El Uedud (I Dashuri)
19.12.2009 14:48:06

Allahu i Lartėsuar thotė: “Ai ėshtė qė fal mėkatet, ėshtė i dashur.” (Buruxh, 14)
EL UEDUD ka kuptimin e atij qė do (
I Dashuri). Allahu i do Profetėt, tė Dėrguarit dhe pasuesit e tyre dhe ata e duan Atė, Ai ėshtė mė i dashur tek ata se ēdo gjė tjetėr. Zemrat e tyre janė tė mbushura me dashuri ndaj Tij, gjuhėt e tyre pandėrprerė e lavdėrojnė Atė, zemrat e tyre janė dhėnė pas Tij me dashuri, sinqeritet dhe kthim kah Ai nė tė gjitha format.
Dashuria e tė zgjedhurve tė Tij ndaj Allahut nuk mund tė krahasohet me asnjė dashuri tjetėr, jo nė esencėn e as nė formėn e saj, e kjo ėshtė obligim dhe vetėm nė kėtė mėnyrė duhet tė jetė dashuria e Allahut nė zemrėn e secilit, duhet tė paraprijė dhe tė tejkalojė ēdo dashuri tjetėr dhe ēdo dashuri tjetėr tė jetė pasuese e saj.
Ndaj dashuria ndaj Allahut ėshtė esencė e gjithė veprave dhe ēdo adhurim tjetėr, qoftė i dukshėm apo i padukshėm, buron nga dashuria pėr Tė. Kėshtu qė dashuria e njeriut ndaj Allahut ėshtė njė mirėsi nga ana e Allahut e s’ėshtė nga njeriu. Allahu ėshtė Ai qė kur e do njeriun, e fut dashurinė nė zemrėn e tij dhe kur njeriu arrin dashurinė e Allahut me ndihmėn e Tij, atėherė pason shpėrblimi nga ana e Allahut tė Lartėsuar me njė dashuri tjetėr. E, kjo ėshtė nė esencė bamirėsi e ēiltėr, ngase shkaku dhe shkaktari janė nga Ai, nuk ka pėr qėllim kundėrshtimin, por kjo ėshtė dashuri nga Allahu pėr falėnderuesit nga robėrit e Tij, ndaj i tėrė interesi kthehet tek njeriu. I lavdėruar qoftė Ai qė ka futur dashuri nė zemrat e besimtarėve! Nė kėtė mėnyrė vazhdon ta rrisė dhe forcojė atė, derisa tė arrijė nė zemrat e tė zgjedhurve deri nė atė gjendje qė ēdo dashuri tjetėr tė zvogėlohet (ulet), u lehtėsohen fatkeqėsitė dhe vėshtirėsia e respektit ndaj Allahut u bėhet e kėndshme. Ai u ofron atyre llojet e shumta tė begative tė Tij, tė cilat i dėshirojnė e pa dyshim mė e larta ėshtė dashuria dhe arritja e kėnaqėsisė sė Tij. Dashuria e robit ndaj Allahut ėshtė e mbushur me dy dashuri nga ana e Allahut: dashuria paraprake me tė cilėn ėshtė bėrė i dashuri i Allahut dhe dashuria tjetėr ėshtė falėnderim nga ana e Allahut pėr dashurinė, nė kėtė mėnyrė ėshtė bėrė prej tė zgjedhurve tė sinqertė.
Shkaku mė i madh me tė cilin fiton robi dashurinė e Allahut, qė ėshtė njė prej kėrkesave mė tė mėdha, ėshtė shpeshtimi i pėrmendjes sė Tij dhe falėnderimi, kthimi kah Ai, mbėshtetja tek Ai, afrimi tek Ai me zbatimin e obligimeve dhe adhurimeve vullnetare, me realizimin e sinqeritetit nė fjalė e vepra dhe pasimi i tė Dėrguarit tė Allahut, paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, nė gjėra tė dukshme dhe tė padukshme, ashtu siē thotė Allahu i Lartėsuar: “Thuaj: “Nėse e doni Allahun, atėherė ejani pas meje qė Allahu t’ju dojė.” (Ali Imran, 31)


ET TEUAB (PENDIMPRANUESI)
Allahu i Lartėsuar thotė: “Pa dyshim Allahu pranon pendimin, ėshtė i gjithėdijshėm.” (Nur, 10)
ET TEUAB (PENDIMPRANUESI), i Cili vazhdon tė pranojė pendimin e tė penduarve, u fal gabimet e atyre qė i kthehen Atij dhe secili qė pendohet tek Allahu me njė pendim tė sinqertė, Allahu ia pranon atij pendimin.
Pranimi i pendimit nga ana e Allahut ėshtė dy llojesh.
Njė: Allahu fut nė zemrėn e robit tė Tij pendimin dhe kthimin kah Allahu e ai (robi) pendohet me kushtet e pendimit.
Dy: Pranimi dhe pėrgjigjja e pendimit me faljen e mėkateve, ngase pendimi i sinqertė shlyen mėkatet e mėparshme.

EL XHEMIL (I BUKURI)
Nė hadithin tė cilin e transmeton Ibn Abasi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ai thotė: “I Dėrguari i Allahut, paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: “Allahu ėshtė i Bukur dhe e do tė bukurėn…” (Shėnon Muslimi)
I Bukuri ėshtė ai qė cilėsohet me mirėsi dhe bamirėsi. Ndaj Allahu i Lartėsuar ėshtė: a) I bukuri nė Qenie, Emrat dhe Cilėsitė e Tij. I Dėrguari i Allahut, paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: “Mbulesa e Tij ėshtė dritė, sikur tė mos ishte kjo mbulesė, do tė digjej ēdo gjė.”
b) I Bukuri nė veprat e Tij: Veprat e Allahut tė tėra janė tė bukura, ato janė nė mes sė mbarės dhe mirėsisė, mes vlerės dhe drejtėsisė, tė tėra janė nė pajtim me urtėsinė dhe lavdėrimin e nuk ka nė veprat e Tij diēka tė kotė e tė pavlefshme, por tė gjitha janė mirėsi, udhėzim, mėshirė, drejtėsi. Allahu i Lartėsuar thotė: “Vėrtet Zoti im ėshtė i drejtė.” (Hud, 56)
c) I Bukuri nė krijim: “Ai qė pėrsosi krijimin e ēdo sendi.” (Sexhde, 7)
d) I Bukuri nė gjykim: “Pėr njė popull qė bindshėm beson, a ka gjykim mė i mirė se ai i Allahut?” (Maide, 50
)


Hus
ejn Serraxh
12.10.2007


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010