|
I Dėrguari i Allahut, paqja
dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė:
Allahu ėshtė Bujar dhe e do bujarinė. Hadithin e
ka nxjerrė Ebu Nuajmi nė Hulije.
El Xheuad (Bujari) pėrfshin bujarinė e pėrgjithshme pėr
ēdo krijesė, e mbuloi atė me bujarinė, fisnikėrinė dhe
begatitė e llojllojshme.
I veēoi me bujarinė e Tij tė gjithė ata qė kėrkojnė prej
Tij, tė mirin, tė keqin, muslimanin, jobesimtarin. Ndaj
kush i kėrkon Allahut, Ai i jep atij dhe i pėrgjigjet
atij qė i kėrkon, sepse Ai ėshtė Bamirės i
Gjithėmėshirshėm.
Ndėrkaq ka pėrfshirė me bujarinė e Tij banorėt e qiellit
dhe tė tokės dhe ēdo gjė me tė cilėn begatohen robėrit
ajo ėshtė nga ana e Allahut tė Lartėsuar: Dhe ai ju
dha gjithė atė qė e kėrkuat (qė kėrkoi nevoja juaj).
(Ibrahim, 34)
Ndaj ska krijesė qė vetėm se begatohet me mirėsitė e
Tij, mirėpo dallojnė mes tyre varėsisht nga ajo se si ua
lehtėson Allahu shkaqet tė cilat ēojnė nė bujarinė e
Tij. E, prej mė tė mėdhave ėshtė pėrsosja e adhurimeve
tė Allahut tė dukshme e tė padukshme, veprore e tė
pasurisė, e gjithė kjo realizohet me pasimin e tė
Dėrguarit tė Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin
mbi tė.
E nga Bujaria e Tij e gjerė ėshtė edhe ajo qė ka
pėrgatitur pėr robėrit e Tij tė afėrt nė botėn tjetėr,
atė qė syri nuk e ka parė, veshi nuk e ka dėgjuar e as
qė i ka shkuar dikujt nė mend.
El Hakim (I Urti)
Allahu i Lartėsuar thotė: Allahu ėshtė i
Gjithėdijshėm, ėshtė i Urtė. (Teube, 28)
Ndaj nuk krijon asgjė kot, e as nuk ligjėson asgjė pa
kurrfarė pėrgjegjėsie.
Urtėsia ėshtė vėnie e gjėrave nė vendet e tyre dhe
zbritje nė pozitat e tyre.
Ndaj i Urti ėshtė Ai qė ka dituri tė gjerė dhe njeh
parimet e ēėshtjeve, fundin e tyre, ėshtė Ai qė i vė
gjėrat nė vendet e tyre, kėshtu qė nuk i parashtrohet
pyetja e as nuk kundėrshtohet nė urtėsinė e Tij, ndaj i
Urti ėshtė Ai qė ka urtėsi tė madhe nė krijim dhe urdhėr,
kėshtu qė urtėsia ėshtė dy llojesh:
1) Urtėsia nė krijim: Ai ka krijuar krijesat me
tė vėrtetėn dhe ato pėrmbajnė tė vėrtetėn dhe synimi i
Tij ka qenė i vėrtetė; ka krijuar krijesat me njė
rregull tė pėrkryer, ka bėrė renditjen e tyre dhe ēdo
krijese i ka dhėnė formėn qė i takon, madje ēdo pjese tė
krijesave dhe ēdo organi prej organeve tė kafshėve i ka
dhėnė formėn qė u takon. Kėshtu qė askush nuk sheh nė
krijimin e tij mangėsi, ndonjė tė metė, kėshtu qė nėse
tubohen tė gjithė nga i pari deri te i fundit qė tė
propozojnė si krijimi i tė Gjithėmėshirshmit apo tė
pėrafėrt me Tė, si rregulli dhe pėrsosmėria qė Ai ka
vėnė nė krijesat e Tij, nuk do tė mundnin. E si do tė
kenė mundėsi pėr kėtė?!
2) Urtėsia nė ligjet dhe urdhrat e Tij: Allahu ka
vėnė dispozita, ka zbritur librat, ka dėrguar tė Dėrguar,
me qėllim qė ta njohin Atė dhe ta adhurojnė, andaj a ka
ndonjė urtėsi mė tė madhe se kjo, ndonjė bujari mė tė
madhe se kjo? Njohja e Allahut tė Lartėsuar, adhurimi i
Tij, sinqeriteti i veprave pėr Tė, falėnderimi dhe
lavdėrimi ndaj Tij janė prej dhuratave mė tė mėdha ndaj
robėrve tė Tij pėrgjithėsisht, ndėrkaq vlerat mė tė
mėdha janė pėr ata qė Allahu i ka begatuar me to e nė tė
njėjtėn kohė ėshtė edhe njėri prej shkaqeve pėr arritjen
e lumturisė dhe begatisė sė pėrhershme, ndaj po tė mos
ekzistonte nė urdhrin dhe ligjet e Tij asgjė mė tepėr se
kjo urtėsi e madhe, e cila ėshtė esencė e mirėsisė, e
kėnaqėsisė sė plotė, pėr tė janė krijuar krijesat,
xheneti, xhehenemi, do tė mjaftonte.
Er Rezak (Furnizuesi)
Allahu i Lartėsuar thotė: Allahu ėshtė furnizues i
madh. (Dharijat, 58)
Nuk ka asnjė gjallesė nė tokė qė Allahu tė mos ia ketė
garantuar furnizimin e saj. (Hud, 6)
Ai ėshtė Furnizues pėr tė gjitha krijesat, ndaj ēdo
krijesė nė botė furnizohet me furnizim nga ana e Allahut
tė Lartėsuar, i kapluar me bujarinė e Tij.
Furnizimi i Tij ėshtė dy llojesh:
1. Lloji i parė: Furnizim i dobishėm, nė tė cilin
nuk ka dyshim dhe nėpėrmjet tij robi arrin kah synimet e
larta dhe i cili ėshtė nė duart e tė Dėrguarit tė
Allahut me udhėzimin dhe porositė e kėshillat e tij. E,
ky gjithashtu ėshtė dy llojesh:
a) Furnizim i zemrės me dituri tė dobishme dhe besim tė
drejtė, zemrat smund tė pėrmirėsohen e as tė shpėtojnė
pėrderisa tė arrijnė nė njohjen e tė vėrtetave tė
dobishme dhe synimet e qėlluara, pastaj pajisja me moral
tė bukur dhe largimi nga morali i ligė dhe ajo me tė
cilėn ka ardhur i Dėrguari i Allahut nė tė dy ēėshtjet
ka siguri dhe garanci tė mjaftueshme.
b) Qė Allahu ta furnizojė me hallall (tė lejuarėn) dhe
ta largojė nga harami. E, lloji i parė i furnizimit
ėshtė synimi kryesor, ndėrkaq ky lloj ėshtė vetėm mjet
pėr tė arritur tek i pari, ndaj kur Allahu e furnizon
robin e Tij me dituri tė dobishme, besim tė drejtė, risk
tė lejuar dhe bindje tė plotė me atė qė i ka dhėnė, me
kėtė rast janė plotėsuar gjėrat e tij dhe ėshtė
pėrqendruar gjendja e tij fetare dhe trupore dhe
pikėrisht pėr kėtė lloj furnizimi kanė ardhur tekstet nė
hadithe tė tė Dėrguarit alejhi selam duke e lavdėruar.
2. Lloji i dytė: Ėshtė ofrimi nga ana e Allahut
tė Lartėsuar i tė gjitha llojeve tė ushqimeve me tė
cilat ushqehen krijesat, tė mirėt dhe tė kėqijtė, tė
ngarkuar me obligime e tė tjerėt. Kjo mund tė jetė me
hallall apo haram dhe kjo ėshtė ndarje e mospajtimeve nė
ēėshtjen se harami (e ndaluara) a emėrtohet si risk (furnizim)
apo jo. Nėse kemi pėr qėllim llojin e parė, atėherė
risku haram nuk emėrtohet si risk, ngase robi kur kėrkon
nga Allahu ta furnizojė, nuk dėshiron vetėm se furnizim
tė dobishėm nė fe dhe nė trup. E, nėse kemi pėr qėllim
llojin e dytė, ai ėshtė furnizim i pėrgjithshėm, atėherė
hyn nė tė, ngase nuk ka krijesė qė Allahu tė mos
pėrkujdeset pėr furnizimin e saj. Kėshtu thuhet edhe pėr
begatinė, pėr mėshirėn e tė ngjashme me to.
Husejn
Serraxh
19.10.2007
|