Mendimet e shėndosha ēojnė nė veprime tė drejta dhe tė shėndosha
22.12.2009 13:47:04

Dijetari i madh Ibn Kajjim el- Xheuzijje, Allahu e mėshiroftė, nė librin e tij El-Fawa’id, nė kapitullin e titulluar “Burimet e tė gjitha njohurive dhe veprimeve” shkruan: "Origjina e tė gjitha njohurive tė perceptuara dhe veprimeve tė zgjedhura shtrihet nė nocione1 dhe mendime. Dhe kėto [nocionet dhe mendimet] kanė nevojė pėr imagjinim [fantazim] dhe imagjinimet ftojnė nė dėshira [kėrkesa], ndėrsa dėshirat kėrkojnė kryerjen e veprimeve. Pėrsėritja e mjaftueshme e kėtyre veprimeve pastaj ēon nė formimin e shprehive.

Kėshtu qė pastrimi i tė gjithė kėtyre hapave kėrkon qė tė pastrohen nocionet dhe mendimet dhe prishja [ēoroditja] e kėtyre hapave vijues ēon nė prishjen [ēoroditjen] e tyre [nocioneve dhe mendimeve].

Korrigjimi [pastrimi] i mendimeve mund tė vijė vetėm duke pasur nė mendje Krijuesin e Gjithėsisė, duke u ngritur tek Ai, duke u vėrtitur rreth kėnaqėsisė dhe dashurisė sė Tij dhe me tė vėrtetė tek Ai, mė Madhėshtori, qėndron i tėrė pėrmirėsimi. Tek Ai gjendet i tėrė udhėzimi dhe me dhurimin e dhuntive tė Tij qėndron e gjithė rruga e drejtė dhe ruajtja e robėrve tė Tij ėshtė ēdo mbrojtje [e robėrve tė Tij]…"

Ai gjithashtu thotė duke vazhduar: "Dije qė nocionet dhe pėshpėritjet ēojnė nė atė qė pasohet nga aftėsia e tė menduarit. Mendimet pastaj i kthejnė ato [nocionet dhe pėshpėritjet] nė pėrkujtim [tedhekur]. Mendimet i marrin ato dhe i kthejnė nė dėshira [iradeh]. Dėshirat i marrin ato dhe i ēojnė te gjymtyrėt dhe veprimet. Kėto pastaj bėhen tė rrėnjosura thellė dhe pastaj bėhen shprehi [tė formuara plotėsisht]. Kėshtu, largimi i tyre [nocioneve dhe pėshpėritjeve] qė nga fillimi ėshtė mė lehtė sesa tė ndėrpriten pas zhvillimit tė fuqisė dhe pėrkryerjes."

Njė faqe mė pas ai thotė: "Kėshtu qė kur i zmbraps nocionet qė tė vijnė [nė zemėr ose mendje], do tė kesh triumfuar mbi ēdo gjė qė vjen pas saj. Dhe nėse i strehon ato, do tė bėhen mendime qė bredhin, tė cilat do tė konsumojnė dėshirat e personit. Pastaj, dėshirat dhe mendimet sė bashku do tė inkurajojnė shfrytėzimin e gjymtyrėve [veprimi]. Nėse gjymtyrėt nuk pėrdoren, ato [dėshirat dhe mendimet], do tė kthehen prapa te zemra me dėshira dhe epshe qė ta ēojnė nė drejtimin e duhur [kryerjen e veprimit].

Ėshtė e njohur qė pastrimi [korrigjimi] i nocioneve [qė kalojnė nėpėr zemėr ose mendje] ėshtė mė i lehtė sesa pastrimi i mendimeve dhe pastrimi i mendimeve ėshtė mė i lehtė sesa pastrimi i dėshirave, ndėrsa pastrimi i dėshirave ėshtė mė i lehtė sesa pastrimi i ēoroditjeve nė veprime dhe pastrimi [i ēoroditjes nė veprim] ėshtė mė i lehtė sesa ndėrprerja nga [krijimi] i shprehive.

Prandaj, shėrimi mė efektiv ėshtė qė ta angazhosh vetveten me mendime nga tė cilat ke dobi, duke iu kundėrvėnė asaj nga e cila nuk ke dobi, sepse tė menduarit rreth asaj ēfarė nuk ke dobi, hap derėn e ēdo ligėsie.

Ē'nėnkupton kjo? Pra, ēfarėdo mendimi, nocioni ose ideje qė kalon nėpėr mendjen tėnde, ato eventualisht do tė ēojnė me shprehje nė veprim. Kjo shprehje eventuale nė veprime do tė jetė e lidhur drejtpėrdrejt me natyrėn e mendimeve, nocioneve dhe ideve fillestare. E mira pėr tė mirėn, e liga pėr tė ligėn.

Pėr mė tepėr, korrigjimi qė nė fillim tė kėtyre hapave – e cila ėshtė faza kur kėto mendime dhe veprime ndodhin nė mendjen dhe zemrėn tėnde – ėshtė mė lehtė sesa tė largohesh nga njė shprehi. Sepse njė shprehi ėshtė rezultat eventual i tė gjithė kėtyre hapave, nėse njė person i lejon qė tė zhvillohen vazhdimisht.

Sepse njė mendje e shėndoshė dhe e pastėr ėshtė ajo e cila ku vetėm mendimet e dobishme ndeshen dhe tė gjitha mendimet e liga zmbrapsen. Duke e angazhuar mendjen me vetėm ato mendime dhe ide qė janė tė ndėrlidhura me ēdo gjė qė ėshtė e dobishme, njė person i mban veprimet e tij ose tė saj tė kontrolluara.

Njė mendje qė ka vetėm mendime tė mira, ēon nė veprime tė mira dhe tė dobishme. Ėshtė njė mendje e shėndoshė dhe e pastėr. Pasja e mendimeve dhe nocioneve tė kėqija e ekspozon njeriun nga rreziku i shprehjes sė jashtme tė kėtyre mendimeve nė veprime, duke ēuar nė veprime tė ēoroditura dhe krijimi i shprehive qė pastaj vėshtirė do tė largohen. E tėra fillon me atė qė kalon nėpėr zemrėn dhe mendjen tėnde. Kujdesu nė kėtė fazė sepse ėshtė mė sė lehti!

Pra, kjo ėshtė njė porosi e thjeshtė nė kėto fjalė tė vlefshme.


 

Burimi: www.healthymuslim.com
Pėrktheu dhe pėrshtati Meriton Muriqi
23.8.2009
 


1 Pėrfytyrimi ose mendimi qė kemi pėr diēka; njohuri e thjeshtė ose fillestare, ide.

 

Shėnim: Kjo temė ėshtė publikuar nė njė rubrikė  tė lirė dhe materialet qė publikohen nė tė nuk do tė thotė se pėrputhen kurdoherė me ato qė redaksia e Klubit Kulturor i di pėr tė vėrteta.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010