartësuar e quajti me këtë epitet "abduhu” (robin e Tij).

Gjithashtu, se sa ka rëndësi që njeriu të jetë rob i devotshëm i Allahut është se me miliona muslimanë në çdo çast i bëjnë dua Allahut në duanë e “tehijatit” gjatë uljes në namaz, ku ata thonë: "Eslamu alejna ue ala ibadilai salihin”, që do të thotë ( paqja e Allahut qoftë mbi ne dhe mbi të gjithë robërit e mirë të Allahut). E nuk ka dyshim se kjo dua përfshin çdo rob të mirë të Allahut kudo që është në tokë apo në qiell (nga njerëzit, xhinët apo melaiket).

Gjithashtu, ndër duatë më me rëndësi të Pejgamberëve ishte edhe ajo që Allahu t'i fusë në grupin e robërve të Tij të mirë, ku njëri prej tyre Sulejmani alejhi selam e luti Allahun me këtë dua: "e me mëshirën Tënde më fut në mesin e robërve të Tu të mirë!" (Suretu Neml: 19)

Thotë njëri ndër poetët islamë se këto vargje meritojnë të vlerësohen ndër poezitë më të mira islame:

E ajo që më shtoi ndershmërinë, krenarinë,

Dhe desha që ta shkel me këmbët e mia njërin ndër planetët e lartë

Dhe që mua më përfshive në fjalën Tënde "o robërit e Mi",

 

Dhe që mua më bëre Pejgamber Muhamedin salallahu alejhi ue selem.

 

Po ashtu, Allahu i Madhëruar nuk i lejon shejtanit që të manipulojë me robërit e Tij të mirë, ku shejtanit iu drejtua me këto fjalë: "...ti ndaj robërve të Mi (të sinqertë) nuk ke kurrfarë force (as fizike as mendore), përveç atyre të humburve që vijnë pas teje.” (Suretu Hixher: 42)

Si mund të jemi robër të mirë të Allahut?

Duke i kryer farzet e Allahut, duke u ndalur nga ndalesat e posaçërisht nga mëkatet e mëdha në përgjithësi si dhe angazhim sa më të madh në nafile (vepra vullnetare).

Dhe në fund lusim Allahun e Madhëruar që në Ditën e Kiametit të na bëjë nga ata robërit e Tij të mirë, që Ditën e Kiametit u thuhet: "O adhuruesit e Mi, sot nuk ka as frikë për ju, e as që do të jeni të pikëlluar!" (Robërit e Mi) të cilët besuan argumentet Tona dhe ishin muslimanë. Hyni në xhenet, ju dhe gratë tuaja, të gëzuar! Atyre u shërbejnë me enë e gastare nga ari, aty do të kenë çka t'u dëshirojë shpirti dhe t'u kënaqet syri. Ju do të jeni aty përgjithmonë. E ky është xheneti që u është dhënë për atë që keni punuar. Aty keni shumë pemë prej të cilave do të hani.” (Suretu Zuhruf: 68-73)

Përgatiti: Hevzi Kadriu


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010