Nėna ima ka filluar rishtazi tė falė namazet, por e ka njė shprehi tė keqe
14.02.2010 16:24:19

Pyetja:

Selam alejkum!

Allahu ju shpërbleftë me shikimin në Zot për punën që bëni.

Nëna ima ka filluar rishtazi të falë namazet, por e ka një shprehi të keqe. Sa herë i kruhet vetulla thotë se nesër pritet të kemi mysafirë në shtëpi. A është kjo prej shirkut të madh, të vogël apo ndonjë lloj besëtytnie dhe si t'ia sqaroj sa më qartë kur ajo e ka të ngushtë horizontin e kuptimit të fesë dhe nuk dua fort ta testojë besimin e saj?

Gjithë të mirat.

 

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Këto gjëra të cilat i përmendni nga nëna juaj janë shprehi të cilat i kanë mbetur nga e kaluara si rezultat i paragjykimeve që kanë njerëzit në lidhje me disa gjëra. Sido që të jetë, këto gjëra nuk llogariten shirk, por janë besëtytni  pasi ajo këtë ngjarje (kruajtja e vetullës) e ndërlidh me ardhjen e musfirëve, por nuk është e saktë kjo ndërlidhje.

Ndërsa mënyra se si duhet t`ia sqaroni këtë duhet të jetë në formë të thjeshtë duke i treguar se ndodhja e gjërave dhe caktimi i tyre bëhet vetëm nga Allahu dhe në këtë nuk ka ndikim kruajtja e vetullës apo diçka tjetër. Gjithashtu mund të tregosh edhe disa shembuj konkret që mund ta qartësojnë se kjo është e gabuar. Prej këtyre shembujve mund ta përmendni edhe rastin kur të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të,  i vdiq djali dhe atë ditë ka ndodhur zënia e Diellit. Njerëzit menduan se zënia e diellit ka ngjarë si shkak i vdekjes së djalit të Muhamedit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të dhe pasi ishte ditë pikëllimi për të, atëherë njerëzit thanë se si shenjë pikëllimi ndodhi edhe zënia e diellit. Kur e mori vesh Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, se çfarë mendojnë njerëzit, u ngjit në hydbe dhe mbajti një fjalim ku ndër të tjera tha: “Vërtet Dielli dhe Hëna janë argumente të Allahut, që nuk zihen me vdekjen apo me lindjen e dikujt, por nëse ndodh kjo atëherë shpejtoni në përkujtimin e Allahut (pra faleni namazin e zënies së diellit).”

 

Alaudin Abazi

 


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010