Urtėsi 1
07.01.2010 17:46:17

Ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të dytë, ka thënë: "Dy gjëra janë prej shejtanit dhe dy gjëra janë prej Allahut të Madhëruar, pastaj lexoi fjalën e Zotit: "Shejtani ju frikëson me skamje e varfëri dhe ju urdhëron të bëni vepra të pamoralshme. Kurse Allahu ju premton faljen dhe mirësinë e Tij." (Bekare, 268)

Jahja b. Muadh Razij ka thënë: "Dynjaja është ara e Allahut të Lartësuar, njerëzit janë të mbjellat e Tij, vdekja është koha e korrjes, meleku i vdekjes është kositësi, varri është magazina, ndërsa kiameti është fundi i procesit, o në xhenet o në xhehenem."

Ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë: "Kujt i jepen tri gjëra, i është dhënë risku më i mirë i dynjasë dhe i ahiretit: Ai që është i kënaqur me kaderin, ai që duron në fatkeqësi dhe ai që lutet në rehati."

Ibn Abasi, ka thënë: "Gjynahet e nxijnë fytyrën, e errësojnë zemrën, e plogështojnë trupin, bëjnë që të të urrejnë njerëzit dhe të pakësojnë riskun. Kurse veprat e mira të zbardhin fytyrën, të ndriçojnë zemrën, të japin forcë fizike dhe të shtojnë riskun."

Shafiu thotë: "Ruhuni që të mos ju mallkojnë zemrat e besimtarëve pa e ndier!”
"Po si ndodh që të mallkojnë zemrat e besimtarëve pa e ndier? e pyeti dikush. Atëherë ai u përgjigj: "Vepron ndonjë gjynah dhe Allahu i Madhëruar të bën të urryer në mesin e besimtarëve."

Lukmani i urtë i ka thënë të birit: "O biri im, dynjaja është një det i thellë në të cilin janë mbytur shumë njerëz. Le të jetë anija jote e udhëtimit në të devotshmëria. Punët e tua të mira janë mallrat që mbart në këtë anije, ruajtja e tyre është fitimi yt, ditët janë drejtimi yt, mbështetja ndaj Allahut është hija e saj, libri i Allahut është busulla e saj, frenimi i epsheve janë litarët e anijes, vdekja është bregu i detit

Njeriu më i mirë është ai që ka pesë cilësi:
- Të jetë i angazhuar me adhurimin e Zotit të tij.
- Të jetë e dukshme dobia e tij për njerëzit.
- Të jenë njerëzit të sigurt prej të keqes së tij.
- Të mos shpresojë në atë që është në dorë të njerëzve.
- Të jetë i përgatitur për vdekjen.


 

Përgatiti: Almedin Ejupi
13.12.2009


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010