Si ta ruash personalitetin nė jetė
07.01.2010 18:36:18

Në vend që  te jetosh inferior dhe pa personalitet, më mirë është që t’i kthehesh vetes dhe qëllimeve të tua të jetës, t’i shkruash me dorën tënde dhe t’i vesh para vetes e t’i kthehesh vetes çdoherë .

Lufto gjithmonë që të jesh në kënaqësinë e Allahut.

Kujtoje sinqeritetin gjithmonë .

Mësoje librin e Allahut komplet.

Jepi rëndësi dijes për fenë e Allahut.

Jepi rëndësi zemrës së shëndoshë dhe shërimit të saj.

Jepi rëndësi ruajtjes së shëndetit.

Shpejto në xhami para ezanit.

Jep sadaka çdo ditë .

Kryej të gjitha obligimet familjare.

Këshillohu me të tjerët.

Dëgjo dy palët para vendimeve.

Mos u hakmerr për vetveten tënde.

Mos u nervozo për vetveten tënde.

Mos mendo se ke hak mbi të tjerët.

Llogarite çdo punë.

Përkujto punët e së nesërmes.

Dëgjoj edhe të dobëtit se çfarë flasin.

Gëzohu kur vëllezërit e tu (muslimanët)  fitojnë diçka.

Përfito nga gabimet e të tjerëve.

Mundohu të jesh i rregullt (me sinqeritet) në jetë dhe në punë.

Ruaje buzëqeshjen.

Shfrytëzoji të gjitha mundësitë për ndonjë  çështje me rëndësi kur ta kesh para vetes.

T’i japësh përparësi punëve, sipas nevojës.

T’i japësh përparësi çështjes që të bën dobi dhe të kesh  ndikim me atë.

Mundohu të jesh i suksesshëm çdoherë.

Mos e humb pozitën që të besohet dhe mos e kërko nëse dikush e  kryen me sukses.

Jepi rëndësi asaj që të intereson dhe veçoje atë që ke ndikim.

Për ndonjë çështje që ke dobi, mundohu, provo, mëso, sepse nuk është e mundur që mos ta bësh.

Për mos suksesin tënd gjithmonë fajësoje veten dhe mësohu prej gabimeve të tua, si dhe mundohu që të mësosh çdo gjë që se di.

Mos llogarit se njerëzit janë të përsosur dhe mos humb kohë duke u marrë me ta, duke i përcjellë fjalët mes tyre, mos të interesojnë fjalët në mes tyre, pos atyre që ke dobi për ta përmirësuar veten tënde.

Allahun e lusim që  të na mundësojë të punojmë vetëm ato që kemi dobi në jetë dhe ahiret!

Përktheu: Samir Salihu

06.10.2006


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010