Vlerat e Aishes (Allahu qoftė i kėnaqur me tė)
26.01.2010 09:24:26

Dijetari i njohur Ibën El-Kajim El-Xheuzi për vlerat e Aishes, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë se ishte gruaja më e dashur e Muhamedit salallahu alejhi ue selem, siç shënon   Imam Buhariu në librin e tij (që është libri më i saktë pas Kuranit në Islam. “Muhamedi salallahu alejhi ue selem është pyetur se kë do më së shumti. Ai ka thënë: “Aishen.”
“E nga burrat?” Ka thënë: “Babanë e saj.”
Muhamedi salallahu alejhi ue selem nuk është martuar me tjetër grua virgjëreshë përveç saj.

Vlerat e saj

Muhamedit salallahu alejhi ue selem Allahu i Lartësuar i ka zbritur shpalljen në shtëpinë e saj, gjë që nuk ka ndodhur te gratë e tjera të Muhamedit salallahu alejhi ue selem.

Kur Allahu i Lartësuar i zbriti Muhamedit salallahu alejhi ue selem ajetin e “tehirit” (zgjedhjes ndërmjet Muhamedit salallahu alejhi ue selem apo kësaj bote): “O ti Pejgamber, thuaju grave të tua: "Në qoftë se lakmoni jetën e kësaj bote dhe stolitë e saj, atëherë ejani: “Unë po ju jap furnizimin (për lëshim) dhe po ju lëshoj ashtu si është e rrugës.” (Suretu Ahzabë: 28)

Aishja zgjodhi Muhamedin salallahu alejhi ue selem pa u menduar fare dhe Muhamedi salallahu alejhi ue selem i tha: “Mos nxito, nëse do së pari pyeti prindërit e tu”, por Aishja i tha: “A për këtë t’i pyes prindërit e mi? Një gjë e tillë nuk është e nevojshme, se unë zgjodha Allahun, Pejgamberin e Tij dhe botën tjetër të amshuar”, e u bë shembull i mirë për të gjitha gratë e tjera të Muhamedit salallahu alejhi ue selem dhe thanë ashtu siç tha Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me to.

Allahu i Lartësuar e pastroi nga ajo që i kishin shpifur, zbriti ajete të Kuranit për të në suren Nur, që këndohen në mihrabë të xhamive deri në Ditën e Kiametit dhe Allahu i Lartësuar dëshmoi se ajo është prej të pastrave e të dalluarave dhe i premtoi falje mëkatesh dhe shpërblim shumë të madh. Allahu i Lartësuar tha në Kuran se shpifja ndaj saj nuk ishte gjë e keqe për të, por mirësi. “S'ka dyshim se ata që trilluan shpifjen janë një grup prej jush. Ju mos e merrni atë si ndonjë dëm për ju, përkundrazi, ajo do të jetë në dobinë tuaj.” (Suretu Nur: 11) Ajo me të cilën deshën ta ulin Aishen nuk e arriti qëllimin, përkundrazi, Allahu edhe më shumë e ngriti dhe tregoi në Kuran për pozitën e saj të lartë që ka dhe vazhdoi të përmendet për të mirë në e tokë e në qiell deri në Ditën e Kiametit. Sa vlera të larta e të mëdha janë këto, sikur ta dinë njerëzit!

Sahabët më të mëdhenj kur kishin ndonjë problem, e posaçërisht që kishte të bënte me jetën e brendshme familjare nga jeta Muhamedit salallahu alejhi ue selem, shkonin dhe pyetnin Aishen dhe problemi zgjidhej menjëherë. Nuk ka dyshim se ajo ishte nga sahabet më të dijshme, Allahu qoftë i kënaqur me të.

Muhamedi salallahu alejhi ue selem vdiq në dhomën e saj, në ditën e saj. Koka e Muhamedit salallahu alejhi ue selem ishte në prehrin e saj.

Një melek ia paraqiti pamjen e saj para se të martohej me të dhe Muhamedi salallahu alejhi ue selem tha se “nëse kjo ishte nga Allahu i Lartësuar, do të realizohet”.

Kur sahabët i dhuronin Muhamedit salallahu alejhi ue selem dhurata, zakonisht ia dhuronin në natën e Aishes, duke e ditur se Muhamedi salallahu alejhi ue selem e donte  atë më së shumti. Kujdes! Nuk duhet menduar se Muhamedi salallahu alejhi ue selem ka qenë i padrejtë ndaj grave të tij. Kjo nuk ka ndodhur kurrë, por këtu po flasim për dashurinë që është në zemër e për të Allahu nuk e merr robin në përgjegjësi, ngase Muhamedi salallahu alejhi ue selem kur bënte barazi të përkryer shembullore ndërmjet grave të tij, në fund thoshte: “O Allah, kjo është ajo që kam mundësi dhe mos më merr në përgjegjësi për atë që unë nuk e kam në dorë (aludonte zemrën).”

O Allahu i Madhëruar, na bëj ne që ta duam Muhamedin salallahu alejhi ue selem, familjen e tij, shokët e tij, Allahu qoftë i kënaqur me të, dhe na bashko me ta në xhenetet më të mira, o Dëgjues i duave tona!

 

 

Përgatiti: Hevzi Kadriu


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010