Ekzistenca e Zotit vėrtetohet nga Vetė Zoti!
22.12.2009 13:48:16

Ēdo vepėr precize, komplekse por e papėrsosur, duke pėrfshirė edhe njeriun, dėshmon mbi tė Pėrsosurin!

Ndonėse ka mjaft fakte shkencore qė nė mėnyrė indirekte vėrtetojnė ekzistencėn e Zotit, (tek tė cilat do tė ndalemi vetėm sipėrfaqėsisht), megjithatė ne nuk kemi nevojė tė presim nga shkenca tė na vėrtetojė ekzistencėn e Zotit! Pashmangshėm shtrohet pyetja pse?
Sepse jo vetėm pėr faktin se shkenca ėshtė e varur nga fenomenet objektive, koha/hapėsira dhe materia nė pėrgjithėsi, e nė anėn tjetėr ėshtė e mangėt karshi qenieve noumenale, metafizike e transcendentale; e as pėr faktin se shkenca ėshtė e krijuar nga njeriu, gjė qė lė tė nėnkuptojė se ēdo gjė e krijuar nga njeriu lė hapėsirė pėr kontestim, dyshim - por pėr faktin se ekzistenca e Zotit ėshtė vėrtetuar prej Vetė Zotit.
Nuk mund tė presim nga shkenca qė vetė e krijojmė, ta na vėrtetojė ekzistencėn e Zotit! Shkenca pėrballė vėrtetimit tė ekzistencės sė Zotit, nėpėrmjet empirizmit, ėshtė e pafuqishme, sepse ajo mbėshtetet nė vėzhgime shqisore, argumentet empirike tė drejtpėrdrejta. Po ashtu nga diēka qė ėshtė e kufizuar nuk mund tė presėsh tė dėshmojė pėr diēka qė ėshtė e pastėr nga tė metat kufizuese. Gjithashtu ēdo krijesė e kufizuar krijon ide, shkenca, ideologji, teori, ligje tė kufizuara, mangėta, pėrkohshme, tėrėsisht konvencionale. Shkenca ėshtė e kufizuar pikėrisht pėr faktin se ėshtė krijuar nga njė qenie e kufizuar, siē ėshtė njeriu.
Ndėrsa Zoti nuk ėshtė objekt qė mund tė matet e provohet me anė tė shqisave, e nuk ėshtė i varur as nga koha e hapėsira, por pėrkundrazi ato janė tė varura nga Ai, ngase pikėrisht Ai ėshtė pėrcaktues i tyre; e as nuk ėshtė objekt qė ne tė mund tė bėjmė eksperimente mbi Qenien e Tij dhe asnjėherė nuk do tė mund ta arrijmė njohjen e ekzistencės sė Tij, nėse mbėshtetemi vetėm nė shqisa, sado qė nė mėnyrė tė pėrsosur funksionojnė ato sepse shqisat janė tė paafta ta pėrfshijnė Atė, ndėrkaq Ai i pėrfshin ato.

Ateistėt pa fije turpi pėrpiqen ta kontestojnė fuqinė e Zotit dhe rrjedhimisht ekzistencėn e Tij, duke pohuar se po tė ishte Zoti nuk do tė ndodhnin gjithė kėto fatkeqėsi nė gjithėsi.
Ata pėrpiqen ta kontestojnė drejtėsinė, mėshirėn e fuqinė e Zotit, duke u mbėshtetur nė varfėrinė qė mbretėron nė botė. Thonė: “E shihni ē’mjerim e ka kapluar botėn, po tė gjykonte Zoti me drejtėsi e mėshirė, nuk do tė vdisnin njerėzit urie!” Gjithashtu thonė: “Po tė ishte Ai i fuqishėm, do ta ndalonte urinė", prandaj, ata pohojnė se Zoti nuk ekziston...!
Eh, sa injorantė qė janė ata! Harrojnė se nė momentin qė kontestojnė drejtėsinė, mėshirėn apo fuqinė e Zotit, automatikisht pranojnė ekzistencėn e Tij, madje me tė gjitha ato atribute qė padrejtėsisht dhe pa kurrfarė faktesh ia kontestojnė. Kjo ngjan pikėrisht pėr faktin se nuk mund tė kontestohet diēka pa ekzistuar paraprakisht. Nuk mund tė kontestohet kufiri i Mitrovicės, pa ekzistuar ajo. Vetėm pse sė pari ekziston Mitrovica, njeriut i jepet mundėsia ta kontestojė kufirin e saj, nė tė kundėrtėn nuk do tė mund ta bėnim atė. Nėse me tė vėrtetė nuk do ekzistonte Mitrovica, ne s’do tė kishim nevojė tė sillnim fakte pėr mosekzistencėn e saj. Sikur Mitrovica tė ishte inekzistente, sigurisht qė edhe ato fakte do tė mbeteshin tė tilla, inekzistente.
Gjithashtu atyre ateistėve ua kujtoj dialogun imagjinar mes berberit dhe klientit, objekt bisede i tė cilėve ishte pikėrisht ekzistenca e Zotit.

Ndėrkohė qė berberi qethte klientin, ata trajtonin tema tė ndryshme, mes tė cilave edhe ēėshtjen e ekzistencės sė Zotit, e cila pėrbėnte temėn qendrore. Pasi fillon debati pėr Zotin, berberi i thotė klientit se Zoti nuk ekziston. Dhe menjėherė pyetet berberi, pse mendon ashtu? Ja, - ia kthen ai, dil jashtė nė rrugė dhe do ta shohėsh qė Zoti nuk ekziston. Po tė ekzistonte nuk do tė kishte aq dhembje e vuajtje nė kėtė botė? Klienti pėr njė moment mbetet i shtangur dhe pasi berberi mbaron punėn me flokėt, ai i turpėruar pėr mungesė pėrgjigje heshtazi largohet nga dyqani,... nuk bėn shumė hapa dhe has nė njė person me flokė tė gjata, tė ndyta e me mjekėr tė parregulluar. Pa humbur kohė kthehet te berberi dhe i thotė se berberėt nuk ekzistojnė! Berberi i habitur pyet: -Si nuk ekzistojnė!? Unė sapo mbarova punėn me ju!
Jo, klith klienti, berberėt nuk ekzistojnė. Sepse po tė ekzistonin, atėherė nuk do tė kishte njerėz me flokė tė ndyta dhe me mjekėr tė parregulluar, si ai njeriu atje jashtė. Berberi i habitur nga kėto fjalė, stepet dhe nuk vazhdon mė tutje.
Berberėt ekzistojnė, por ata nuk janė fajtorė pse njerėzit nuk shkojnė tė rregullohen- pėrfundon klienti.
E njėjta ngjan edhe me Zotin. Zoti nuk ėshtė fajtor pse njerėzit nuk kėrkojnė ndihmė prej Tij! Dhe pikėrisht kjo ėshtė njėra prej arsyeve pse nė kėtė botė ka aq shumė vuajtje.

T’i kthehemi ēėshtjes kruciale tė temės. Si na ėshtė vėrtetuar ekzistenca e Zotit nga Vetė Zoti, Qenia e tė Cilit ėshtė e padukshme, pakapshme dhe e paperceptueshme pėr njeriun?!
Por, para se tė vazhdojmė sė paraqituri argumentet e ekzistencės sė Zotit, prej Vetė Zotit, pėr hir tė korrektėsisė duhet tė bėjmė tė ditur njė prej fakteve rrėnjėsore shkencore, qė vėrteton ekzistencėn e Zotit. Ky fakt ėshtė materia inorganike, vetvetiu nė asnjė mėnyrė nuk mund tė krijojė ndonjė qelizė organike. Materia e pajetė ėshtė vėrtetuar se nuk mund ta krijojė jetėn, ngase ajo ėshtė e pavetėdijshme dhe si rrjedhojė e pafuqishme. Provues i kėtij fakti shkencor ishte biologu i njohur francez, Lui Pastėr, i cili pėrfundimisht i ērrėnjosi idetė e shėmtuara evolucioniste - darviniste. Gjithashtu materia inorganike nuk ka vullnet e dėshirė, qė tė mund tė krijojė, harmonizojė, ekuilibrojė e pėrsos krijimin.
Por t’i lėmė anash faktet shkencore, sepse ato nuk janė objekt i studimit tonė, tė merremi me vėrtetimin e ekzistencės sė Zotit nga Vetė Zoti.

Njė person qė ėshtė i verbėr, mund tė mendohet qė e ka njė mundėsi mė pak pėr tė vėrtetuar ekzistencėn e Zotit, ngase ai nuk e sheh krijimin e Tij. Por i njėjti person a ka arsye tė mos e besojė Zotin pėr shkak tė pamundėsisė sė shikimit tė krijimit!? Jo! Jo, sepse ai e percepton ekzistencėn e Zotit, pavarėsisht pse nuk e sheh krijimin dhe Qenien e Tij, mbase kėtė privilegj tė fundit nuk e gėzon as i verbėri. E shembulli i atij personi qė nuk e beson Zotin derisa mos ta shohė ėshtė identik me shembullin e atij injorantit qė nuk e beson njė aromė derisa ta shohė. Por kur ateisti pyetet pse nuk e beson Zotin, ai fillimisht nuk bie viktimė e injorancės qė e ka kapluar, duke thėnė se Zotin nuk e besoj pse nuk e shoh, por gjen ndonjė arsye tjetėr tė paarsyeshme, kryesisht qesharake. Po kur nė vazhdim pyetet, se a do ta besonte Zotin po ta shihte, sigurisht qė pėrgjigja e tij ėshtė po, gjithsesi,... nė kėtė rast viktimizimi dhe rrėshqitja nė injorancė qenė tė pashmangshme.
Nė anėn tjetėr njė shurdhmemec a ka arsye tė mos e besojė ekzistencėn e Zotit vetėm pse nuk dėgjon e s’flet? Jo, kurrsesi jo!
Po njė person qė nuk i funksionojnė shqisat e tė shijuarit dhe tė nuhaturit, a ka arsye!? Pa dyshim pėrgjigjja mbetet e njėjtė, jo.
Por njė i sėmurė mental a do tė kishte arsye tė mos e besonte ekzistencėn e Zotit!? Sigurisht qė nė kėtė rast pėrgjigja ėshtė diametralisht e kundėrt me ato paraprake, ngase ai nuk posedon aftėsi perceptuese, tė cilat do t’i transferonte tek mendja, pėr tė bėrė gjykimin e vėrtetė, tė duhur.
Ajo qė duhet tė kuptojmė nga kėta shembuj ėshtė se posedimi i tė gjitha shqisave, nė mėnyrėn mė tė pėrkryer tė mundshme, nuk do tė na shėrbente asgjė pėr ta arritur njohjen e Zotit, nėse nuk do ta posedonim njė element pėrbėrės tė qenies njerėzore, karakteristikė vetėm pėr njeriun – mendjen, e cila, siē shprehej pėrfaqėsuesi i kriticizmit, Imanuel Kant, ėshtė ligjdhėnėse e natyrės.
Tė pesė shqisat janė vetėm disa elemente, qė njeriut i ofrojnė perceptime, imazhe, objekte, fakte tė cilat mendja detyrohet t’i konstatojė, gjykojė, vlerėsojė e vėrtetojė.
Prandaj mund tė konstatojmė se empiristėt me pa tė drejtė e injorojnė arsyen, mungesa e sė cilės do e pamundėsonte atė.

Sė kėndejmi, t’i shpėrfaqim disa botėkuptime mbi krijime qenėsore pėr jetėn.
- Oksigjeni nuk di se ajri i tij ėshtė qenėsor pėr frymėmarrjen e njeriut.
- Uji nuk e di se krijesat varen nga jeta qė e sjell dhe se ėshtė bazė pėr jetėn. Uji asnjėherė nuk do tė formohej e tė vihej nė gotėn e njė personi, vetėm pse ai do ta dėshironte.
- Dielli nuk ka vetėdije tė gjykojė se qenieve tė gjalla u duhen rrezet dhe drita e tij,... ato (rrezet) nuk lėshohen nga fakti se ai ka dėshirė, por nga fakti se ashtu ėshtė projektuar, pa dėshirėn e tij.
- Hėna vetvetiu nuk ėshtė programuar qė njeriut t’i mundėsojė llogaritjen e muajve dhe viteve.
- Era nuk di se pėr qeniet organike, freskia qė ajo sjell ėshtė e domosdoshme.
- Flora e fauna, gjithashtu nuk janė tė vetėdijshme, se edhe pa to pamundėsohet jeta.

Kėta ishin vetėm disa shembuj ilustrues, qė japin tė kuptojnė se i gjithė harmonizimi, sintetizimi, koordinimi, kompozimi i materiales buron nga qenia ideale, absolute, ekzistenca e se cilės nuk ėshtė brenda botės siē pohonin panteistėt si Xhordano Bruno, Xhon Tolani, Spinoza, por ėshtė jashtė botės materiale, siē pohonin me tė drejtė teistėt – Platoni, Dekarti, Lajbnici, Gėte, Kanti e tė tjerė. Rrjedhimisht kjo fuqi nuk mund tė jetė e varur nga koha, kazualisht e pėrcaktuar nga hapėsira, por as nga vet hapėsira, sepse qė tė dyja sė bashku janė tė pėrcaktuara nga Zoti - transcendenca e vėrtetė, qė qenėson pėrtej kufijve shqisor, duke pėrcaktuar se i gjithė krijimi duhet tė veprojnė nė mėnyrė konstante, nė dobi tė qenieve tė gjalla nė pėrgjithėsi dhe njerėzve nė veēanti.
Prandaj Zotin assesi nuk mund ta kėrkojmė brenda botės, ashtu siē veprėn e njė artisti asnjėherė nuk bėn ta kėrkojmė brenda vetė artistit, por jashtė tij. Artisti pėrmes qenies sė tij dhe me tėrė qenien e tij vepron jashtė qenies sė tij e kurrsesi brenda qenies sė tij, mbase mund tė ketė ndonjė pėrjashtim.
Po ashtu ekziston edhe njė veēori, aftėsi tjetėr te njeriu - intuita, e cila nė mėnyrė direkte, pa ndėrmjetėsimin e pėrvojės lė tė kuptojė se patjetėr duhet tė ekzistojė njė qenie e pėrkryer, e gjithėfuqishme qė udhėheq nė mėnyrė precize ēdo gjė nė gjithėsi.
Ēdo vepėr precize, komplekse por e papėrsosur, duke pėrfshirė edhe njeriun, dėshmon mbi tė Pėrsosurin!
Zoti nuk ekziston pse ne e mendojmė, ne e mendojmė sepse Ai ekziston.

Ishte pikėrisht sentenca e Dekartit: “Mendoj prandaj jam,... Zoti ekziston” ajo qė mė shtyu tė vij deri tek konkludimi se Zoti nuk ekziston pse ne e mendojmė, por ne e mendojmė sepse Ai ekziston.
Assesi nuk duhet thėnė se Zoti ekziston sepse ne po e menduakam Atė, por ne e mendojmė pikėrisht pse Ai ekziston. Po tė mos ekzistonte, ne as qė do ta mendonim, ngase paraprakisht as qė do tė ekzistonim, qė mė pastaj ta mendonim. Pėr mė tepėr, filozofi i njohur dualist, Rene Dekarti, mendonte se ideja mbi ekzistencėn e Zotit vjen nga i Pėrkryeri - Zoti, e vendosur nė tė papėrkryerin – njeriun. Sepse ne vetvetiu thoshte ai, si qenie e fundme, pafuqishme qė jemi, tė shoqėruar me kufizime, nuk mund tė krijojmė ide pėr njė substancė tė pafundme, siē ėshtė Zoti.
Mė tej shtonte: “Dhe pasi dyshoj, unė e di se jam qenie e papėrsosur. Si qenie e tillė unė kam idenė pėr diēka tė pėrsosur. Zotit, si qenie e pėrsosur, nuk duhet t’i mungojė asgjė, si rrjedhim duhet ta ketė edhe atributin e ekzistencės.”
Edhe nėse asnjė fakt shkencor qė dėshmon ekzistencėn e Zotit mos tė ekzistonte, do ekzistonin argumente tė bollshme, tė rrėnjosura nė zemrėn, ndėrgjegjen dhe tėrė qenien e njeriut, nga Vetė Zoti i tij, pikėrisht pėr njohjen e Tij.

Kundėrargumente mbi mosekzistencėn e Zotit!

Ēdo kundėrargument mbi mosekzistencėn e Zotit ėshtė argument mbi ekzistencėn e Tij.
Nė momentin qė tentohet tė sillet njė argument pėr mosekzistencėn e Zotit, shfaqet njė argument mbi ekzistencėn e Zotit. Kėshtu qė vetė tendenca e njeriut pėr tė sjellė fakte mbi mosekzistencėn e Zotit, ėshtė njė argument mė shumė qė dėshmon ekzistencėn e Zotit.
Absolutisht ėshtė e pamundur tė mohohet diēka e qė ajo tė mos ekzistojė paraprakisht. Vetėm kur ndonjė send, objekt, ēėshtje, proces ekziston nė njė apo trajtė tjetėr, ne pėrpiqemi ta mohojmė atė pėr arsye tėrėsisht subjektive, irracionale. Po mos tė ekzistonte, ne kurrsesi nuk do tė mund ta mohonim, ngase pėr tė mohuar diēka, siē theksuam mė lart, sė pari duhet tė pohohet e dėftohet.
Nga ky kontemplacion qė bėmė deri mė tani, pėrfundimisht dhe pa asnjė hezitim, mund tė konstatojmė tė vėrtetėn e pakontestueshme, se ekzistenca e Zotit absolutisht nuk varet nga asgjė dhe Ai ekziston pavarėsisht faktit se njeriu nuk e beson, mendon, njeh apo vėrteton.


 

Muhamet Krasniqi
Student i Departamentit
tė Sociologjisė – UP
25.10.2009


P.S. Qė ky shkrim tė jetė mė i kuptueshėm, lexuesit tė nderuar i rekomandoj t’i lexojė disa shkrime paraprake tė sė njėjtės natyrė, nė sajtin jokomercial:
www.muhametkrasniqi.blogspot.com

 

Shėnim: Kjo temė ėshtė publikuar nė njė rubrikė  tė lirė dhe materialet qė publikohen nė tė nuk do tė thotė se pėrputhen kurdoherė me ato qė redaksia e Klubit Kulturor i di pėr tė vėrteta.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010