Me tė vėrtetė pas vėshtirėsisė vjen lehtėsimi
06.01.2010 10:27:26

Falënderimi i qoftë Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Paqja dhe lavdërimi qofshin mbi Pejgamberin tonë, Muhamedin sal-lallahu alejhu ue selem, familjen dhe shokët e tij.

 Në këtë shkrim do të qëndrojmë me fjalën e Allahut të Madhëruar: “Dhe, ua ktheu shpinën dhe tha: “O dëshpërimi i im për Jusufin!”, dhe nga pikëllimi iu zbardhën të dy sytë, po i përmbajtur (nga pikëllimi).”[1]

Ky ajet kuranor e portretizon me saktësi gjendjen e këtij babai, Jakubit alejhi selam, që ka jetuar me vite në pritjen e birit të tij të dashur, Jusufit alejhi selam, kur papritmas i vjen lajmi edhe për birin tjetër, i cili ishte një pjesë e veçantë e dashurisë së tij që kishte për të. Allahu i Madhëruar e tregon këtë kur thotë: “Jusufi dhe vëllai i tij janë më të dashur te babai ynë sesa ne.”[2]

Atij nuk i mbeti rrugë tjetër përveçse të qëndronte larg tyre, pasi nuk dëshironte ta tregonte pikëllimin dhe dhimbjen e tij para askujt, nga frika se do të mendojnë se ai është i dobët. Por megjithatë sytë iu verbuan nga mërzia për të birin, sepse kjo është natyra e qenieve njerëzore. Pejgamberët e Zotit dhe të Dërguarit e Tij ndikohen në qoftë se ata i godet ndonjë fatkeqësi, por ata nuk e shfaqin dhe nuk e kundërshtojnë caktimin e Allahut. Të ndikuarit nga fatkeqësia nuk e mohon durimin.

Pejgamberi ynë, paqja qoftë mbi të, derdhi lot pikëllimi për Ibrahimin, djalin e tij, dhe kur disa nga shokët e tij, Allahu qoftë i kënaqur me ta, u habitën nga kjo që panë. Profeti, paqja qoftë mbi të, u tha atyre: “Syri le të lotojë, zemra le të pikëllohet, nuk themi përveç asaj që dëshiron Zoti ynë Fuqiplotë.”

 

Në fjalën e Allahut të Madhëruar: “Dhe ua ktheu shpinën e tha: “O dëshpërimi i im për Jusufin.”[3]

Vetëm për Jusufin të dëshpërohej? Thuhet se ai donte të përqendrohej në më të rëndësishmen, e kjo nuk do të thotë se kishte pakujdesi ndaj të tjerëve, me argument se ai kishte thënë para kësaj në ajetin 83: “...ka shpresë se Allahu do të m’i sjellë të gjithë...[4]

Por ai nuk e dinte se ku ishte Jusufi , ndërsa Benjamini dhe vëllai i madh i tyre ai e dinte se ishin në Egjipt. Dëshpërimi më i madh është për atë që nuk i dihet vendi dhe ka kohë që është larguar.

Allahu i Madhëruar jep në Kuran fjalët e Jakubit alejhi selam: “O dëshpërimi i im për Jusufin”, dhe nga pikëllimi iu zbardhën të dy sytë, po i përmbajtur (nga pikëllimi).”[5]

Kur iu zbardhën të dy sytë Jakubit alejhi selam, disa mendojnë se ata iu zbardhën pasi tha këto fjalë. Ky është mendimi i disa komentuesve. E vërteta është se në këtë kontekst nuk aludon për një gjë të tillë. Unë jam menduar për këto fjalë dhe kam arritur ta kuptoj – dija i takon Allahut të Madhëruar - kjo mund t’i ketë ndodhur edhe më parë sepse shkronja “vav “ në ajetin 84 të lartpërmendur nuk tregon se pas dëshpërimit atij iu zbardhën sytë, megjithatë mendimi i parë është i drejtë.

 Në fjalën e Allahut të Madhëruar thuhet: “...po i përmbajtur (nga pikëllimi).”[6], I pikëlluar, i brengosur për shkak të sprovave që përjetoi. Së pari humbi Jusufin, pastaj dy vëllezërit e tij dhe në fund të dy sytë, por sa herë që sprovat i shtoheshin, afrohej ndihma . Jakupi alejhi selam nuk e humbi shpresën nga mëshira e Allahut dhe fitoi në të dy botët. Allahu i Madhëruar ia solli të gjithë, ashtu siç ishte lutur. Ai fitoi me shpërblimin e durimtarëve dhe Zoti e la të përjetshëm rrëfimin mbi të në Kuran dhe e bëri shëmbëlltyrë deri në Ditën e Gjykimit.

Fjala e Allahut është më e vërteta: “Me të vërtetë, pas vështirësisë vjen lehtësimi!”

Zoti ynë, bëna prej atyre që i pasojmë gjurmët e Pejgamberëve dhe shijojmë kënaqësinë me shoqërimin e tyre në Ditën e Gjykimit!

 

Shkroi: Prof.dr. Naser Omer
Përshtati: Rashit Zylfiu



[1] Jusuf, 84.

[2] Jusuf, 8.

[3] Jusuf 84.

[4] Jusuf, 83.

[5] Jusuf, 84.

[6] Jusuf, 84.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010