Tė ndjekin shkollėn apo tė falin namazin e xhumasė?
24.01.2010 03:14:37

Pyetja:

Es-selamu alejkum!

Kam një pyetje që shumë studentëve u intereson t’ia dinë përgjigjen. Pyetja ka lidhje me namazin e xhumasë. Shumë studenteve u bie të kenë leksion apo seminar ditën e xhuma në kohën që duhet të falet namazi i xhumasë. Siç e dimë, pjesëmarrja në leksione është me dëshirë, ndërsa pjesëmarrja në seminare është e detyruar. Por për disa lëndë, pjesëmarrja në leksion është shumë e nevojshme sepse nuk mund të kuptohet mësimi pa interpretimin e pedagogut (p.sh., në matematikë) dhe nëse studenti nuk merr pjesë në leksione, ai nuk e kupton fare tekstin kur fillon ta studiojë vetë. Tani pyetja që unë parashtroj përmblidhet në këto pika:

1- Studenti që në kohën e faljes së xhumasë ka leksion, por lënda është e vështirë dhe ka shumë nevojë t’i ndjekë leksionet për ta kuptuar atë. Ky student, çfarë duhet të bëjë, të ndjekë leksionet apo të falë xhumanë?

2- Studenti që në kohën e faljes së xhumasë ka seminar dhe mospjesëmarrja në seminare (pasi e kalon limitin e mungesave) të humbet të drejtën për të hyrë në provim. Nëse ky student fal namazin e xhumasë, i bie të mos hyjë në provim. Tani kujt duhet t’i japë më përparësi, seminareve apo faljes së xhumasë?

Ju kërkoj ndjesë se e zgjata pak, por ngaqë kjo pyetje ka interes publik u mundova ta sqaroja në mënyrë që edhe përgjigjja juaj të jetë e qartë (inshallah). E lus Allahun e Plotfuqishëm t’ju gradojë me gradat më të larta të xhenetit. Amin!

 

Përgjigjja:

 

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Falja e namazit të xhumasë është obligim individual për çdo besimtar, prandaj nuk duhet neglizhuar për arsye të punëve të tjera, si ligjëratat dhe mësimet. Prandaj besimtari duhet ta rregullojë orarin e ligjëratave në atë formë që të jetë sa më e përshtatshme mundësia për faljen e xhumasë. Ai duhet të menaxhojë me shumë kujdes mungesat. kështu që t’i lë vetes hapësirë që mosprezantimet e arsyeshme të jenë për kohën e namazit të së premtes. Gjithashtu edhe nëse ligjërimi i profesorit është vështirë të kompensohet me studim personal nga ana e studentit, atëherë ai prapë duhet të shikojë alternativat e tjera, si për shembull të ushtrojë me ndonjë koleg ose edhe të bëhet incizimi i ligjëratës së profesorit me telefon nga dikush prej studentëve (edhe pse nuk e dimë se a është legale kjo) apo ndonjë formë tjetër. Allahu i Lartësuar thotë: “Ai që i frikësohet Allahut, atij Allahu do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi).” (Talak, 2)

Nëse rasti është i patjetërsueshëm dhe është çështja se humb e drejta për të hyrë në provim, nëse nuk shkon, ose i rastis ta ketë provimin në kohën e namazit të xhumasë, atëherë në këtë rast mendojmë se ai është i liruar nga falja e namazit të xhumasë dhe për këtë ai nuk ka mëkat pasi ka arsye. Ekzistojnë disa situata në të cilat besimtari lirohet nga falja e namazit të xhumasë. Këto raste juristët islamë i përmendin në librat në të cilat i shtjellojnë rregullat e namazit të xhumasë dhe për kë është obligim.

Në rastin kur besimtari lirohet nga falja e namazit të xhumasë, ai obligohet të falë namazin e drekës, si ditëve të tjera të javës. Por gjithsesi duhet të ketë kujdes që kjo të mos jetë në formë përsëritëse javë pas jave, pasi ekziston një hadith të cilin dijetari Albani e cilëson të saktë, se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë: “Kush i lë tri xhuma rresht pa falur nga neglizhenca, atij Allahu ia vulos zemrën.” (Shënon Ahmedi, ebu Davudi dhe të tjerët). Komentatorët e këtij hadithi kanë thënë se qëllimi me vulosje të zemrës është se Allahu e privon nga mirësia dhe disa dijetarë të tjerë kanë thënë se Allahu e shënon në radhët e dyfytyrëshve (munafikëve). Sido që të jetë, edhe pse ky hadith ka të bëjë me ata njerëz të cilët e lënë namazin e xhumasë pa falur nga neglizhenca, pa arsye, megjithatë edhe personi i arsyetuar duhet të ketë kujdes që mos ta lërë, me përjashtim të ndonjë arsyeje të patjetërsueshme. Allahu e di më së miri!

 

Alaudin Abazi


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010