Thirrjet e tė Gjithėmėshirshmit drejtuar besimtarėve -3-
24.01.2010 03:10:40

“O besimtarë! Plotësoni detyrimet! Ju është lejuar ngrënia e kafshëve, përveç atyre që do t’ju njoftohen. Derisa të gjendeni në ihram gjatë haxhit, nuk ju lejohet gjuetia. Vërtet, Allahu vendos çfarë të dëshirojë. ” (Maide, 1)

“O besimtarë! Mos e cenoni shenjtërinë e simboleve të Allahut, as të muajve të mëdhenj, as të kurbanit të Qabesë, as të kurbaneve të shënuara me gjerdan, as (mos i pengoni) ata që janë nisur të vizitojnë Shtëpinë e Shenjtë, duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë e Zotit të vet. Pas heqjes së ihramit, gjuani. Dhe, të mos ju nxisë urrejtja ndaj disa njerëzve, që ju penguan të vizitoni Qabenë, pra, kurrsesi të mos ju nxisë që t’i sulmoni! Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi! Frikësojuni Allahut, sepse Ai dënon ashpër. ” (Maide, 2)

“O besimtarë! Kur doni të falni namaz, lani fytyrën dhe duart deri në bërryla, kurse kokën fshijeni me dorë të lagët; lani edhe këmbët deri në nyje. Nëse jeni të papastër (si pasojë e marrëdhënieve bashkëshortore apo e derdhjes së farës), pastrohuni (duke u larë krejtësisht)! Por, në qoftë se jeni të sëmurë (që mund t’ju dëmtojë uji) ose gjendeni në udhëtim, ose ndonjëri nga ju vjen pas kryerjes së nevojës natyrore, ose nëse keni pasur marrëdhënie me bashkëshortet e nuk gjeni ujë, atëherë gjeni dhé të pastër dhe fshini fytyrat e duart me të. Allahu nuk dëshiron t’ju krijojë ndonjë vështirësi, por dëshiron t’ju pastrojë dhe t’i plotësojë dhuntitë e Tij ndaj jush, që të jeni falënderues. Kujtoni dhuntinë e Allahut dhe besëlidhjen me të cilën ju ka vënë detyrimet, kur thatë: “Dëgjuam dhe u bindëm!” Frikësojuni Allahut! Vërtet, Allahu di ç’keni në zemrat tuaja. ” (Maide, 6-7)

“O besimtarë! Bëhuni të qëndrueshëm në urdhrat e Allahut dhe bëhuni dëshmues me drejtësi! Le të mos ju nxisë urrejtja ndaj njerëzve për të bërë padrejtësi. Bëhuni të drejtë, se kjo është më afër devotshmërisë dhe frikësojuni Allahut! Pa dyshim, Allahu është i Dijshëm për çdo gjë që punoni ju. ” (Maide, 8)

“O besimtarë! Kujtoni mirësinë që ju dha Allahu ditën, kur Ai pengoi duart e një grupi njerëzish që i kishin zgjatur ato për t’ju dëmtuar ju. Frikësojuni Allahut! Besimtarët le të mbështeten vetëm tek Allahu! ” (Maide, 11)

“O besimtarë! Kini frikë Allahun, përpiquni që t’i afroheni Atij me vepra të mira dhe luftoni në rrugën e Tij për të shpëtuar! ” (Maide, 35)

“O besimtarë! Mos i bëni miq e mbrojtës hebrenjtë dhe të krishterët! Ata janë mbrojtës të njëri-tjetrit. Kushdo prej jush që i bën ata miq, është me ata. Vërtet, Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë keqbërësit. Ti i sheh ata me zemra të sëmura, sesi vrapojnë për t’u lidhur me ata (hebrenjtë) duke thënë: “Druajmë se mos po na godet ndonjë fatkeqësi”. Mbase Allahu do të sjellë fitore ose diçka tjetër nga ana e Tij, kështu që ata do të pendohen për atë që kanë fshehur në veten e tyre. Atëherë besimtarët do të thonë: “Vallë, këta janë ata që betoheshin solemnisht për Allahun, se me të vërtetë ishin me ju?!” Veprat e tyre do të fshihen dhe ata do të jenë humbësit. ” (Maide, 51-53)

“O besimtarë! Nëse ndokush prej jush braktis besimin e vet, dijeni se Allahu do të sjellë njerëz, që i do dhe që e duan; të përulur me besimtarët dhe të ashpër me femohuesit; që luftojnë në rrugën e Allahut dhe nuk i tremben qortimit të asnjë qortuesi. Kjo është mirësia e Allahut, të cilën Ai ia jep kujt të dojë. Allahu është Bujar i madh dhe i Gjithëditur. Miqtë dhe mbrojtësit tuaj janë vetëm Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët që falin namazin dhe japin zekatin, duke qenë të përulur (në adhurim) ndaj Allahut. Ata që marrin për mik e mbrojtës Allahun, të Dërguarin e Tij dhe besimtarët, (ta dinë se) pa dyshim, pala e Allahut do të jetë fituese. ” (Maide, 54-56)

“O besimtarë! Mos i bëni miq ata që fenë tuaj e marrin për tallje dhe lojë, qofshin ata prej atyre që u është dhënë Libri para jush apo prej mohuesve; frikësojuni Allahut, nëse jeni besimtarë! Kur thërrisni për namaz, ata tallen dhe luajnë, sepse janë njerëz që nuk kuptojnë. ” (Maide, 57-58)

“O besimtarë! Mos ia ndaloni vetes gjërat e mira, të cilat Allahu jua ka lejuar dhe mos e kaloni kufirin! Vërtet, Allahu nuk i do ata që e kapërcejnë kufirin. Hani nga ato gjëra të lejuara e të mira që ju ka dhënë Allahu! Frikësojuni Allahut, të Cilit ju i keni besuar! ” (Maide, 87-88)

“O besimtarë! Me të vërtetë, pijet alkoolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit. Prandaj, largohuni nga këto, me qëllim që të shpëtoni! Vërtet, djalli me pije alkoolike dhe me bixhoz kërkon që të fusë midis jush armiqësi e urrejtje dhe t’ju shmangë nga të kujtuarit e Allahut dhe kryerja e namazit. Prandaj, a po hiqni dorë? ” (Maide, 90-91)

“O besimtarë! Allahu do t’ju provojë me ndalim nga një gjueti që e arrijnë duart dhe shigjetat tuaja, që Allahu ta njohë atë që i frikësohet Atij, kur askush nuk e sheh. E, kushdo që ta kalojë kufirin, për të ka dënim pikëllues. O besimtarë! Mos gjuani, duke qenë në ihram! Kushdo që e vret gjahun me paramendim, për dënim duhet të therë si kurban në Qabe, një kafshë shtëpiake të ngjashme me kafshën e gjuajtur, sipas vlerësimit të dy njerëzve të drejtë midis jush; ose të ushqejë disa të varfër për të larë gjynahun; ose të agjërojë në atë masë, që ta ndiejë ndëshkimin për gjynahun e bërë. Allahu e fal atë që ka kaluar (para ndalimit). Ndërsa atë që vepron pas ndalimit, Allahu do ta ndëshkojë. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Zoti për shpagim. ” (Maide, 94-95)

“O besimtarë! Mos pyesni për gjëra, që, sikur t’ju thuheshin haptazi, nuk do t’ju pëlqenin e, nëse do të pyesnit për to kur ju shpallet Kurani, do t’ju bëheshin të qarta. Allahu jua ka falur kërshërinë. Se Allahu është Falës dhe i Butë. Disa njerëz i kanë bërë pyetje të tilla para jush e pastaj u bënë jobesimtarë. ” (Maide, 101-102)

“O besimtarë! Ju keni përgjegjësi vetëm për veten tuaj! Ai që është i humbur nuk mund t’ju dëmtojë, nëse jeni në rrugë të drejtë. Tek Allahu do të ktheheni të gjithë e do t’ju lajmërojë për atë që keni punuar. ” (Maide, 105)

“O besimtarë! Kur t’ju afrohet vdekja, me rastin e lënies së testamentit, le të dëshmojnë dy të ndershëm prej jush ose dy të tjerë që nuk janë prej jush, nëse fatkeqësia e vdekjes ju zë ndërsa jeni duke udhëtuar nëpër botë. Mbajini ata pas namazit dhe, nëse dyshoni në ndershmërinë e tyre, le të betohen në Allahun (duke thënë): “Ne nuk do ta shesim betimin me kurrfarë çmimi edhe nëse është fjala për çfarëdo të afërmi dhe dëshminë që na urdhëron Allahu nuk do ta fshehim, sepse, atëherë do të ishim vërtet keqbërës”. Nëse më pas zbulohet se këta dy dëshmues kanë bërë gjynah, atëherë le të zëvendësohen nga dy të tjerë prej atyre që këta u kanë bërë padrejtësi! Pastaj, dy dëshmitarët e fundit le të betohen në Allahun (duke thënë): “Pa dyshim, dëshmia jonë është më e drejtë se dëshmia e tyre. Ne nuk gënjejmë, sepse përndryshe do të ishim keqbërës”. Kështu është më e lehtë që ata të bëjnë dëshminë e tyre të saktë ose të frikësohen nëse betimet e tyre do të dalin në kundërshtim me betime të tjera. Frikësojuni Allahut dhe dëgjojeni! Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë njerëzit ngatërrestarë. ” (Maide, 106-108)

 

Përgatiti: Almedin Ejupi


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010