Disa kėshilla nga Aliu, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij
07.01.2010 17:48:34

Ai që njeh vetveten, njeh Krijuesin e vet.

Nëse ju e doni Allahun, atëherë hiqni dashurinë e zemrës për këtë botë.

Frika ndaj Allahut e bën njeriun të sigurt.

Si mund t'i gëzoheni kësaj jete që bëhet çdo orë edhe më e shkurtër?

Një emër i mirë dhe i njohur nga të gjithë nuk mund të humbasë nga një poshtërim një orësh.

Tri gjëra e bëjnë këtë jetë të mjerueshme: hakmarrja, xhelozia dhe karakteri i dobët.

Njeriu më i dobishëm është ai që është më i dobishëm për miqtë e tij.

Ai që mendon për veten se është më i miri, është më i keqi.

Njerëzit e ditur jetojnë edhe pas vdekjes, njerëzit e paditur quhen të vdekur edhe kur janë gjallë.

Çdo frymëmarrje e njeriut është një hap më afër vdekjes.

Përvoja është dituri e fituar.

Injoranca e dëmton njeriun më shumë se sëmundja në trupin e tij.

Më mirë është të jesh memec sesa gënjeshtar.

Mos fol kurrë kur nuk është koha për të folur.

Dëgjo dhe do të mësosh veten. Mos fol dhe nuk do të rrezikosh asgjë.

Ai që kurrë nuk e korrigjon veten, kurrë nuk mund të korrigjojë të tjerët.

E vërteta më e mirë është mbajtja e premtimeve.

 

Përgatiti: Almedin Ejupi
25.10.2009


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010