A ėshtė bidat ndarja e teuhidit nė tre lloje?
19.12.2009 14:45:14

Nga disa njerėz kritikohet dhe mohohet tė jetė e drejtė ndarja e teuhidit qė ėshtė bėrė nga disa dijetarė, nė tre lloje; teuhid uluhije (njėsimi i Allahu nė adhurim), rububije (njėsimi i Allahut nė veprat e Tij) dhe esmau ue sifatu (njėsimi i Allahut nė emrat dhe cilėsitė e Tij). Kritika dhe mohimi i kėsaj bazohet nė atė se ndarja e teuhidit kėshtu ėshtė risi (bidat), pasi ėshtė e vonshme dhe nuk ishte e njohur kjo formė ndarjeje te muslimanėt e hershėm, me fjalė tė tjera ndarja e teuhidit nė kėto tre lloje nuk pėrmendet as nga i Dėrguari (salallahu alejhi ue selem) nė hadithe e as nga sahabėt pas tij, prandaj ėshtė e papranueshme qė edhe ne ta bėjmė kėtė.

Vėrtet lexuesit nė fillim, kur lexon mėnyrėn se si shtrohet kjo ēėshtje dhe se si argumentohet pėr tė, mund t`i lindė njė dyshim se vallė sa qenka e drejtė kjo ndarje.
Ėshtė mė se e vėrtetė se kjo formė e ndarjes sė teuhidit (njėsimit tė Allahut) nė tre lloje, duke e emėrtuar dhe detajuar secilin lloj, nuk ėshtė bėrė nė Kuran dhe as nė ndonjė hadith nga Muhamedi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė), por duhet ta kemi parasysh se cili ėshtė qėllimi i kėsaj ndarjeje. Ndarja e teuhidit, sipas disa dijetarėve tė ehli sunetit nė kėto tre lloje, nuk ka pėr qėllim tė pėrligjė ndonjė dispozitė, e cila nuk ka qenė e njohur nė kohėn e Muhamedit (salallahhu alejhi ue selem). Jo, kjo nuk merret nė konsideratė nė asnjė mėnyrė, ashtu sikurse kjo ndarje nuk ėshtė esenciale nė vetvete.

Pėr ta kuptuar mė qartė, themi se kjo ndarje ėshtė bėrė me qėllim qė kėrkuesi i dijes dhe muslimanėt nė pėrgjithėsi ta kenė mė tė lehtė kuptimin e monoteizmit (teuhidit) dhe se ēfarė kėrkohet nga besimtari me kėtė. Pra, ėshtė pėr qėllim qė tė thjeshtėsohen gjėrat, kėshtu qė tė kuptohen e perceptohen mė lehtė nga muslimani, ashtu si bėhet ndarja e ēėshtjeve dhe i gjėrave nė tė gjitha lėmit e shkencat.

Pėr shembull, mund ta marrim ndarjen e El-Ahkam Et-Teklifije (dispozitat obliguese), tė cilat ndahen nė shtatė te dijetarėt hanefi (farzi, vaxhibi, suneti, mubahi, mekruhi tahrimen, mekruhi tenzihen dhe harami) ose nė pesė te disa dijetarė tė tjerė. Ėshtė mė se e qartė se kjo ndarje e dispozitave qė ka ndodhur nė shkencėn e Usuli fikhut shekuj pas vdekjes sė Muhamedit (lavdėrimi dhe paqja qoftė mbi tė) nuk ka pėr qėllim pėrligjjen e dispozitave tė reja qė nuk ishin tė njohura mė herėt dhe po tė pyetej dikush nga sahabėt se si ndahen dispozitat apo si ėshtė definicioni i mekruhit tahrimen, nuk do tė jepte pėrgjigje tė cilėn ne e kėrkojmė. Madje kėtė ndarje nuk e njihte as Imam Ebu Hanifja (Allahu e mėshiroftė), pasi ky klasifikim ka ndodhur mė vonė. Por qėllimi i gjithė kėsaj ėshtė qė kėrkuesit tė dijes t`i thjeshtėsohen gjėrat duke i ndarė, klasifikuar njohuritė, qė t`i kuptojė sa mė lehtė ato.

Ose mund tė marrim njė shembull tjetėr. Nė shkencėn e hadithit bėhet ndarja e haditheve tė Muhamedit salallahu alejhi ue selem nė tre lloje: Ehadith Kaulije, Filije (Amelije) dhe Takririje (hadithe qė janė thėnie, vepra dhe pėlqime tė Muhamedit salallahu alejhi ue selem). Kjo ndarje dhe klasifikim nė shkencėn e hadithit ka ndodhur vonė dhe sahabėt nuk e kanė njohur kėtė ndarje. Por qėllimi ėshtė qė studiuesit, dijetarėt e hadithit, por edhe muslimanėt e thjeshtė t`i kenė parasysh se ēfarė konsiderohet sunet dhe cila ėshtė mė fuqishme nė argumentim.

Shembuj tė kėtij lloji kemi me qindra, madje nuk kemi lėmi, qofshin ato shkenca islame sikurse fikh, tefsir, akide, hadith, etj., ose edhe ato tė fushave tė tjera si fizikė, kimi, gramatikė, etj., dhe qė nuk kemi ndarje, klasifikime, degėzime, etj. Prandaj ėshtė pa vend ky pretendim.

Pastaj, ashtu si e cekėm mė lart, ndarja e teuhidit nė tre lloje nuk ėshtė esenciale dhe objektive nė vetvete, por qėllimi ėshtė thjeshtėsim pėr muslimani, qė ai ta kuptoj
ė sa mė drejt teuhidin dhe atė ēfarė kėrkohet nga ai duke e besuar Allahun e Lartėsuar mbi bazėn nė tė cilėn ndėrtohet besimi islam. Ky ėshtė monoteizmi i pastėr, i cili largon nga besimi i muslimanit ēdo formė tė tė shoqėruarit Allahut dikė nė ato gjėra, me tė cilat veēohet Ai dhe ėshtė i denjė vetėm Ai pėr to.

Prandaj disa dijetarė, gjithashtu tė ehli sunetit, kur e kanė shtjelluar teuhidin dhe ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me tė, kanė bėrė ndarjen e tij nė forma dhe pikėvėshtrime tė tjera. Disa e kanė bėrė ndarjen nė katėr lloje:
1. Teuhid uluhije (njėsimi i Allahu nė adhurim)
2. Rububije (njėsimi i Allahut nė veprat e Tij),
3. Esmai ue sifat (njėsimi i Allahut nė emrat dhe cilėsitė e Tij)
4. Teuhid Hakemije (veēimi i Allahut nė gjykimin ( nė ligjin) e Tij).

Disa ulema tė tjerė e kanė bėrė ndarjen nė vetėm dy lloje:
1. Teuhid Ilmi (teuhidi i njohjes ose nė njohje)
2. Teuhid Ameli (teuhidi nė vepra)

Disa tė tjerė gjithashtu nga Ehli Suneti, e bėjnė ndarjen nė dy lloje, por i emėrtojnė ndryshe:
1. Teuhidu Marifeti ue Ithbat (teuhidi i njohjes dhe i vėrtetimit)
2. Teuhidu Kasdi ue Taleb (tethidi i qėllimit dhe i kėrkimit).

Dhe kėshtu me radhė kemi ndarje dhe klasifikime tė ndryshme varėsisht prej metodės sė trajtimit tė teuhidit nga dijetarėt dhe mėnyrės e terminologjisė qė ata kanė zgjedhur. Prandaj ndarja e teuhidit nė tre lloje nuk ėshtė gjė e shenjtė qė nuk bėn tė preket dhe nuk ka tė bėjė me pėrligjje tė diēkaje, por ka tė bėjė me terminologji ashtu si ndahen dhe klasifikohen, pastaj emėrtohen gjėrat nė lėmi tė ndryshme shkencore. Esenciale ėshtė kuptimi se ēfarė u jepet atyre termave qė pėrdorėn, ndėrsa emėrtimi, vėnia e nocioneve e i termave nuk ėshtė esenciale nė asnjė fushė. Mekruhu te dijetarėt e hershėm nė terminologji ėshtė pėrdorur si sinonim i haramit, mirėpo mė vonė ėshtė ndryshuar kuptimi i kėtij termi dhe nė fikh pėrdoret pėr gjėrat qė janė tė urryera, nėn gradėn e haramit.

Nėse lexojmė pėrkufizim e teuhidit, tė cilin e pėrcjell Shejh Ibrahim Baxhuri, i cili kishte postin e shejhul Ez`her, nė librin “Tuhfetul Murid Sherh Xheuheretu Tevhid” f. 10, do tė shohim se e ai e pėrkufizon teuhidin duke i pėrfshirė kėto tre lloje tė teuhidit nė pėrkufizim.

Shumica e dijetarėve tė Ehli Sunetit e kanė pranuar se ndarja e teuhidit nė kėto tre lloje si mė tė drejtė dhe mė tė qėlluar pasi ėshtė mė gjithėpėrfshirės dhe mė i plotė, prandaj ata nė librat e tyre dhe nė sqarimin e teuhidit kanė zgjedhur kėtė formė tė ndarjes.

E papranuar ėshtė ndarja e teuhidit tė cilėn e kanė bėrė disa sofistė nė: teuhidu ameh (teuhidi i muslimanėve tė thjeshtė), teuhidu has-seh (teuhidi i njerėzve tė posaēėm apo tė privilegjuar) dhe teuhidu has-seti has-seh (teuhidi i mė tė privilegjuarve nga tė privilegjuarit), pasi me kėtė ndarje sufistėt bėjnė devijim tė plotė tė kuptimit tė teuhidit nė Islam.

Sido qė tė jetė, thėnia e atyre se pėr shkak se kjo ndarje e teuhidit nuk gjendet nė hadithe dhe se kjo ndarje ėshtė bidat, risi, ėshtė tendencė dhe papjekuri madje edhe naivitet, qė tė ndėrlikojnė atė qė ėshtė e thjeshtė dhe t’i hutojnė besimtarėt nė atė qė janė tė bindur, duke u munduar tė fusin paqartėsi tek ata. Ky pretendim i detyron ata qė tė mohojnė shumė gjėra dhe shumė ndarje qė kanė ndodhur nė tė gjitha fushat dhe lėmit shkencore islame.
 

Alaudin Abazi
26
.10.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010