Si tė ndikojmė te vetvetja (Pjesa 1)
22.12.2009 13:56:39

Me qėllim qė ne tė ndryshojmė dhe tė rimėkėmbemi, duhet t'i themi vetes mjaft pasivitetit dhe tė qenėt negativ. Sot ėshtė koha pėr aktivitet dhe pozitivitet. Kjo duhet tė fillojė qė nga banesa e secilit, qė nga pallati, rruga ku kalojmė dhe lagja ku banojmė. Qė sot duhet t'u themi "Mjaft" ujėrave qė rrjedhin dhe mbeturinave qė hedhim pa kriter. Mos thuaj kurrė "Le t'i heqin tė tjerėt kėto mbeturina ose ata qė i kanė hedhur!" Mos thuaj kurrė "Nuk ka ē'mė duhet" por fillo nga vetja jote fillimisht.

Secili prej nesh del nė rrugė dhe sheh makina tė parkuara nė mes tė rrugės duke penguar trafikun. Asnjėri nuk del t'i thotė dy fjalė shoferit qė qėndron brenda. Tė gjithė hyjmė nė bar-kafe pėr tė pirė njė kafe, por na bllokohet frymėmarrja nga tymi i duhanit. Megjithatė, asnjėri nuk e merr guximin ta ngrejė zėrin, qė ky fenomen tė pakėsohet. Tė gjithė jemi ambientuar me kėtė pasivitet dhe nuk na bėjnė pėrshtypje kėto gjėra.

Ne lindim, rritemi dhe vdesim nė njė ambient dhe atmosferė tė mbushur me pasivitet. Edhe nėse njė i ri e ngre zėrin dhe kėrkon tė ndryshojė diēka, tė rriturit i thonė:"Po ty ē'tė duhet kjo?! Shih punėn tėnde dhe mos i bjer murit me kokė!"

E si mund tė ndryshojmė nė kėtė mėnyrė? Si mund tė rimėkėmbemi kėshtu? Pėrse duhet tė presim qė Zoti ta ndryshojė gjendjen tonė, ndėrkohė qė pasiviteti dhe tė qenit negativė po na merr frymėn?!

Po pėrse vallė ky pasivitet?
Sepse shumė prej nesh mendojmė se njė fjalė e jona, njė ndėrhyrje dhe njė akt, nuk do mund ta ndryshojnė kėtė realitet. Kėshtu, i bashkohemi dhe ne karvanit tė pasivėve dhe personave negativė.

Edhe pse ndoshta nuk ndryshon gjė, prej nesh kėrkohet tė jemi pozitivė dhe aktivė. Sepse vetė Zoti i Madhėruar na ka urdhėruar tė jemi pozitivė. Kjo shpaloset mė mirė nė ajetin: "Me tė vėrtetė, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e njė populli, derisa ata tė ndryshojnė ē’kanė nė vetvete." (Rad: 11)

Nė kėtė ajet, Zoti i kėrkon secilit prej nesh tė jemi pozitivė dhe tė ndryshojmė pėr mirė. Ndonjėherė, shohim qė prindėrit janė njerėz shumė tė mirė dhe tė ndershėm, por fėmijėt e tyre bėhen rrugaēė dhe negativė. Kjo, sepse kėta prindėr kanė menduar vetėm pėr veten dhe fėmijėt dhe jo pėr shoqėrinė. Qė ne tė rrisim dhe edukojmė fėmijė pozitivė, duhet qė tė kontribuojmė pozitivisht pėr shoqėrinė. Duke nisur nga vetja jonė, ne duhet tė ndryshojmė edhe si shoqėri. Le tė jetė ky projekti ynė pėr njėqind vitet e ardhshme. Edhe pse duket kohė shumė e largėt, kjo ėshtė mėnyra e vetme pėr t'u ngritur sėrish nė kėmbė.

Tė jesh pozitiv dhe aktiv nė shoqėri, nuk do tė thotė tė bėsh sherr dhe tė krijosh situata tė pakėndshme me njerėzit negativė dhe tė papėrgjegjshėm. Tė jesh pozitiv, do tė thotė qė t'i ftosh njerėzit drejt tė mirės, nė mėnyrėn mė tė pranueshme dhe mė tė mirė. "Thirr nė rrugėn e Zotit tėnd me menēuri dhe kėshillė tė bukur dhe diskuto me ata nė mėnyrėn mė tė mirė!" (Nahl, 125)
Secili prej nesh duhet tė ngrejė flamurin e pozitivitetit dhe t'i themi njė "Jo" tė fuqishme pasivitetit. Thotė Zoti nė Kuran: "Ruajuni ngatėrresave, tė cilat nuk i godasin vetėm ata qė bėjnė keq; dhe ta dini se Allahu dėnon ashpėr!" (Enfal, 25)

Ruaju sė keqes o vėlla dhe oj motėr, sepse fatkeqėsitė pėrfshijnė tė kėqijtė por edhe tė mirėt. Dikush e pyeti Profetin alejhi selam: "O i Dėrguar i Allahut! A ėshtė e mundur qė tė ndėshkohemi, ndėrkohė qė mes nesh ka akoma njerėz tė mirė dhe tė ndershėm?"
Profeti alejhi selam iu pėrgjigj: "Po, nėse shtohet e liga."

Kur e liga shtohet dhe kur askush nuk pėrpiqet ta frenojė dhe tė ofrojė zgjidhje pozitive, atėherė ndėshkimi i pėrfshin tė gjithė.
Kur Zoti e urdhėroi Xhibrilin alejhi selam qė ta shkatėrrojė njė qytet, Xhibrili i tha: "O Zot! Nė atė qytet ndodhet filani, i cili tė adhuron dhe lutet me pėrkushtim."
Zoti i tha: "O Xhibril! Ndėshkimin filloje me atė person, sepse atij nuk i ėshtė skuqur faqja nga tė ligat qė veprohen nė atė qytet."

Ata njerėz tė cilėt janė mbyllur nė xhami dhe nuk dinė ēfarė bėhet jashtė saj, le ta dinė se e kanė kuptuar Islamin gabim. Nėse nuk i fton njerėzit tė distancohen nga gjynahet, nėse nuk kontribuon pozitivisht nė shoqėri, nėse nuk je aktiv nė ruajtjen e fesė dhe nderit tė njerėzve, dije se nuk ke bėrė asgjė. Islami kėrkon njerėz qė janė tė pėrfshirė nė aktivitete shoqėrore dhe publike, njerėz qė kanė ndikim dhe qė u dėgjohet fjala nė shoqėri, jo njerėz qė nuk dinė gjė tjetėr pėrveē namazit.

Thotė Umer ibnul Hattabi: "Gati sa nuk shkatėrrohen qytete edhe pse janė ndėrtuar rishtazi."
Dikush e pyeti: "E si mund tė ndodhė kjo?"
Umeri u pėrgjigj: "Kur tė ligėt do tė lartėsohen mbi tė ndershmit."

Thotė Umeri: "Nėse veprohen punė tė liga por nė fshehtėsi, ato nuk dėmtojnė veēse vepruesin. Por nėse veprohen haptazi dhe njerėzit nuk reagojnė qė ta ndryshojnė, ato dėmtojnė tė gjithė shoqėrinė."
"Ruajuni ngatėrresave, tė cilat nuk i godasin vetėm ata qė bėjnė keq; dhe ta dini se Allahu dėnon ashpėr!" (Enfal, 25)

Thotė Profeti alejhi selam: "Do tė urdhėroni pėr mirė dhe tė ndaloni tė keqen, ose Zoti do nxisė armiqėsinė mes jush, do e lutni por nuk do u pėrgjigjet mė."
Pasiviteti ndikon drejtpėrdrejt nė pranimin e lutjeve dhe ndikon nė pėrshpejtimin e ndėshkimit tė Zotit. A e shikon sa i rrezikshėm ėshtė pasiviteti o vėlla dhe oj motėr?

 

Teuta Mulla
6.12.2009

 

Shėnim: Kjo temė ėshtė publikuar nė njė rubrikė  tė lirė dhe materialet qė publikohen nė tė nuk do tė thotė se pėrputhen kurdoherė me ato qė redaksia e Klubit Kulturor i di pėr tė vėrteta.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010